4 Tetor 2022, 23:29
Nga F.M
Flamur Noka
TIRANË- Deputeti dhe njëkohësisht Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka deklaroi se procesi zgjedhor për kreun e FRPD-së ishte i shkëlqyer. I ftuar në ‘EuroNews’, Noka tha se kandidatët nuk kanë kontestuar rezultatin. Referuar akuzave publike, ai shtoi se të rinjtë kanë emocione dhe se ka artikulime në ajër, por zyrtarisht nuk ka kontestime.
“Nuk ka asnjë dyshim për garën në forum. Çfarë ishte gara për forumin? Për herë të parë në Shqipëri, të rinjtë e një forumi rinor, organizojnë, drejtojnë dhe menaxhojnë vetë pa asnjë ndërhyrje partiake, një proces të shkëlqyer elektoral. Për herë të parë, ke parë që partia nuk ka caktuar, janë propozuar 6 kandidatë. I janë nënshtruar një procesi dhe kanë bërë debat publik. Është zhvilluar një proces, asnjë kontestim zyrtar nga askush nuk ka. Unë i kuptoj, janë të rinj, kanë emocione, ka edhe artikulime në ajër. Prova, fakte, ankesa nuk ka. Kandidatët deri më tani, nuk kanë pasur kontestim,”- tha Noka.
Zgjedhjet në Forumin Rinor demokrat u mbajtën me 1 tetor dhe në garë për numrin një të të rinjve demokratë ishin 6 kandidatë, konkretisht, Maringlend Doçi, Barbara Doda, Besart Xhaferri, Artion Bajramaj, Alesia Balliu dhe Arnold Karriçi. Fitues me një diferencë të madhe u shpall Besart Xhaferri i cili mori besimin e 5256 të rinjve demokratë. Ky proces është shoqëruar me polemika të shumta dhe me një debat të ashpër mes akuzave për blerje votash dhe manipulim procesi. Mes zhurmës së madhe të krijuar vetë kreu i zgjedhur i të rinjve demokratë është shprehur se nuk ka manipuluan askënd dhe asgjë dhe se është i gatshëm të punojë me të gjithë për të bashkuar Forumin Rinor të Partisë Demokratike.
flamur noka zgjedhjet ne frpd
Politike
4 Tetor 2022, 23:19
F.M
Flamur Noka
TIRANË- Deputeti dhe njëkohësisht Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka deklaruar se dys...
Politike
4 Tetor 2022, 23:16
F.M
Flamur Noka
TIRANË- Deputeti dhe njëkohësisht Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka hedhur akuza t&...
Politike
4 Tetor 2022, 23:03
F.M
Milva Ekonomi
TIRANË- Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet Milva Ekonomi thotë se çështja e rritjes së &cc...
Politike
4 Tetor 2022, 23:02
F.M
Studio e Open
TIRANË- Analisti Julian Zyla dhe avokati Adriatik Lapaj janë përplasur këtë mbrëmje teksa diskutonin në li...
Politike
4 Tetor 2022, 22:31
F.M
Dashamir Shehi dhe Julian Zyla
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashamir Shehi është përplasur këtë mbrë...
Politike
4 Tetor 2022, 21:58
F.M
Besart Xhaferri
TIRANË- Kryetari i sapo zgjedhur i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri tha se akuzat e hedhura ndaj tij p...
Politike
4 Tetor 2022, 21:49
Barbara Doda
TIRANË- Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Barbara Doda e cila garoi për kreun e FRPD-s&...
Politike
4 Tetor 2022, 21:25
Besnik Cani
TIRANË- Një vendim i Gjykatës evropiane të të Drejtave të Njeriut gjen shkelje në procesin që ço...
Politike
4 Tetor 2022, 21:05
Ilir Meta
Pyetje: Keni patur informacione që që në momentin e parë të fillimit të mandatit të tij në Shqipëri ...
Politike
4 Tetor 2022, 20:54
F.M
Bajram Begaj, Ilir Meta dhe Sali Berisha
TIRANË- Zgjedhjet lokale nuk kanë ende një datë, por kampet kanë nisur lëvizjet. Ai ...