Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Dokushi mban një rol kyç jo vetëm në administratën lokale, por njihet edhe si krahu i djathtë i ish-kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj.

TIRANË- Gjykata Administrative e Apelit ka vulosur rikthimin në detyrë të Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi, pasi rrëzoi si të paligjshëm vendimin për shkarkimin e tij.
Dokushi mban një rol kyç jo vetëm në administratën lokale, por njihet edhe si krahu i djathtë i ish-kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj.
Ai ishte pranë Veliajt gjatë paraqitjes së tij në SPAK para arrestimit, si dhe u bë i pari person që e vizitoi atë në ambientet e paraburgimit te 313-ta, menjëherë pas ndalimit më 10 shkurt.
Për çfarë akuzohej Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me ironi ultimatumi të protestuesve në Zvërnec, të cil&eu...
VLORË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka bërë një hap pas, duke liruar llogaritë bankare të kompanisë nga Ka...
Rama- Costa ITALI- Vizita e presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa në Tiranë ka marrë vëmendjen e disa mediave t&...
Edi Rama TIRANË- Kreu i qeverisë ka deklaruar se, të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipë...
TIRANË-Kreu i qeverisë solli në vëmendje edhe shembullin e ish-kryeministrit Fatos Nano, duke vlerësuar qasjen e tij pas daljes nga b...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se PS bëri ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit dhe u përb...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se suksesi dhe fitoret e njëpasnjëshme të partisë vijnë nga aftësia...
foto nga protesta TIRANË- Situata në protestë është tensionuar pasi një pjesë e protestuesve kanë tentuar t&e...
Denisa Kela TIRANA- Drejtuesja e Departamentit të Inovacionit dhe Inteligjencës Artificiale në PD, Denisa Kela ka deklaruar se, kr...
komisioni i shendetesise TIRANË- Terapia hormonale për transgjinorët ka shkaktuar debate të ashpra në Komisionin e Shënd...