Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
"A je bashkëkryetar a ça je?" VIDEO VIRALE e telefonatës misterioze me tone të ashpra rrugëve të Romës! Rama: Flas gjithë kohës me shumë njerëz, i kapërcej këto...
Rama, në një intervistë për emisionin ‘Real Story’, shmangu komentimin e lajmeve të fundit, duke thënë se nuk ka pasur mundësi të informohet për materialin e bërë publik në media.
13 Nëntor 2025, 21:00Nga M.L
Edi Rama
ITALI- Kryeministri Edi Rama ndodhej në Itali për mbledhjen e përbashkët Shqipëri-Itali, ku edhe u prit me ceremoni zyrtare nga homologia italiane Girogia Meloni. Por në një video të bërë virale, kryeministri shfaqet duke zhvilluar një bisedë telefonike me tone të ngritura dhe të tensionuara.
Në pamje Rama dëgjohej të thotë mes të tjerash: Lëre grupin, ti ti po flas me ty a je ti bashkëkryetar, apo ça je? Atëherë ti ça bën? Për ça je vënë ti bashkëkryetar, që të krijosh pengesa? Për ça je vënë ti bashkëkryetar, na keni kthyer një vit larg. Ça oponence doni...
Rama, në një intervistë për emisionin ‘Real Story’, shmangu komentimin e lajmeve të fundit, duke thënë se nuk ka pasur mundësi të informohet për materialin e bërë publik në media. Ai shtoi se gjatë gjithë kohës komunikon përmes telefonit, por edhe zbret personalisht për të biseduar me bashkëkryetarët e organizatave, duke theksuar angazhimin e tij direkt në kontaktin me strukturat dhe institucionet përkatëse.
“Po unë flas në telefon gjithë kohës me shumë njerëz. I kapërcej këto shkallët, zbres dhe deri poshtë ku ka bashkëkryetar organizatash. Nuk e di cfarë kanë nxjerrë, nuk i kam parë”, tha Rama./ Dosja.al