LIVE UPDATES
Politike

Analiza e 'DW': Gjermanët gjithnjë e më të pakënaqur me sistemin arsimor

Sipas një sondazhi, cilësia e arsimit në shkollat ​​gjermane është në rënie drastike. Arsyeja kryesore është mungesa e stafit pedagogjik, por edhe sfidat në rritje me fëmijët që nuk flasin gjermanisht në shtëpi.

1 Shtator 2023, 12:01 Nga A.B

Analiza e 'DW': Gjermanët gjithnjë e më të

Vetëm 27 për qind e të anketuarve i japin sistemit arsimor në Gjermani vlerësimin më të mirë. Në vitin 2014, një vlerësim të tillë jepnin 38 për qind e të anketuarve, të cilët ishin të kënaqur me funksionimin e shkollave në Gjermani. Sipas një sondazhi të bërë nga Instituti gjerman për Ekonomi (IW) i porositur nga Iniciativa për një Ekonomi të Re Sociale të Tregut (INSM), 79 për qind e të anketuarve thonë se sistemi arsimor është përkeqësuar që nga pandemia e virusit korona. "Këto janë shifra alarmante," thotë eksperti i IW, Ludger Wößmann.

Më shumë para për shkollat ​​e prekura

Sipas të dhënave të të ashtuquajturit "barometri arsimor" i IW, sistemi arsimor është përkeqësuar veçanërisht në segmentet e cilësisë së mësimdhënies, integrimit dhe arsimit të përgjithshëm. "Këto të dhëna tregojnë se ne kemi nevoja shumë të mëdha për një kthesë drastike kur bëhet fjalë për politikën e shkollimit",  tha Ministrja e Arsimit, Bettina Stark-Watzinger.

Ajo premtoi "mbështetje të fortë" për landet e Gjermanisë, sepse politika arsimore është kompetencë e landeve. Planet e qeverisë federale përfshijnë edhe shpalljen e rreth 4.000 shkollave me një përqindje të lartë nxënësish të neglizhuar nga shoqëria si "Shkollat ​​me shanse fillestare", ku vëmendje e veçantë do të t'i kushtohet njohurive bazë, si leximi, shkrimi dhe matematika.

"Qeveria federale dhe qeveritë e landeve duhet të punojnë së bashku për të rritur shanset për një shkollim dhe përgatitje sa më të mirë për jetë, pavarësisht prejardhjes sociale të nxënësve dhe studentëve”, tha Stark-Watzinger.

Nuk ka përgjigje për sfidat që sjell emigracioni

Sipas studimit, problemi më i madh për rënien e cilësisë së arsimit është mungesa estafit pedagogjik dhe shumë pak para për arsimin. Instituti për Ekonominë (IW) beson se sistemi arsimor gjerman nuk është gati as për sfidat që sjell emigracioni. "Kopshtet dhe shkollat ​​nuk kanë gjetur ende përgjigje adekuate për ndryshimin e popullatës dhe për faktin se shkollat ​​gjermane janë bërë më heterogjene vitet e fundit, sepse një numër në rritje i nxënësve nuk flasin gjermanisht në shtëpi dhe rriten në familje ku praktikisht nuk ka libra”, tha Axel Plünnecke nga IW.

Rezultati është se niveli i njohurive ka rënë veçanërisht tek fëmijët e familjeve migrante apo familjeve ku prindërit nuk kanë arsim të lartë. Ekspertët e IW kërkojnë futjen e detyrimit të arsimit parashkollor për të gjithë fëmijët që nuk flasin mirë gjermanisht, ose flasin shumë pak këtë gjuhë. Unioni kristiandemokrat (CDU) kërkon vendosjen e gjobave për prindërit që nuk i dërgojnë fëmijët e tyre në kopshte për të mësuar gjermanisht.

Sipas studimit, arsimi më i mirë ofrohet në shkollat ​​në Bavari, Saksoni dhe Tyringji, ndërsa më i keqi në Berlin, Brandenburg dhe Bremen./DW

gjermani sistemi arsimor

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen