LIVE UPDATES
Politike

Asgjësimi i mbetjeve spitalore/ PD: Djali i nëndrejtoreshës së QSUT-së fiton edhe 550 mijë euro të tjerë për 5 tendera, përfshirë spitalin

Ajo shtoi se djali i tezes së Amant Josifit, Arbër Teqja pronar në kompaninë Eco Riciklim shpk dhe MSE shpk deri 31 maj 2023, rezultoi se përfitoi 6.8 milion euro para publike.

6 Korrik 2024, 12:08 Nga M.B
Asgjësimi i mbetjeve spitalore/ PD: Djali i nëndrejtoreshës
Genta Vangjeli

TIRANA- Zëdhënësja për antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku ka denoncuar abuzimin me tenderat në QSUT. Vangjeli në një dalje për mediat nga selia blu, tha se Arbër Teqja, djali i nëndrejtoreshës së QSUT-së ka fituar 550 mijë euro për 5 tendera.

Ajo shtoi se djali i tezes së Amant Josifit, Arbër Teqja pronar në kompaninë Eco Riciklim shpk dhe MSE shpk deri 31 maj 2023, rezultoi se përfitoi 6.8 milion euro para publike.

Deklarata e zëdhënëses për antinkorrupsion në PD, Genta Vangjeli:

Sikurse kemi denoncuar më herët, më 3 Prill 2020, Edi Rama nënshkroi VKM nr.273 për Miratimin e kontratës për lotin 2 me objekt “Trajtim dhe asgjësim të mbetjeve që dalin nga shërbimet ku marrin trajtim pacientët me COVID-19 për QSUT”. Palë ishin Ministria e Shëndetësisë dhe operatori ekonomik “ECO RICIKLIM”, sh.p.k me pronar të 70% të aksioneve Arbër Teqjan, i biri i nëndrejtoreshës së QSUT Arjana Strakosha dhe djali i tezes së Amant Josifit.

Djali i tezes së Amant Josifit, Arbër Teqja pronar në kompaninë Eco Riciklim shpk dhe MSE shpk deri 31 Maj 2023, rezultoi se përfitoi 6.8 milion euro para publike.

Pas denoncimit tonë në 13 Prill 2024 dhe dorëzimit në SPAK të kallzimit penal respektiv, Arbër Teqja vazhdon i pashqetësuar të fitojë tendera publikë.

Kështu pas kësaj date ai ka fituar edhe 550 mijë euro të tjera për 5 tendera të tjerë përfshirë edhe QSUT ku ka nënën nëndrejtoreshë, tek të gjitha procedurat është ofertuesi me ofertë më të lartë ku janë skualifikuar ofertat më të ulëta për të shpallur këtë fitues , dhe në 1 rast është ofertues i vetëm, ofertat me pak diferencë nga fondi limit, konkretisht:

1. Spitali Rajonal Elbasan objekti: “Grumbullim, trajtim, asgjesim i mbetjeve spitalore” , vlera 352 mijë euro, diferenca me ofertën më të ulët 85 mijë euro;

2. Spitali Obsetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, objekti: “Evadim, trajtim dhe asgjesim i mbetjeve të rrezikshme spitalore”, vlera 79 mijë euro ose 96% e fondit limit, diferenca me ofertën më të ulët 14 mijë euro;

 

3. Spitali Obsetrik Gjinekologjik “Koço Glozheni”, objekti: “Eleminim i mbetjeve të rrezikshme spitalore”, vlera 93 mijë euro;

4. Instituti i mjekësisë ligjore, objekti: “Mbledhja, transporti, dhe asgjesimi i mbetjeve spitalore”, vlera e ofertës së vetme të paraqitur dhe shpallur fituese 15 mijë euro;

5. QSUT objekti: “Asgjesim i mbetjeve citostatike dhe citotoksike në QSUT, vlera 11.6 mijë euro.

Këto janë fakte kokëforta, por jo për SPAK-un. Ai është preferencial në hetime dhe arsyet tashmë i dimë.

genta vangjeli

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë