All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

"Ai dhe Ermal Beqiri nuk janë në kërkim ndërkombëtar"/ Berisha: Ergys Agasi është prestanome i Ramës prandaj lëviz i lirë dhe vazhdon ndërtimet

Në konferencën për mediat, Berisha tha se njëjtë sikurse Agasi, edhe Ermal Beqiri nuk është në kërkim ndërkombëtar, pavarësisht akuzave dhe hetimeve ndaj tyre.

24 Prill 2026, 13:25 Nga E. D
"Ai dhe Ermal Beqiri nuk janë në kërkim
Sali Berisha
All - Paragraf - 1

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se Ergys Agasi është prestanome e Edi Ramës, ndaj dhe kjo është arsyeja se përse endet i lirë, sikurse edhe vijon me ndërtimet. Në konferencën për mediat, Berisha tha se njëjtë sikurse Agasi, edhe Ermal Beqiri nuk është në kërkim ndërkombëtar, pavarësisht akuzave dhe hetimeve ndaj tyre. Sipas liderit të opozitës, Ergys Agasi, është i paprekshëm pasi mbrohet nga policia, për shkak se Edi Rama dhe Linda Rama janë peng të tij.

"Ju e patë se si Linda e gjorë në një apartament me qira, edhe atë të gjetur me okazion sipas asaj dhe Ramës, kishte gjashtë prona. Gjashtë prona që shkojnë miliona euro. Ishte personi që në shishe futeshin 200 mijë euro.
E patë arkën ju si ishte. Vendosej shishja 36 mijë euro në mes, sepse Aurela Koromani thoshte se e dua për nivelet më të larta, dhe shishja pastaj, pjesa tjetër e arkës mbushej me 500-she, prerje euro 500-she. Kjo është. Kurse prestanome i Edi Ramës, famëziu Ergys Agasi, edhe sot është i paprekshëm.

Ka blerë toka me 6 euro aty ku janë të paktën 100 euro metri katror, dhe ky e deklaron se janë me 6 euro.
Ka regjistruar në çdo pyll ka ndërtuar vila dhe resorte, dhe po vazhdon ndërtimet gjatë gjithë kësaj kohe se gjoja është në kërkim, në një kohë që ai mbrohet nga policia me urdhër të Edi Ramës. Mbrohet nga policia sepse Edi Rama dhe Linda Rama janë peng të tij. Megjithëse zbërthimin e tij të plotë, shqiptarët duhet t’ia njohin për meritë Gerond Meçes.

Pasi nxorën Gerondin jashtë loje, frenat në dorë... Ergys Agasi ndërton me Elvis Doçin, me Pojën e Troplinëve, të cilin e mbrojti Altin Troplini. Pra, të pafundme janë pronat e tij dhe ky vazhdon sot e kësaj dite të ndërtojë. Ndërtimet nuk janë ndërprerë dhe nuk ka inspektorat që i afrohet prestanomes së Edi Ramës për t’i ndaluar ndërtimet dhe sekuestruar resortet. Ermal Beqiri, prona të pafundme. Një kriminel i fushës, i cili meriton të pakën 30 vite burg për vjedhjen dhe nxjerrjen në treg të 20 milionë deklarata tatimore konfidenciale të qytetarëve shqiptarë me urdhër të Edi Ramës.

Edhe Ermal Beqiri jeton i lirë. As për njërin dhe as për tjetrin nuk ka mandat ndërkombëtar arresti. Jo. Pse? Sepse janë të sigurt brenda vendit. Për një kohë ky Agasi ka qëndruar në Manzë, e dinin të gjithë se ku qëndronte. Tani, më vonë ca kohë ndejti në Surrel, ndejti te Edi Rama apo ka marrë një shtëpi me qira afër tij, këtë nuk mund ta them. Qëndron në resortin e tij," tha Berisha./Dosja.al

"Ai dhe Ermal Beqiri nuk janë në kërkim

sali berisha

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet