LIVE UPDATES
Politike

Arrestimi i Safet Gjicit, BIRN: Pas aktit seksual kryebashkiaku i Kukësit i telefonoi vartësit që t’i miratonin projektin gruas në videoskandal

Policia ekzekutoi të shtunën masën e sigurisë “arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ndaj kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.

24 Qershor 2023, 22:24 Nga I.A
Arrestimi i Safet Gjicit, BIRN: Pas aktit seksual kryebashkiaku i Kukësit i
Posteri

TIRANË- Kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici u arrestua për korrupsion pasiv, bazuar në hetimet e kryera pas publikimit të një video ku ai shfaqej duke kryer marrdhënie seksuale me një grua dhe më pas duke u kërkuar vartësve të kujdeseshin për të kaluar në këshill një projekt të kërkuar prej saj për menaxhimin e qenve të rrugës.

Policia ekzekutoi të shtunën masën e sigurisë “arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ndaj kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici. Arrestimi u bë bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK pas hetimit të rrethanave të konstatuara në një videoregjistrim që qarkulloi në internet, në të cilën Gjici shfaqej duke kryer marrdhënie seksuale me një grua, në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit. 

Megjithatë, duket se akuza e ngritur nga SPAK ka të bëjë me të tjera episode të konstatuara nga verifikimet paraprake. Sipas koordinatores për marrdhënien me publikun pranë SPAK, Xhulieta Krasta, ndalimi është kryer për veprën penale “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal që përcakton dënimin me burgim nga katër deti në dymbëdhjetë vjet.

Kryetari i Bashkisë së Kukësit i rizgjedhur më 14 maj, Safet Gjici dha dorëheqjen më 16 qershor pasi në internet qarkulloi një video e tij duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua.

Video që është filmuar në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit dhe u shpërnda gjerësisht në rrjete sociale, mban datën 6 qershor 2023. Pas publikimit të saj, SPAK njoftoi nisje të një procedimi penal.

Në ditët në vijim në emisionin “Xhungël” u publikuan pjesë të tjera të videoregjistrimit, ku pas kryerjes së aktit seksual, midis Gjicit dhe gruas protagoniste, është diskutuar për një projekt të menaxhimit të qenve të rrugëve. Gjici shfaqet në zyrën e tij duke u telefonuar vartësve dhe më pas diskuton në mënyrë të drejtëpërdrejtë me një prej tyre duke i kërkuar që të kujdesen për realizimin e projektit të propozuar nga gruaja me të cilën kishte kryer marrdhënie seksuale, me qëllim që të mund ta kalonin projektin në këshill për miratim. 

Ndërkohë pasi Gjici pati njoftuar dorëheqjen, ministrija e Financave Delina Ibrahimi njoftoi se Këshilli i Ministrave kishte vendosur shkarkimin e menjëhershëm të tij nga detyra. Gjici i fitoi zgjedhjet lokale të majit dhe mori mandatin e dytë në Kukës. Mandatin e parë ai e mori në zgjedhjet pa garë të vitit 2019.

Gjici është kryebashkiaku i dytë Socialist që dorëhiqet pas një ngjarje të ngjashme. Pasi u arrestua në maj të vitit 2016, ish-kryebashkiaku i Dibrës Shukri Xhelili u dënua me 1 vit e 8 muaj burg, përfshi kohën e paraburgimit, për akuzën e “marrëdhënies seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”. Xhelili u arrestua pas transmetimit të një kamera të fshehtë ku ai shfaqej duke i ofruar një vend pune një vajze në këmbim të favoreve seksuale.

Marrë nga Reporter.al

delina ibrahimi safet gjici arrestohet safet gjici

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen