29 Nëntor 2024, 10:29
Nga N.F
Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka uruar 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë. Meta shkruan se në këtë ditë të madhe mirënjohja dhe respekti shkon për të gjithë martirët e luftës për liri, për të gjithë partizanët, heronjtë dhe dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Ai shtoi se edhe pse në moshë tepër të re ata sakrifikuan gjithçka për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë.
Meta më tej shtoi se të rinjtë sot kanë një detyrë po aq të madhe dhe historike që të marrin më shumë përgjegjësi dhe angazhim publik për të garantuar fatet e tyre të rrezikuar nga tradhtarët e kombit që shesin kufijtë e Shqipërisë.
Postimi i Ilir Metës;
GËZUAR 80-VJETORIN E ÇLIRIMIT! Në këtë ditë të madhe të historisë sonë, mirënjohja dhe respekti i pakufijshëm shkon për të gjithë martirët e luftës për liri, për të gjithë partizanët, heronjtë dhe dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, të cilët megjithëse në moshë tepër të re sakrifikuan gjithçka për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë.
Sot të rinjtë dhe të rejat, veçanërisht në këto kohë jo të lehta për vendin, kanë një detyrë po aq të madhe dhe historike, sa edhe bashkëmoshatarët e tyre tetë dekada më parë, që të marrin më shumë përgjegjësi dhe angazhim publik për të garantuar fatet e tyre dhe të ardhmen e Atdheut, të rrezikuar nga tradhtarët e kombit që shesin kufijtë e Shqipërisë, që dëshmorët i mbrojtën me gjak, nga grabitqarët e pashpirt të pronës dhe interesit publik, si dhe nga kolonizatorët e rinj të juntës sorosiane që kërkojnë të zhbëjnë vlerat kombetare, familjare dhe të shtetit të së drejtës. LAVDI DËSHMORËVE TË ATDHEUT!

ilir meta 80-vjetori i clirimit te shqiperise
Politike
29 Nëntor 2024, 10:11
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka kryer homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, me rastin e 80-vjetorin e Çliri...
Politike
29 Nëntor 2024, 09:37
M.B
Tedi Blushi
TIRANA- Përfaqësues të Partisë së Lirisë kanë bërë nderime sot në varrezat e Dës...
Politike
29 Nëntor 2024, 09:03
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka uruar shqiptarët në 8-vjetorin e çlirimit të vendit. Me anë t&...
Politike
29 Nëntor 2024, 08:40
N.F
Jorn Rohde
KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde në një intervistë të zhvilluar së fundmi ka t...
Politike
29 Nëntor 2024, 08:20
M.B
Monumenti Nëna Shqipëri
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka uruar mëngjesin e sotëm shqiptarët në ditën e 80-vjetorit...
Politike
28 Nëntor 2024, 21:42
N.F
Jorn Rohde
KOSOVË- Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde së fundmi në një inter...
Politike
28 Nëntor 2024, 21:18
N.F
Gjokutaj
TIRANË- Avokati, Genc Gjokutaj ka deklaruar se ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha nuk ka më asnjë lloja mase sigurie, duke...
Politike
28 Nëntor 2024, 21:24
r.ll
pamje nga vizita e ministres ne budapest
BUDAPEST- Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, dhe Ministri...
Politike
28 Nëntor 2024, 20:17
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në takimin e Partisë Demokratike me shqiptarët n...
Politike
28 Nëntor 2024, 20:04
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu bashkua me lidhje "live", takimit të PD me shqiptarët në...