LIVE UPDATES
Politike

PD e ndarë më '14 Maj'/ Alibeaj prezanton kandidatin për kryetar bashkie në Dimal (EMRI)

Dritan Sula, do të garojë për bashkinë e Dimalit.

31 Janar 2023, 17:42 Nga a,b
PD e ndarë më '14 Maj'/ Alibeaj prezanton kandidatin
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka zyrtarizuar një tjetër kandidat për kryetar bashkie në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit. Bëhet fjalë për Dritan Sulën, i cili do të garojë për bashkinë e Dimalit, ndërsa përballë tij nga grupi i Berishës është Gentjan Mice.

NJOFTIMI I ALIBEAJT:

Dritan Sula | Kandidat i Partisë Demokratike për Kryetar Bashkie në Bashkinë #Dimal  Sipërmarrësi Dritan Sula është tashmë zyrtarisht në garë për bashkinë e Dimalit, për të qenë ai qytetari i parë i kësaj bashkie.
Sula, diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, është një njeri aktiv në politikë dhe jetën e tij profesionale dhe shoqërore e ka të lidhur me vendlindjen e tij. Sula është aktiv në Partinë Demokratike që në vitin 1991, kur i’u bashkua lëvizjes antikomuniste për rrëzimin e diktaturës, për të vijuar më pas me themelimin e PD-së në vendlindjen e tij, deri në drejtimin e degës së saj, funksion të cilin e mban dhe sot. Dritan Sula me kandidimin e tij për bashkinë Dimal, synon që të jetë në shërbim të bashkëqytetarëve të vet, duke ofruar një projekt konkret, për të rikthyer Bashkinë tek qytetarët, të cilët gjatë qeverisjes së Rilindjes janë nëpërkëmbur e lënë në harresë nga bashkia.”,

PD e ndarë më '14 Maj'/ Alibeaj prezanton kandidatin

Deri më tani, Alibeaj ka prezantuar Agron Kapllanajn për kryetar bashkie në Mallakastër. Sipas mediave, Alibeaj ka vendosur të kandidojë përballë Rakip Sulit në Kamëz, kryetarin e Degës së PD-së të rrymës që drejton ai, Bilbil Bajraktarin. Në Bashkinë Poliçan nga grupimi i Alibeajt do të kandidojë Florian Qamo, i cili në Kuvendin e thirrur nga Basha më 18 dhjetor të vitit 2021 u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së. Në Kuçovë, ish-këshilltari Bashkiak përfaqësues i opozitës, Ilirjan Koxhaj, ka marrë përsipër të sfidojë Partinë Socialiste, por edhe aleancën Partia Demokratike e grupimit Berisha dhe Partinë e Lirisë. Në Lezhë, Alibeaj ka vendosur të kandidojë mjekun Sandër Marku. Në Krujë, Alibeaj ka vendosur të kandidojë, Sabah Sheta.

Partia Demokratike hyn në këto zgjedhje e ndarë në dy grupime, ndërsa ende nuk është e qartë se si do të regjistrohen ato. Alibeaj nuk arriti një marrëveshje me Berishën për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale dhe tashmë do të garojë në zgjedhjet e 14 majit me kandidatët e tij.

enkelejd alibeaj dritan sula

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës