Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjithashtu, ai pohon se nga projekti fillestar janë hequr rrugët dytësore dhe është përdorur gjurma e vjetër e rrugës për një segment prej 8-11 kilometrash, edhe pse kontrata e ndalonte këtë, duke rritur fitimet e koncesionarit në kurriz të qytetarëve dhe cilësisë së punimeve.
ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka vijuar me sagën e denoncimeve, këtë radhë është ndalur në koncesionin e rrugës Thumanë-Kashar. Në intervistën ekskluzive në Çim Peka Live në Syri Tv, Ahmetaj thotë se kostot janë rritur në mënyrë abuzive dhe në kundërshtim me një vendim gjykate.
Gjithashtu, ai pohon se nga projekti fillestar janë hequr rrugët dytësore dhe është përdorur gjurma e vjetër e rrugës për një segment prej 8-11 kilometrash, edhe pse kontrata e ndalonte këtë, duke rritur fitimet e koncesionarit në kurriz të qytetarëve dhe cilësisë së punimeve.
"Kemi Thumanë-Kasharin, ka probleme serioze. Unë nuk do t'i lodh qytetarët me detajet e Thumanë-Kasharit. E para njëherë që Thumanë-Kashari është dhënë me vullnet, është ndryshuar çdo gjë nga kontrata e parë në kundërshtim me vendimin e gjykatës që unë e kam lejuar. Janë rritur kostot, është rritur ngarkesa në kurriz të qytetarëve, është një koncesion i dhënë kujt i do qejfi me mënyrën se si i do qejfi, nga kryeministri dhe Laç Kici.
Këtu kam detaje këtu, që nga vendimi i Gjykatës së Apelit. Autorizoi negociatë, ndërkohë që kontrata e parë nuk hyri kurrë në fuqi. Se deshte ta tjetërsonte, ta shtrembëronte, sot ke afatin e kontratës që ka ndryshuar, modelin ekonomik që ka ndryshuar, burimet e të ardhurave që kanë ndryshuar, garancia buxhetore nga zero është rritur, norma e kthimit është 7.6, 8.11. Janë ndryshuar kushtet thelbësore në kundërshtim me nenin 31 të ligjit.
Dhe ka hyrë hije dyshimi përtej se çfarë ka ndodhur me personat e përfshirë. Por unë nuk do t'i lidh. Dhe mos harroni që për sa i përket qytetarëve, përveç që paguajnë, janë hequr rrugët dytësore në investim. Dhe një fakt tjetër. Kontrata bazë e para dhe detyrimi ishte që të mos përdorej gjurma.
Mos përdorej gjurma se s'ka të njëjtën kosto dhe në finale po bën rrugë të re. Është përdorur gjurma diku te këtu nuk do të flas me saktësi, midis 8 dhe 11 km është përdorur gjurma e vjetër që s'duhet të përdorej, ishte kusht. Pra qytetarët paguajnë më shumë. Janë zhdukur rrugët dytësore. Janë zhdukur rrugët gjyqësore," tha Ahmetaj./Dosja.al
Arben Ahmetaj ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka akuzuar Ramën se ka dorëzuar të gjithë sistemin dhe buxhetin në du...
Arben Ahmetaj ZVICËR- Ish numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj ka vijuar sërish me denoncimet dhe akuzat për korrupsion sistemik, kapje t...
Arben Ahmetaj ZVICËR- Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka denoncuar kompaninw shtetërore KAYO e krijuar si projekt për modernizimin e indus...
Arben Ahmetaj ZVICËR- Në një intervistë ekskluzive në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Arben Ahmetaj ka hedhur ...
Arben Ahmetaj ZVICËR- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se kompania që ka marrë supervizimin e tunelit të Llogar...
ZVICËR- Ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka treguar detaje se çfarë po ndodh me portin e Porto Romanos që vë në rrezik siguri...
Arben Ahmetaj ZVICËR- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka akuzuar qeverinë se po dorëzon pasuri publike në duart e privatëve p&eu...
ZVICËR- Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj zbulon detaje që sipas tij janë skandaloze për Porto Romanon, jo vetëm nga ana proceduriale...
Arben Ahmetaj ZVICËR- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se dosja e portit të Durrësi është shumë e madhe.&...
ZVICËR- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se mediat që e mbështesin shpërblehe...