LIVE UPDATES
Politike

Administratori i Kurum drejor i fushatës së PD-së/ Gazment Bardhi i përgjigjet mediave qeveritare: Kush e ka fajin pronarët apo punëtorët?

Bardhi në shkrimin e tij ka pranuar që Hastopalli ka qenë pjesë e shtabit të PD-së, por ka theksuar se skandali i mbetjeve është denoncuar çdo ditë nga opozita, që prej ditës së parë kur u mësua mbi transportin e kontejnerëve drejt Tajlandës

29 Gusht 2024, 10:44 Nga I.A
Administratori i Kurum drejor i fushatës së PD-së/ Gazment Bardhi
Gazment Bardhi

TIRANË- Kompania turke “Kurum International” është kthyer në qendër të kritikave pas skandalit me dërgimin e mbetjeve toksike në ish-Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit drejt Tajlandës. Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka akuzuar për këtë skandal, Portin e Durrësit dhe qeverinë shqiptare. 

Ndërkohë që mediat pranë qeverisë kanë publikuar disa dokuemnte ku rezulton se drejtori i Shtabit Elektoral të Gazmend Bardhit në Elbasan gjatë zgjedhjeve të 2021, Lorenc Hastopalli, është administrator i kompanisë “Energy Resources” ose ish “Kurum Energy”, me aktivitet prodhimin dhe tregtimin e energjisë elektrike.

Administratori i Kurum drejor i fushatës së PD-së/ Gazment Bardhi

Pas këtyre lajmeve ka ardhur dhe reagimi i Gazment Bardhit me anë të një postimi në Facebook. Bardhi i quan sulmet të dirigjuara nga qeveria Rama dhe se po mundohen të fajësojnë opozitën për skandalin shtetëror të mbetjeve toksike. Bardhi në shkrimin e tij ka pranuar që Hastopalli ka qenë pjesë e shtabit të PD-së, por ka theksuar se skandali i mbetjeve është denoncuar çdo ditë nga opozita, që prej ditës së parë kur u mësua mbi transportin e kontejnerëve drejt Tajlandës.

Postimi i Plotë:

Humor bajat nga Balluk-mediat! Kompania “Kurum International” dyshohet se ka shkelur ligjin për mënyrën e përpunimit të mbetjeve të rrezikshme që prodhon. Autoritetet përgjegjëse dyshohen se kanë shkelur ligjin duke mosvepruar dhe duke lejuar eksportin e tyre jashtë territorit në shkelje të konventave ndërkombëtare. Qeveria dhe autoritetet përgjegjëse heshtin prej 3 javësh dhe nuk veprojnë duke mos bërë asnjë transparencë mbi këtë cështje, ndërkohë që skandali ka marrë përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare.

Drejtuesi i Rrjetit të Aksionit të Bazelit, një organizatë ndërkombëtare prestigjoze, konfirmon për Zërin e Amerikës se “eksportimi i shpeshtë i këtij materiali nga Durrësi ngre dyshime që ai nuk vjen vetëm nga fabrika e Kurumit, pasi kjo fabrikë nuk është aq e madhe sa të prodhojë sasi kaq të mëdha të pluhurit EAF”. Por për Balluk-mediat, që nuk u intereson e vërteta, por manipulimi me propagandë i të vërtetës, fajin e ka opozita se ajo nuk ka vepruar, meqënëse një punonjës i një prej kompanive të rrjetit të shumtë të kompanive që ka Kurum në Shqipëri (pa asnjë lidhje me ish-Metalurgjikun ku prodhohen mbetje të tilla) ka qenë i angazhuar në Shtabin e fushatës së PD në Elbasan.

Pra për Balluk-mediat fajin nuk e kanë pronarët e komapanisë Kurum International që marrin përfitimet dhe mbrohen nga Qeveria, as institucionet përgjegjëse qeveritare që nuk veprojnë dhe lejojnë symbyllazi paligjshmërinë, por qindra e mijëra punonjës të kompanisë Kurum në gjithë Shqipërinë (kryesisht nga zona ime elektorale, Elbasani) që kanë vendosur të jetojnë me punë të ndershme në një kompani që ushtron aktivitet të licencuar nga shteti shqiptar. E vërteta është krejt e kundërta e kësaj që pasqyrojnë Balluk-mediat. Ka qenë opozita dhe vetëm opozita, përfshirë edhe mediat e pa kontrolluara nga “torta Belinda” dhe mafia e mbetjeve të rrezikshme që kontrollon Portin e Durrësit, që kanë kërkuar dhe kanë bërë transparencë për transportimin e paligjshëm të mbetjeve helmuese.

I mbetem besnik reagimit tim publik të datës 21 Gusht 2024, që nëse kompania “Kurum International” ka gënjyer për të mbuluar shkeljen e ligjit prej saj, kjo duhet të shoqërohet menjëherë me masa të forta ndëshkimi nga institucionet përgjegjëse. Sikurse i mbetem besnik qëndrimit tim publik të datës 28 Gusht 2024 që afera e trafikut ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme toksike nuk mund të realizohet kurrë pa mbështetjen, mosveprimin apo symbylljen e autoriteteve shtetërore, si dhe që përgjegjësia, mosveprimi apo shkelja e ligjit nga kompani private të licencuara nga Qeveria nënkupton mosveprim dhe mungesë mbikëqyrje nga autoritetet shtetërore që kanë lejuar abuzimin e privatit.

I kuptoj Balluk-mediat kombëtare që nuk kanë dijeni për reagimet dhe qëndrimet e opozitës, dhe bëjnë lajme të rreme për heshtje të opozitës, sepse prej kohësh për interesa kriminale të lidhura me Qeverinë dhe aferat e saj, kanë vendosur të mos pasqyrojnë qëndrimet dhe reagimet e përfaqësuesve të opozitës, edhe pse janë transmetues mediatik me licencë kombëtare dhe rrjedhimisht shfrytëzojnë të drejta që konsiderohen pasuri publike. I ripërsëris se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të perdorë të gjitha mekanizmat e kontrollit parlamentar për zbardhjen e plotë të kësaj çështje, duke nisur me fillimin e sesionin parlamentar me kërkesën për interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, për të bërë transparencë mbi veprimet dhe mosveprimet e të gjitha institucioneve shtetërore qeveritare për rastin, si dhe zbardhjen e plotë të kësaj çështje.

gazment bardhi kurum mbetjet toksike

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet