LIVE UPDATES
Politike

"Asgjë nuk ndryshon"/ Zv.kryeministrja nën hetim, Rama: SPAK ka punën e vet, ne tonën

Rama shprehu qëndrimin e tij, duke thënë se SPAK ka punën e tij, qeveria të vetën, ndërsa nënkuptoi se asgjë nuk do të ndryshojë sa i përket kabinetit qeveritar.

13 Nëntor 2025, 21:01 Nga E. D
"Asgjë nuk ndryshon"/ Zv.kryeministrja nën hetim, Rama: SPAK
Edi Rama

ITALI- Kryeministri Edi Rama është pyetur edhe për hetimet e SPAK ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku. Në përgjigje, Rama shprehu qëndrimin e tij, duke thënë se SPAK ka punën e tij, qeveria të vetën, ndërsa nënkuptoi se asgjë nuk do të ndryshojë sa i përket kabinetit qeveritar. I ftuar në emisionin 'Real Story' në ABC News, Rama tha se tha se politika nuk do të ndikojë në drejtësi.

Pjesë nga intervista: 

Sokol Balla: Z.Kryeministër, zv/kryeministrja po atë ditë të premte u mor në hetim për mosbarazi në trajtimin e tenderit për tunelin e Llogarasë, ju nuk keni bërë asnjë koment

Edi Rama: Edhe s’kam ndërmend të bëj. Cfarë komenti të bëj? Si tha Loro Boriçi shiu ka punën e vet ne kemi punën tonë.

Sokol Balla: SPAK-u ka punën e vet ju keni punën tuaj?

Edi Rama: Normal, janë të ndara. Nuk kemi asnjë dilemë në këtë pjesë.

Sokol Balla: Dhe nuk ndryshon asnjë?

Edi Rama: Cfarë do të ndryshojë?

Sokol Balla: Ju e dini…

Edi Rama: Çfarë do të ndryshojë? Duhet të mësohemi me këtë. Nuk është diçka që tanimë kemi nevojë akoma të jetojmë për të mësuar. Duhet të mësohemi me këtë, që jetojmë në një sistem ku Partia Socialiste e Shqipërisë dhe askush tjetër, që të jemi shumë të qartë për këtë me mua në krye, i kemi njohur pavarësinë e plotë drejtësië. Dhe njësoj siç janë tërhequr fuqitë koloniale nga teritoret e kolonizuara kemi tërhequr politikën nga territori i drejtësisë. E kemi tërhequr. Dhe jemi të vetmit garant për mosfutjen përsëri të politikës në territorin e drejtësisë.

Sokol Balla: Jeni të sigurt për këtë?

Edi Rama: Jam 100% i sigurt sepse të tjerët përbetoheshin që do ta shkrijnë SPAK-un të nesërmen po të fitonin zgjedhjet.

Sokol Balla: Po unë këtë po thoja…

Edi Rama: Jo po të fitonin por kur të fitonin zgjedhjet.

Sokol Balla: Unë këtë po thoja por nga ana tjetër duket që fashikujt e SPAK-ut të përhapen nga deputetët e opozitës. Nga këtu thoni që nuk ka influencë politike, ndoshta nuk ka influencë politike nga ju por a jeni i sigurtë që nuk ka nga pala tjetër?

Edi Rama: E kisha në sensin që jemi të vetmit garant që politika nuk do të futet në atë territor për ta rimarrë prap territorin dhe për ti njohur drejtësisë…

Sokol Balla: Dhe unë këtë po ju pyes, a jeni i sigurt që kjo nuk ndodh dhe sot?

Edi Rama: Nuk po flasim për lidhje, për kanale, për prokurorë që bëjnë lojëra me median që rrjedhin informacione, që rrjedhin sekrete hetimore etj etj, por nuk po flasim për këto, difekte, faje, krime brenda sistemit të drejtësisë. Po flasim për pavarësinë e atij territori dhe për garancinë që ai territor nuk do të pushtohet nga politika dhe garant për këtë jemi vetëm ne. Të tjerët do ta kishin ripushtuar nëse do të kishin fituar zgjedhjet dhe janë gati në çdo moment që të marrin pjesë në nje ripushtim. Por kjo nuk ka për të ndodhur sa te jem unë këtu./Dosja.al

edi rama belinda balluku

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet