LIVE UPDATES
Politike

Analiza: Ndërkombëtarët të shqetësuar me ngërçin politik në Kosovë

Ambasadori Rohde shpreh shqetësim edhe për diskursin publik të kohëve të fundit. Sipas tij, me këtë diskurs "po hedhen dyshime mbi vendimet gjyqësore”. Këtë deklaratë Rohde e bëri pasi zhvilloi një takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

4 Shtator 2025, 17:52 Nga E. D
Analiza: Ndërkombëtarët të shqetësuar me
foto ilustruese

KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë,  Jörn Rohde, dhe disa ambasadorë të vendeve më të industrializuara të Quint-it, kanë shprehur shqetësim për ngërçin e vazhdueshëm politik dhe institucional që po ndodh në Kosovë, edhe pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Ambasadori Rohde shpreh shqetësim edhe për diskursin publik të kohëve të fundit. Sipas tij, me këtë diskurs "po hedhen dyshime mbi vendimet gjyqësore”. Këtë deklaratë Rohde e bëri pasi zhvilloi një takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

"Në takim shpreha shqetësimin tim për ngërçin e vazhdueshëm politik dhe institucional, si dhe për diskursin publik të kohëve të fundit që hedh dyshime mbi vendimet gjyqësore, pasi zhvillime të tilla rrezikojnë të gërryejnë besimin e publikut në pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit", shkroi Rohde.

Kuvendi i Kosovës më 26.08 zgjodhi Kryetarin e Kuvendit dhe disa nënkryetarë, por nuk votoi disa herë radhazi edhe në ditët në vazhdim të propozuarin e Listës Serbe për nënkryetar Kuvendi, Sllavko Simiq. Kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha, më 30 gusht e shpalli seancën e konstituimit të Kuvendit të mbyllur, duke thënë se "Kuvendi duhet të vazhdojë punën dhe nuk mund të mbetet peng vetëm për shkak të moszgjidhjes së një nënkryetari serb”.

Lista Serbe tashmë iu ka drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke pretenduar se atyre si subjekti më i madh politik serb u takon nënkryetari i Kuvendit. Lista Serbe në Kuvend ka 9 nga 10 vendet e rezervuara për serbët, dhe në të gjitha legjislaturat e kaluara ata përfaqësoheshin në Kuvend edhe me nënkryetar.

Rregullorja e Kuvendit parasheh që "kandidati për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb propozohet nga shumica e deputetëve të komunitetit serb”. Ndërkaq, edhe Kushtetuta e Kosovës thotë se "nënkryetari do të jetë nga radhët e deputetëve të Kuvendit që mbajnë vendet e rezervuara ose të garantuara të komunitetit serb”.

Takimet e Presidentes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dy ditë më parë takoi ndarazi në zyrën e saj ambasadorin gjerman, Jorn Rohde, dhe atë britanik, Jonathan Hargreaves, me të cilët tha se "në kuadër të takimit u diskutua edhe procesi i konstituimit të institucioneve si rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit”.

"Me këtë rast, Presidentja Osmani riafirmoi se veprimet e saj do të jenë gjithmonë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet, duke siguruar stabilitet institucional dhe respektimin e vullnetit qytetar”, njoftoi Presidenca.

Para takimit me ambasadorët, Presidentja takoi Kryetarin e ri të Kuvendit, Dimal Basha, ku u tha se "në këtë takim, Basha e ka prezantuar qëndrimin e tij lidhur me konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”. Ndërsa, në anën tjetër,  Osmani "e ka informuar Bashën se ekipi ligjor i Presidencës është duke bërë analizën lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës”, duke mos konfirmuar nëse Kuvendi cilësohet i konstituuar, që do t'i hapte rrugë mandatimit për krijimin e qeverisë së re.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), që vazhdimisht monitoron punën e Kuvendit, ka konstatuar se "procedura e ndjekur për zgjedhjen e nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve jo-shumicë ishte në kundërshtim me Kushtetutën, Rregulloren e Kuvendit, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe praktikën e deritanishme parlamentare”.

IKD kritikon procedurat

Sipas IKD-së, "mënyra e zgjedhjes së nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve paraqet një skenar të ri bllokues drejt konstituimit të Kuvendit”.

"Përfaqësimi i komuniteteve jo-shumicë në organet drejtuese të Kuvendit nuk është privilegj, por garanci kushtetuese për integrimin e tyre në procesin demokratik dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Imponimi i vullnetit të pakicave nga shumica parlamentare mbi emrin e përfaqësuesit të pakicave është në kundërshtim me frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e IKD-së.

Shqetësimi i disa ambasadorëve të Quint-it ka të bëjë edhe me përpjekjet e vazhdueshme të Lëvizjes Vetëvendosje, përmes përfaqësuesve të saj në KQZ, që mos ta çertifikojnë Listën Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ndonëse tashmë dy instanca, Paneli për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Supreme, kanë konstatuar se KQZ duhet ta çertifikojë ate për zgjedhjet lokale, sepse sipas tyre i përmbush të gjitha kushtet dhe kriteret e kërkuara.

Dy përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ kanë akuzuar diplomatët e huaj për presion mbi anëtarët e PZAP dhe Gjykatën Supreme, panele këto që urdhëruan çertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale.

Si krijohet qeveria?

Sidoqoftë, Kryetari i Kuvendit u zgjodh, por Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me deklaratën e saj, nuk e ka konfirmuar nëse Kuvendi tashmë cilësohet i konstituuar, që do t'i hapte rrugë mandatimit për krijimin e qeverisë së re.

Pas konstituimit të Kuvendit, Presidentja Vjosa Osmani, obligohet të nominojë partinë fituese si mandatare për formimin e qeverisë së re. Kabineti qeveritar i propozuar duhet t'i sigurojë të paktën votat e 61 deputetëve nga 120 deputetë sa i ka Kuvendi i Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje, me 48 ulëset e siguruara në zgjedhje, duhet të hyjë në koalicion me ndonjë parti tjetër apo të gjejë ndonjë zgjidhje tjetër për krijimin e shumicës. Nëse Lëvizja Vetëvendosje dështon të sigurojë mbështetjen e 61 deputetëve, atëherë Presidentja Osmani është e obliguar që brenda dhjetë ditësh të ftojë në konsultime partitë politike.

Pas konsultimeve, është në diskrecionin e saj për të vendosur për mandatarin e ri, nëse ai dëshmon se ka numrat për të formuar ekzekutivin. Mandatari i ri më pas i ka 15 ditë kohë që t'i paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar. Por nëse qeveria nuk formohet as pas tentimit të dytë, atëherë Presidentja Vjosa Osmani, sipas nenit 95 të Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë./DW

kosovë ngërçin politik në kosovë

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë