“Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit”/ Rama: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenët dhe as për oligarkët
“Zvicrën e vogël e keni ju këtu në duar”/ Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin...
“Zvicrën e vogël e keni ju këtu në duar”/ Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Dosja e Erion Veliajt/ Avokati Ndreca nuk u paraqit, gjobitet me 50 mijë lekë! Shtyhet seanca 21 Korrik, 10:54 Dosja...
Noka e cilësoi Dakon një kriminel elektoral dhe tha se SPAK veproi tani ndaj tij me porosi të Kryeministrit.
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka komentoi ditën e sotme në studion e Klan News arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako. Ai e cilësoi Dakon një kriminel elektoral dhe tha se SPAK veproi tani ndaj tij me porosi të Kryeministrit.
“Dakon e morën, e keqpërdorën dhe në fund e hodhën. E shtrydhën si limon në fushatë. Gjushi për ne është një kriminel elektoral, i përdorur për të blerë vota. Kur ju thashë që e morën e keqpërdorën dhe e shtrydhën si limon, Ramës nuk i duhet më Gjushi dhe sigurisht porosia është që SPAK të mbaronte punë, i duhej para zgjedhjeve për të blerë e tjetërsuar vota. Edi Rama ka një parim të tijin, gjen gjithmonë metoda për të larë duart pasi u bën varrin bashkëpunëtorëve të tij. E quan mik si mesazh, për të ruajtur kodin e mafias, të heshtjes sepse Dako di shumë për Ramën. Edhe me Saimir Tahirin komunikonte me kode. Qeveria më të mirë se e Sali Berishës nuk ka pasur Shqipëria deri më sot, më dinjitozen, në atë kohë taksat i ktheheshin qytetarëve në të mira materiale. Drejtësia ka mbyllë shumë sytë, por nuk mund t’i mbyllë përgjithmonë, këtu bën mu, shko te shëndetësia, bujqësia, infrastruktura, ato koncensionet e famshme, një kioskë merr koncensionet e dializës, janë ulëritëse të gjitha këto.”
Veç Dakos, demokrati foli dhe për situatën në kampin opozitar. Ai u shpreh se përveç Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt, çdo personazh tjetër politik është pjesë e familjes së PD-së, pavarësisht qasjes apo ideve të ndryshme.
“Pjesë e familjes tonë politike nuk janë vetëm Brava dhe Alibasha, janë shërbëtorë me pagesë të Edi Ramës për të shkatërruar familjen tonë politike. Çdokush tjetër është pjesë e familjes politike, mund të ketë qasje të ndryshme, ide të ndryshme. Kjo është një gjë shumë e keqe, duhet dënuar dhuna, shantazhi që i bëhet deputetit. Lulzim Basha bëhet trim sepse mercenarët ia çoi Edi Rama dhe ka dhe pafytyrësinë që del dhe bën rolin e strucit.”
Ulsi Manja TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u akuzua ditën e sotme nga kryedemokrati Sali Berisha se ka nxjerrë sekretin h...
Flamur Noka TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka komentoi sërish gjatë seancës së sotme arrestimin e Vangjush ...
Jorida Tabaku TIRANË- Deputetja Jorida Tabaku komentoi ditën e sotme në Kuvend për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durr&eu...
Edi Rama SHBA- Për një kohë të gjatë, pjesa më grindavece e Evropës, rajoni i Ballkanit Perëndimor mund të ke...
Taulant Balla dhe Flamur Noka TIRANË- "Ti Sali do vazhdosh (sa të jesh gjallë) t’i hashë atë që s’thuhet Partis&e...
Erion Brace TIRANË- Bujqësia u diskutua e u ngrit si çështje nga deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe në sall&...
Pamje nga takimi TIRANË- Shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare dhe anëtar i Shefave të Shtabit të Përbashkët...
Flamur Noka TIRANË- Të drejtat e fermerëve ishin një nga pikat që u diskutua gjatë seancës së sotme plenare në...
Evis Kushi dhe deputetët e tjerë TIRANË- Disa kanë kërkuar drejtësi, e të tjerë nuk kanë zgjedhur që t&eu...
Flutura Acka TIRANË- Deputetja demokrate, Flutura Açka mendon se Partia Demokratike duhet të bashkohet nëse Berisha nuk do jetë ...