Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ai tha se kryeministri Rama e di më mirë se askush tjetër, se për një projekt si Zvërneci rëndësi ka kush përfiton, kush është pronari dhe kush janë pronarët përfitues fundorë.
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me fjalimin e kryeministrit Edi Rama, të cilin e mbajti ditën e sotme pas situatës së krijuar në Zvërnec. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bardhi u shpreh se Rama nuk bëri transparencë, ndërsa tha se fjalimi i tij ishte një 70 minutësh i çuar dëm.
Ai tha se kryeministri Rama e di më mirë se askush tjetër, se për një projekt si Zvërneci rëndësi ka kush përfiton, kush është pronari dhe kush janë pronarët përfitues fundorë. Bardhi tha se shqiptarët duan emrat e atyre që fshihen pas kompanive, të cilëve kryeministri Rama u ka firmosur lejen e zhvillimit.
Reagimi i Gazmend Bardhit
Zoti Kryeministër,
E dëgjova dy herë fjalimin tënd 70-minutësh. Një mundim i madh, por doja të sigurohesha që nuk më kishte shpëtuar detaji më i rëndësishëm. Për fat të keq, ishin 140 minuta të çuara dëm. Nga fjalimi yt tani e kam të qartë çfarë mendon për Katarin, Gazën, Izraelin, Greqinë, Malin e Zi dhe për këdo tjetër, të fe e të pafe, që të doli përpara në ato 70 minuta.
Madje u njoha edhe me idenë prekëse të tërheqjes në katundin tënd të vogël në Surrel, mes vilës, pronave dhe halleve të jetës së fshatit. Por një gjë krejt e thjeshtë, që mund ta sqaroje në 30 sekonda, mbetet ende mister. Kush janë pronarët përfitues fundorë të projektit në Zvërnec që fshihen pas kompanisë së regjistruar në parajsë fiskale në Hollandë? Këtë nuk na e the, edhe pse për 70 minuta nuk le gjë pa na treguar:
Kush u interesua për Zvërnecin.
Kush po investon në Zvërnec.
Kush na ka zili. (Perlë.)
Kush po na mashtron. (Akoma më perlë.)
Madje dëgjuam me interes edhe për patriotizmin, vizionin dhe sakrificat e tua në emër të atdheut.
Por jo për pronarët.
Zoti Kryeministër,
Ti e di më mirë se askush tjetër se për një projekt të tillë nuk ka rëndësi vetëm kush interesohet, kush investon, kush e promovon apo kush del në fotografi. Këto dihen prej kohësh. Për një projekt si Zvërneci rëndësi ka kush përfiton. Kush është pronari. Kush janë pronarët përfitues fundorë.
Shqiptarët duan emrat. Emrat e atyre që fshihen pas kompanive-guackë dhe të cilëve ti u ke firmosur lejen e zhvillimit. Sot na the edhe se do të ndërtojnë ishuj në det. Kjo është një temë më vete, sepse po sot na sigurove gati me ngashërim se në këtë projekt nuk ka asgjë shtetërore. Se gjithçka është pronë private. Që kur deti në Vlorë është bërë pronë private dhe nuk e paskemi marrë vesh? Por mos u mundo sot për këtë. Sot pyetja është edhe më e thjeshtë.
Kush janë pronarët përfitues fundorë?
Nëse nuk përgjigjesh dot, atëherë mos na harxho kohën me hartime patriotike dhe vegime apokaliptike. Sepse kështu mund të mbrosh ndonjë interes tëndin, por jo interesin publik. Dhe nga gjithçka që the në ato 70 minuta të mundimshme për t’u dëgjuar, vetëm një ide ia vlen të mbahet mend: Të ikësh në katundin tënd. Ide e shkëlqyer. I mbyllur në Surrel do të bëje shumë më pak dëm!/Dosja.al
Diella TIRANË- Gjykata Kushtetuese do të shpallë sot në orën 17:30 vendimin për ‘fatin’ e ministre...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim pas protestave dhe kritikave lidhur me çështjen ...
Fatos Lubonja TIRANË- Analisti Fatos Lubonja i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit tha sot gjat&eu...
Andis Salla TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi “YLLI”-n, asistentin e parë virtual t...
Edi Rama dhe Alexis Tsipras TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ish-kryeministrit grek Alexis Tsipras lidhur me reagimet p...
Kujtim Cakrani TIRANË- Avokati i ish-presidentit, Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ka treguar momentin kur ish-presidenti u njoftua për vdekj...
Skënder Hita VLORË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka prezantuar drejtorin e komanduar të Policisë së...
Ilir Meta TIRANË- Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar pas ndarjes nga jeta të babait të tij. Përmes një postimi n&e...
Arlind Qorri TIRANË- Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama ditën e sotme, i...
Monika Kryemadhi TIRANË- Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur në SPAK ditën e sotme. Mësohet se Kryemadhi, n&e...