Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Politike
Aksioni në Parlament/ Berisha: I drejtohem shqiptarëve, se ndërkombëtarët kanë dështuar
Berisha tha se një konflikt i ngjashëm mes pozitës dhe mazhorancës ka ndodhur edhe në vitin 2014 pikërisht për shkak të komisioneve hetimore, ndërsa shtoi në atë kohë zgjidhjen e dha Komisioni Europian.
23 Nëntor 2023, 21:46Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur rreth ngjarjeve të fundit në politikën shqiptare. I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Berisha tha se një konflikt i ngjashëm mes pozitës dhe mazhorancës ka ndodhur edhe në vitin 2014 pikërisht për shkak të komisioneve hetimore, ndërsa shtoi në atë kohë zgjidhjen e dha Komisioni Europian. Berisha tha se në këtë rast deputetët e opozitës u adresohen vetëm shqiptarëve.
“Një konflikt i tillë ka ndodhur edhe në vitin 2014, për komisionet hetimore. Problemin e ka zgjidhur Komisioni Europian, ata i imponuan Edi Ramës. Unë mendoj se të huajt, ambasadat e kanë bërë punën e tyre me deklaratat që kanë bërë. Unë bie dakord me pjesën që ky problem duhet të zgjidhet nga qytetarët shqiptar sepse ambasadat u shprehën e thanë fjalën e tyre. Komisioni Europian foli edhe para ambasadave. Tani ndërkombëtarët në historikun e zhvillimeve shqiptare duke i parë me realizëm, kanë patur sukses, por kanë pasur edhe dështime. Pyetja qëndron kujt i adresohemi ne, ne u adresohemi shqiptarëve. Në parlament janë 40 vetë që po bëjnë rezistencë me mosbindje civile”, tha Berisha.