LIVE UPDATES
Politike

32-vjetori i themelimit i degës së PD në Kavajë, Berisha: Sot jemi më të vërtetë se kurrë. Misioni ynë është të fitojmë, të shndërrojmë PD-në në një parti të fitores

Po ashtu, në fjalën e tij, Berisha tha se në 32 vitet e fundit, kjo është opozita më e pavarur ndonjëherë dhe janë gati për të luftuar pushtetin.

22 Dhjetor 2022, 17:56 Nga k.m.
32-vjetori i themelimit i degës së PD në Kavajë, Berisha:
Sali Berisha

KAVAJË- Nga Kavaja ku mori pjesë në 32-vjetorin e themelimit të PD, lideri i opozitës Sali Beisha u shpreh se misioni është rikthimi në pushtet i Partisë Demokratike. Në fjalën e tij, Sali Berisha tha se PD do të shndërrohet në një parti të fitores. Po ashtu, në fjalën e tij, Berisha tha se në 32 vitet e fundit, kjo është opozita më e pavarur ndonjëherë dhe janë gati për të luftuar pushtetin.

"Ne kremtojmë në këtë 32 vjetor, së pari ashtu siç duhet të jemi, opozitë e vërtetë. Nuk ka asgjë më të shëmtuar, të dëmshme, për një komb, shoqëri se sa një opozitë jo e vërtetë. Nuk ka tradhëti më të madhe që si opozitë të mos jesh e vërtetë. Ne sot jemi më të vërtetë se kurrë në ekzistencën tonë. Më të fuqishëm se kurrë ne ekzistencën tonë, në fitoren tonë. Përsëri ne u ngritëm, u bëmë të vërtetë sepse rikthyem lirinë, forcën e idelave të lirisë midis nesh. Sot të ardhurat, pasuritë publike të pafundme janë shndërruar në një mallkim për qytetarët shqiptarë. Sot ato janë shndërruar në një parajsë për qeveritarët. Mashtrimi është bërë ligj, mjerimi thellohet çdo ditë. Duhet të shumfishojmë forcat, duhet të bëjmë gjithçka që Kavaja të rikthehet siç ka qenë, bastion i fuqishëm i lirisë, demokracisë, dinjitetit të qytetarëve të saj. Ndaj dhe duke përgëzuar fituesin e garës, z. Fisnik Qosja, falënderoj me shumë respekt Isa Sakjen, këtë personalitet të PD-së dhe e ftoj të vazhdojmë së bashku betejën, për fitoren e 14 majit. Demokrate e demokratë, detyrë dhe misioni ynë është të fitojmë, të shndërrojmë PD-në në një parti të fitores, ta shndërrojmë lirinë, votën e lirë në një pasuri të paprekshme për çdo shqiptar. Të ecim të sigurtë drejt të ardhmes tonë. Të bëjmë gjithçka që të rinjtë tanë, jo vetëm këta që janë këtu, por edhe ata që janë larguar të rikthehen në vendin e tyre. ,"-tha Berisha në fjalën e tij. 

FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Qytetare dhe qytetarë të Kavajës, të pranishëm në këtë sallë, qytet, fshatrat e kësaj zone dhe kudo që jeni. I dashur kryetar i PD, i dashur kandidat për qytetar të parë të Kavajës. Është një kënaqësi e jashtëzakonshme për mua të festojmë së bashku një ngjarje të rëndësishme, jo vetëm për Kavajën, por për gjithë Shqipërinë. Të festojmë 32 vjetorin e themelimit të PD-së në Kavajë, degës së PD-së më të fuqishme, më aktive dhe me rol më përcaktues në betejat dhe fitoret e kësaj partie. E vërteta është se formalisht dega e PD-së për Kavajën, u themelua nga mesnata e datës 17, duke gdhirë në 18 dhjetor të vitit 1990. Por defakto Partia Demokratike në Tiranë, mund të thuhet se u themelua kohë përpara këtu në Kavajë. Viti 1990 ishte shumë i mundimshëm për shqiptarët, se të gjithë kishin ndryshuar përveç nesh dhe problemi ishte shumë i rëndë. Mendohej dhe besohej se ne nuk do të ndryshonim dot. Besohej se ne do të mbeteshim si Kuba e Adriatikut. Dhe ky mendim ishte shumë i përhapur, por kurrë jo në Kavajë. Pas lëvizjeve të para të Janarit, 25-26 Marsi, do të shënonte kryengritjen e parë paqësore antikomuniste në Shqipëri, pas kryengritjes së armatosur të Postribës. Do të shënonte përballjen më të fuqishme në stadiumin, rrugët e këtij qyteti, do të shënonte triumfin e guximit, trimërisë, vendosmërisë, burrave dhe grave, djemve e vajzave të Kavajës. Kështu që Klara, me Ilir dhe Rexhep Rruginë, me gjyshin tënd Ganiun, me Qazim Karriqin, Çezar Petjen, Gëzim Çelhykën, Selaudin Carën, Arjan Musain, Safet Beqerrin, Tahir Okshtunin, Dike Jupin, Idriz Kazazin dhe u kërkoj ndjesë të gjithë të tjerëve, të cilët e shndërruan Kavajën në një fushë betejë me regjimin më të egër. Ishin të parët që stadiumin e Besës e shndërruan në një arenë në të cilën këta trima, u përballëm me sampistat, u përballën me regjimin dhe sulmuan të parët komisariatin. E vërteta është se e gjithë platforma e kësaj kryengritje do të ishin platforma të lëvizjes studentore. Josif Buda skuqi me gjakun e tij rrugët e Kavajës, por Josif Buda çliroi përfundimisht Kavajën me sakrificën e tij. Studentët me 8 dhjetor, të gjitha sloganet i kishin të gatshme nga lëvizja antikomuniste e Kavajës. Pas themelimit të PD-së, PD-ja e Kavajës e themeluar këtu nga një grup punonjësish, intelektualësh, do të shndërrohej në pazmoren, bastionin, mburojën e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Kavaja në çdo rrethanë u shndërrua në tmerrin e regjimit të Tiranës. Ka pasur momente të vështira, momente kur regjimi shpalosi të gjithe egërsinë e tij në Tiranë. Mobilizoi të dyndte drejt Tiranës vullnetarë të Enverit, por Kavajën nuk e kalonin dot. Problemi i tyre ishte se, nga Kavaja nuk kalonin dot. Kështu që ata dështuan dhe ne së bashku me demokratët e Kavajës dhe gjithë Shqipërisë, përmbysëm me një revolucion paqësor, diktaturën më të egër, dhe nisëm rrugën e demokracisë, hapjes së vendit dhe interesit kombëtar. Ndaj dhe unë duhet të përulem me nderim të madh sot, përpara Naim Karriqit, Ismet Ferizajt, Isuf Dobjanit, Theodhori Bulit, Galip Gjecit, Luan Skuqit, Muhamet Shehut, Arjan Sotirit, Fiqirete Ramodhit, Besnik Koliqi, Nusret Dubalit, Haki Kiut, Hidajete Babanit, Hysen Arkaxhiut, Izet Grecës, Ibrahim Gjocit, Ejup Lushës, Islam Veliut, Ymer Hydit, dhe ndjesë për të gjithë ata që nuk ua përmenda emrin këtu, për aktin e tyre të themelimit të PD-së, drejtimit të degës së PD-së drejt fitores. Në 32 vite PD-ja ka njohur arritje të jashtëzakonshme, transformoi Shqipërinë, rivendosi në themelet e këtij vendi, liritë, të drejtat njerëzore, lirinë e tregut, interesit kombëtar, familjen dhe vlerat e saj të përjetshme. Shqipëria ndryshoi sa asnjë vend tjetër gjatë qeverisjes së PD-së. Ajo anëtarësia Shqipërinë ne Këshillin e Europës, NATO, mori rekomandimin për vendin e statusit kandidat. Ajo arriti që shqiptarët të kenë rrogën më të lartë në rajon, ndërkohë që në vitin 1992, presidenti i vendit Sali Berisha, kishte një rrogë gjithsej 16 dollarë. Shqiptarët ishin të tretët në botë për rrogat e ulëta. Kjo është meritë e lirisë, këto nuk janë mrekulli të PD-së, janë të lirisë për të cilën ajo qëndron dhe do të qëndrojë deri sa të jetë në skenën politike. Në këtë kontekst ne kremtojmë në këtë 32 vjetor, së pari ashtu siç duhet të jemi, opozitë e vërtetë. Nuk ka asgjë më të shëmtuar, të dëmshme, për një komb, shoqëri se sa një opozitë jo e vërtetë. Nuk ka tradhëti më të madhe që si opozitë të mos jesh e vërtetë. Ne sot jemi më të vërtetë se kurrë në ekzistencën tonë. Më të fuqishëm se kurrë ne ekzistencën tonë, në fitoren tonë. Përsëri ne u ngritëm, u bëmë të vërtetë sepse rikthyem lirinë, forcën e idelave të lirisë midis nesh.

sali berisha

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen