LIVE UPDATES
Politike

Apelimi ndaj arrestit në burg/ Zbardhen të tjera argumente të mbrojtjes së Veliajt: SPAK regjistroi procedimin jashtë afatit

Sipas avokatëve të Veliajt, kallëzimi është depozituar në korrik të 2023 dhe SPAK e ka verifikuar atë pas 7 muajsh.

17 Shkurt 2025, 20:15 Nga r.ll
Apelimi ndaj arrestit në burg/ Zbardhen të tjera argumente të
erion veliaj

TIRANË-Avokati i Erion Veliajt, Ermir Beta ka dorëzuar ditën e djeshme ankimim në Apelin e Posaçëm duke kundërshtuar vendimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës  Ndërkohë sot janë zbardhur argumente të tjera me të cilat avokatët kundërshtojnë masën e arrestit me burg të caktuar ndaj Veliajt.

Sipas dokumentit të publikuar nga “Shqiptarja.com”, mbrojtja e kryebashkiakut ka argumentuar se SPAK ka shkelur afatet për të regjistruar procedimin penal ndaj klientit të tyre, pas padisë së ngritur nga Nesti Angoni. Sipas avokatëve të Veliajt, kallëzimi është depozituar në korrik të 2023 dhe SPAK e ka verifikuar atë pas 7 muajsh.

Por sipas ligjit prokurori i çështjes brenda 15 ditësh, duhet të kishte konstatuar ekzistencën e rrethanave që nuk lejojnë fillimin e një procedimi penal, apo në të kundërt, të kishte regjistruar procedim penal.

“Mes të tjerash në apelimin e dërguar Apelit përmendet se vet Gjykata e Posaçme ka relatuar historikun e kallëzimit dhe verifikimeve që kanë shërbyer si bazë për fillimin e procedimit penal, ku pranohet fakti që në Korrik 2023, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është protokolluar një kallëzim penal nga një shtetas anonim, i vetëquajtur Nesti Angoni, për të cilin nuk ka asnjë gjurmë në regjistrin e gjendjes civile. Siç ligji procedural penal parashikon, kallëzimet anonime nuk mund të përdoren, përveç rasteve kur është dokument që përbën provë materiale apo dokument i prodhuar nga vet i pandehuri. Por nga përmbajtja e kallëzimit anonim, qartazi nuk plotësohen këto kërkesa ligjore.

Në datën 8 Shkurt 2024 Prokuroria e Posaçme ka administruar informacionin për referimin e veprës penale nga BKH-ja dhe po atë ditë, mqs ka konstatuar ekzistencën e elementeve që lidhen me veprën penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, ka urdhëruar regjistrimin e procedimit penal Nr.27 të vitit 2024, por pa autor konkret. Ky referim policor ka patur synim verifikimin e rrethanave që paraqiste kallëzuesi anonim në Korrik 2023, pa cituar asnjë të dhënë që krijon dyshim për akt korruptiv, aq më pak për vepra të tjera si pastrimi i produkteve të veprës penale etj.

Plot 7 muaj i janë dashur Prokurorisë së Posaçme dhe BKH-së për verifikimin e një kallëzimi të nënshkruar nga shtetasi anonim Nesti Angoni, gjithsej 1 fletë, ndërkohë që brenda 15 ditëve prokurori duhet të kishte konstatuar ekzistencën e rrethanave që nuk lejojnë fillimin e një procedimi penal, apo në të kundërt, të kishte regjistruar procedim penal.

Ndaj vlerësojmë se çdo të dhënë shkresore që ka prodhuar verifikimi i kryer përtej këtij afati ligjor procedural, nuk mund të shërbejë si element i vlefshëm (burim prove apo indicie) që mund t’i bashkalidhet një kallëzimi anonim apo të përbëjë bazë të mjaftueshme të dhënash për të urdhëruar regjistrimin e një procedimi penal. Tejkalimi i këtyre afateve ligjore flet qartazi për njëanshmëri në hetim, për të prodhuar medoemos një procedim pa patur fakt penal, por edhe kur fakti i pretenduar është orientuar drejt një personi konkret, nuk ka asnjë të dhënë minimale për të urdhëruar shënimin e emrit të tij në regjistrin për njoftimin e veprave penale”, thuhet në shkresë.

Avokatët e kryebashkiakut po ashtu kanë argumentuar edhe për vilën në Qerret, për të cilën SPAK thotë se pronarët faktikë të saj janë Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa. Ata shprehn se sipas dëshmivë të personave që janë pyetur se vila i përket vjehrrës së klientit të tyre nuk merret parasysh, por iu jepet vlerë pretendimeve të kallëzuesit anonim. Sipas mbrojtjes, qëndrimi i familjes së Veliajt në këtë vilë është normale dhe pagesat mujore të kryera prej tyre për mirëmbajtjen e saj nuk mund të merren si prova se ata janë pronarët faktikë.

"Qasje e gabuar e organit procedues konkretizohet edhe në interpretimin që i bëhet zotërimit faktik nga z. Veliaj e znj. Xoxa të një vile të ndodhur në Marea Resort, Qerret, Kavajë. Edhe për këtë fakt penal të pretenduar citohen rrjedhat nga kallëzimi anonim, duke i dhënë vlerë të paracaktuar fakteve që kallëzuesi anonim paraqet për Prokurorinë e Posaçme, ndërkohë që situata reale lidhur me këtë send të paluajtshëm, e sqaruar nga deklarimet e gjithë të pyeturve se kjo është pasuri e mamasë së znj. Xoxa, për asnjë moment nuk merret në konsideratë.

Sigurisht që përgjatë hetimeve do të sqarojmë me detaje posedimin faktik të znj. Valbona Xoxe mbi këtë pasuri prej vitit 2017 e në vijim, frekuentimin mëse normal të kësaj vile nga e bija znj. Xoxa dhe nipi apo dhëndri i saj. Por nuk mund të serviren si prova që vërtetojnë posedim faktik të vilës nga z. Veliaj e znj. Xoxa disa pagesa mujore modeste të kryera prej tyre për mirëmbajtjen e saj, nuk mund të serviren si prova thëniet e dëshmitarëve që nuk mund të dëshmojë për çka flitet në publik dhe as të shprehë vlerësime personale, nuk mund të përbëjë provë fakti që ish-shoferi i të ndjerit z. Arben Xoxa nuk ka dëgjuar ndonjëherë për këtë vilë.

Organi procedues nuk mund të ndërhyjë në lirinë kontraktore të palëve, nuk mund të vlerësojë formën e kryerjes së akteve mes tyre nëse duhet të jenë noteriale apo jo, nuk mund të sjellë si argument detyrimin e z. Veliaj apo znj. Xoxa për deklarimin e kësaj vile si pasuri në zotërim, përsa kohë që kjo pasuri i përket znj. Valbona Xoxa, e cila nuk është subjekt deklarimi në ILDKPI dhe nuk disponon një kontratë finale që përbën titull pronësie për këtë prone. Edhe shprehjet e përdorura në vendim, të prodhuara nga komunikimet telefonike mes palëve të tilla si “…shtëpia jonë…” apo “…veshje nga të cilat duket se…” nuk mund të shërbejnë për formimin e dyshimit të arsyeshëm mbi këtë fakt të pretenduar.

Thellësisht i pabazuar e pa asnjë sens juridik duket argumenti se kjo vilë është pasuri e fshehur dhe e padeklaruar, pasi është rezultat i përfitimit të parregullt që z. Gentian Sula, në cilësinë e zotëruesit të shoqërisë Agi Kons shpk i ka dhënë z. Veliaj për shkak të detyrës së tij, pasi siç argumenton akuza, prej vitit 2016 e në vijim kjo shoqëri tregtare ka përfituar procedura prokurimi dhe koncesioni në vlera të konsiderueshme nga Bashkia Tiranë, madje disa procedura prokurimi përftohen pothuajse aq sa ka qenë vlera e fondit limit, duke skualifikuar operatorët konkurrues në garë, përveç Agi Kons shpk.

Ajo që mbrojtja çmon të theksojë për Gjykatën e Apelit është pikërisht ky standart provueshmërie i një fakt penal të pretenduar, që nuk mund të jetë i mjaftueshëm për caktimin e masave të sigurimit. Nuk mundet që të merret i mirëqënë një fakt i tillë i supozuar, pa asnjë bazë provueshmërie për ndonjë akt korruptiv. Lidhja e vilës nga z. Veliaj si pasuri e përftuar nga një akt korruptiv me përfitimin e fondeve nga Bashkia Tiranë për shoqërinë Agi Kons përveçse është produkt i fantazisë së hetuesve të BKH-së, nuk bazohet në asnjë provë direkte apo indirekte. Fakti që vlera prej 30.000 Euro që duhet t’i paguhej shoqërisë Agi Kons nga viti 2017 e deri më sot ende nuk është paguar, lidhet me pretendimet që ka znj. Valbona Xoxa mbi cilësinë e punimeve”, thuhet më tej në dokument.

Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit pasi në seancën e fundit gjyqësore, GJKKO la të pandryshuar masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj tij, ndërsa ndryshoi masën për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa nga "arrest shtëpie" në "detyrim paraqitje".

erion veliaj

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje