30 Tetor 2025, 11:57
Nga M.L
Foto ilustruese
KOSOVA- Presidentja Vjosa Osmani i ka thirrur kryetarët e partive politike në një takim për të premten në mesditë, teksa Kosova vazhdon përpjekjet për formimin e një qeverie të re gati nëntë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve. Bekim Kupina, këshilltari i Osmanit, tha për Radion Evropa e Lirë të enjten se takimi do të mbahet nesër në orën 12:00.
Osmani pritej t’i ftonte ata për takim konsultativ, pasi i mandatuari i parë nga ajo, Albin Kurti i partisë fituese Lëvizja Vetëvendosje, dështoi të fitonte votat të mjaftueshme në Kuvend të dielën për ta zgjedhur qeverinë e re.
Ajo duhet ta caktojë një mandatar tjetër për formimin e qeverisë brenda 10 ditësh nga dështimi i mandatarit të parë, sipas Kushtetutës.
Megjithatë, nuk është e qartë nëse do të caktohet një mandatar i ri, për shkak të mungesës së vullnetit nga partitë për të arritur ndonjë koalicion qeverisës.
Lideri i partisë së dytë më të votuar, Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, të dielën e hodhi poshtë mundësinë që të bëhet mandatar i radhës, në rast se presidentja do ta pyeste nëse e ka shumicën.
Pak ditë pasi nuk e mori mbështetjen e Kuvendit për një mandat të tretë, Kurti – i cili është kryeministër në detyrë – paralajmëroi zgjedhje të reja në dhjetor.
Ai tha se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Nisma nuk deshën të bashkëpunonin me të, ndërsa ai vetë nuk e donte PDK-në në bashkëqeverisje.
Ndërkohë, të martën, Kupina tha se presidentja do t’iu bëjë thirrje liderëve të partive parlamentare për kompromis politike gjatë takimit me ta, i caktuar tashmë për të premten.
“Presidentja do t'i inkurajojë partitë politike të bashkëpunojnë për ta shmangur çdo bllokadë që mund të ndikojë negativisht në mirëqenien e qytetarëve dhe në funksionimin e institucioneve të Kosovës”, tha Kupina për REL-in të martën.
Gjithashtu, presidentja do ta theksojë rëndësinë e miratimit të buxhetit të Kosovës si dhe miratimin e Planit të Rritjes së BE-së gjatë bisedimeve të ardhshme me partitë politike, shtoi Kupina.
Në prag të këtij takimi, shoqëria civile në vend i bëri thirrje presidentes t’i bashkojë partitë për ta miratuar buxhetin e ri të Kosovës.
Kosova e bëri Kuvendin e ri muaj më parë, por dështimi javën e kaluar për ta formuar një qeveri të re, ka rritur rrezikun që vendi të hyjë në vitin 2026 pa buxhet.
Eksperti i financave, Haki Shatri, tha për REL-in të martën se shteti rrezikon të falimentojë, teksa mund të mos ketë para as për paga, e as për pensione e shtesa për fëmijët në fillimvitin e ardhshëm, nëse nuk miratohet buxheti i ri.
Shatri, ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, shtoi se pa një qeveri të re, në janar s’do të ketë para as për ushtrinë e Policinë.
Paraliza politike ka bërë gjithashtu që Kosova të mos jenë në gjendje ta marrë asnjë qindarkë nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, nga i cili parashihet të përfitojë mbi 880 milionë euro.
Plani i Rritjes përmban një paketë prej 6 miliardë eurosh për të përkrahur përafrimin e ekonomive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet evropiane.
Kosova duhet ta ratifikojë në Kuvend marrëveshjen me bllokun për të qenë në gjendje të fillojë t’i pranojë të hollat./REL
albin kurti vjosa osmani qeveria e kosoves
Politike
30 Tetor 2025, 11:42
I.A
Niko Peleshi
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në një deklaratë para sallës së kuvendit edhe p&...
Politike
30 Tetor 2025, 11:40
I.A
Niko Peleshi
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po pengon inspektorët e KLSH të kryejnë audit...
Politike
30 Tetor 2025, 11:33
M.L
GAZMENT BARDHI
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar menjëherë pas rrëzimit t&...
Politike
30 Tetor 2025, 11:28
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka mohuar kategorikisht çdo mundësi për tu ulur me Edi Ramën, duke e cil&eu...
Politike
30 Tetor 2025, 11:26
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, akuzon mazhorancën dhe qeverinë se kanë shndërruar par...
Politike
30 Tetor 2025, 11:14
I.A
TIRANË- Kërkesa e Partisë Demokratike për shkarkimin e Niko Peleshit si kryetar i Kuvendit është rrëzuar. Mësohet...
Politike
30 Tetor 2025, 11:13
I.A
Niko Peleshi
TIRANA- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, reagoi sot në seancën plenare lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike p&e...
Politike
30 Tetor 2025, 11:05
I.A
Damian Gjiknuri
TIRANË- Deputeti socialist Damian Gjiknuri i është përgjigjur Ivi Kasos në lidhje më kërkes&eu...
Politike
30 Tetor 2025, 10:52
I.A
Kuvendi
TIRANË- Deputeti demokrat Ivi Kaso ka lexuar raportin e Opozitës në lidhje me kërkesën për shkarkimin Niko Peles...
Politike
30 Tetor 2025, 10:46
I.A
Takimi
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komitetit të Stabilizim-Asociimit n&e...