Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ai deklaroi se telat me gjemba në Zvërnec janë tregues i zhveshjes së qytetarëve nga pronat e tyre, ndërkohë që tha se ka censurë absolute mediatike.
TIRANË- Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori ka folur për revoltën që ka shpërthyer për Zvërnecin. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ai deklaroi se telat me gjemba në Zvërnec janë tregues i zhveshjes së qytetarëve nga pronat e tyre, ndërkohë që tha se ka censurë absolute mediatike. Qori deklaroi ndër të tjera se protesta do të vijojë.
"Që ditën e shtunë kemi qenë në Zvërnec, kemi qenë dëshmitarë të rrëmbimit të personit nga policia private, memecërisë dhe shurdhërisë së Policisë së Shtetit. Kemi qenë pjesë e dy protestave në Tiranë dhe besoj ftesa jote ka qenë e para që kam marrë në televizionet shqiptare, ndërkohë që në Shqipëri po bëhet nami. Ftesa e parë më ka ardhur dje në Kosovë, sepse televizioni Tëvë 1 u shqetësua. Këtu censurë absolute. Vetëm sot që ka dalë Rama janë kujtuar për atë që po nodh. Në Shqipëri po ndodh diçka e jashtëzakonshme.
Shpronësimi i pronarëve, procesi i shpronësimit nga pasuria jonë e përbashkët publike, është pronë dhe pjesë e trashëgimisë tonë natyrore dhe kulturore. Telat me gjemba janë tregues shumë i rëndësishme, zhveshje e qytetarëve nga prona e tyre. Nuk ka vend ku është rrethuar plazh me tela me gjemba. Ca gra kaluan në det që të futeshin brenda tokave të tyre. Burrin që rrëmbyen dhe i vunë pistoletën në kokë, e kapën te ajo zonë me tela.
Ndaj kësaj dhune, fizike dhe dhunës strukturore, akumulimit përmes shpronësimit, kjo ka qenë arsyeja për në Zvernec dhe në Tiranë, kanë dalë qytetarët në sheshet e Shqipërisë. Kjo është protesta më e bukur që ka ndodhur në Shqipëri në 25 vitet e fundit, më e madhe se protesta e studentëve.
Sot që flasim Rama flet dhe më sulmon mua, Berisha del dhe thotë jemi pro invsetimit, pra është në krah të Ramës dhe kjo përgjigje nga populli atje, e di ç’kanë thirrur sot? "Anullo projektin", "Dorëheje Ramës", "Rama në burg dhe Berisha në burg". Kurrë nuk ka patur në Shqipëri thirrje të tilla. Strukturat e poshtra të partive të vjetra politike nuk kanë qenë të pranishme. Nuk janë afruar patronazhistët, berishistët. Masa e madhe e qytetarëve thërrisnin që këta dy bashkëfajtorë, të përfundojnë aty ku e kanë vendin, në burg. Njerëzit kërkojnë që protesta të vijojë dhe të jetë masive", deklaroi Qori./Dosja.al
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtet...
Alexis Tsipras, Edi Rama GREQI- Ish-kryeministri grek, Alexis Tsipras, iu përgjigj menjëherë kryeministrit Edi Rama pas reagimit t&eum...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës masive në Tiranë lidhur me projektin e investimit në zon&eum...
Kuvendi TIRANË- Në seancën e sotme plenare në Kuvend janë miratuar edhe përbërjet e Komisioneve të Përhershme ...
pamjet TIRANË- Qytetarët të mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kërkuan njëzëri dor...
Edi Rama, Antonio Costa TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të presë ditën e nesërme Presidentin e Këshillit të Europ&...
Edi Rama dhe Jared Kushner TIRANË- Prokurorët shqiptarë kundër korrupsionit po hetojnë një projekt turistik luksoz të li...
Vangjel Dule TIRANË- Deputeti Vangjel Dule tha sot në Kuvend se dhuna e ushtruar ndaj protesuesve në Zvërnec, nga rojet private, ka qen...
Protesta TIRANË- Mijëra qytetarë me pankarta në duar janë mbledhur në protestë ditën e sotme para kryeministri...
Aulon Kalaja TIRANË- Kreu i PD-së në Krujë, Aulon Kalaja deklaroi gjatë “Marshimit Pro Jetës” të t...