25 Tetor 2022, 18:17
Nga A.B
Gabriel Escobar
SHBA- Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Gabriel Escobar, në një intervistë për VOA, u pyet për deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha ndër të tjera se “disa ambasadorë të huaj ndihen në gjykatat tona si në shtëpitë e tyre dhe kanë luksin të ndajnë publikisht pëlqimin, ose mospëlqimin e tyre me vendimet e gjykatave”, duke iu referuar, edhe pse jo hapur, ambasadores Yuri Kim.
Escobar, u shpreh se Kim vepron gjithmonë në bashkëpunim të ngushtë me DASH, e se ajo që bën është shumë përfituese për Shqipërinë. Ndër të tjera, ai theksoi se Shqipëria vuan ende nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, të cilat duhet të luftohen.
PYETJE- PËRGJIGJE:
Zëri i Amerikës: Në Shqipëri ka patur kundërshtime dhe kritika ndaj Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, si arkitektë të reformës në drejtësi, veçanërisht nga opozita, duke i kritikuar Shtetet e Bashkuara për ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë. Por kohët e fundit kemi parë edhe një element të ri, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një fjalim të ditëve të fundit tha, ndonëse nuk e përmendi me emër, por kuptohej, që e kishte fjalën për ambasadoren amerikane, ku u shpreh se “disa ambasadorë të huaj ndihen në gjykatat tona si në shtëpitë e tyre dhe kanë luksin të ndajnë publikisht pëlqimin, ose mospëlqimin e tyre me vendimet e gjykatave”. Cili është reagimi juaj?
Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Ajo që bën ambasadorja jonë atje është shumë përfituese për Shqipërinë. Ajo është personi kryesor për marrëdhëniet dypalëshe. Gjithshka që ajo bën, është në bashkëpunim shumë të ngushtë me Departamentin e Shtetit. Këto nuk janë qëndrime individuale, janë qëndrime institucionale. Dhe duhet të theksoj se çështjet e korrupsionit, çështjet e krimit të organizuar, kanë prekur gjithë rajonin, jo vetëm Shqiërinë, pra është e rëndësishme që të bashkëpunojmë për t’iu kundërvënë këtyre kërcënimeve.
Çfarë tha Rama? Kreu i Qeverisë nuk i kurseu thumbat ndaj ambasadorëve të huaj në Shqipëri teksa fliste për 30-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetese. Në mënyrë indirekte, për Yuri Kim, Rama tha se ambasadorët komentojnë dhe ndajnë me publikun vendimet e gjykatave.
"Kreu i pushtetit ekzekutiv para një plateje juristësh dhe gjykatësish, pra pushtetit gjyqësor pa harruar e veshët e sytë e diplomatëve të huaj të cilët kur vjen fjala te drejtësia duket se nuk ndihen të huaj në territoret e saj, madje kanë dhe një luks të vecantë që kur të duan mund ta ndajnë me publikun gëzinin ose hidhërimin për vendimet e gjykatave, çka për mua e autoritetet e këtij shteti nuk është e këshillueshme, le më e imitueshme. '- tha ai.
gabriel escobar edi rama yuri kim
Politike
25 Tetor 2022, 18:11
A.B
Edi Rama
ABU DHABI- Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjatë vizi...
Politike
25 Tetor 2022, 16:50
I.A
Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan dhe Edi Rama
EMIRATET E BASHKUARA- Kryeministri Edi Rama është takuar pasditen e sotme me Presidentin e E...
Politike
25 Tetor 2022, 16:46
A.B
Mimoza Hajdarmataj
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj është e para në PD, që bën t&eum...
Politike
25 Tetor 2022, 15:22
F.M
Belinda Balluku
TIRANË- Synimi i qeverisë shqiptare është që brenda 8 vitesh, vendi të prodhojë vetë të gjith&...
Politike
25 Tetor 2022, 15:11
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka folur në lidhje me komunikimin mes ...
Politike
25 Tetor 2022, 13:38
F.M
Ambasadorja e Bashkimit Evropian Christiane Hohmann
KORÇË- Ambasadorja e Bashkimit Evropian Christiane Hohmann është shprehur e prer...
Politike
25 Tetor 2022, 14:12
F.M
Oerd Bylykbashi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka dorëzuar në Kuvend projektligjin për Reformën Terri...
Politike
25 Tetor 2022, 13:57
F.M
Edi Rama
Edi Rama: Numri i hebrenjve të shpëtuar në Shqipëri është shumë i konsiderueshëm. Pata nderin që viti...
Politike
25 Tetor 2022, 13:06
F.M
Edi Rama
ABU DABI- Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Abu Dabit pas vizitës dy ditore që zhvilloi në Izrael, ku arriti një ma...
Politike
25 Tetor 2022, 12:37
e.k;f.g
Foto ilustruese
TIRANË-Partia Demokratike ka depozituar në Parlament një projektligj që parashikon ndryshimin e Kodit Rrugor përfs...