LIVE UPDATES
Politike

"Asnjë shqiptar të mos vuajë për kafshatën e gojës!" Berisha: Do vendosim minimumin jetik 200 euro, paga minimale do jetë 500 euro dhe pensionet do të dyfishohen

Gjithashtu Berisha shtoi se këto fjalë nuki ka politikë dhe se ka bindjen se në këtë vend nuk duhet të ketë një shqiptar të vetëm të vuajë për kafshatën e gojës.

15 Tetor 2024, 13:53 Nga M.B
"Asnjë shqiptar të mos vuajë për kafshatën e
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se nëse PD vjen në pushtet, akti i parë do jetë vendosë është ai i minimumit jetik, i përllogaritur nga Avokati i Popullit, prej 200 eurosh si dhe vendosja e rrogës minimale 500 euro.

Berisha tha se nuk do të ketë asnjë pension nën minimumin jetik dhe do të ketë dyfishim i pensioneve të tjera. Gjithashtu Berisha shtoi se këto fjalë nuki ka politikë dhe se ka bindjen se në këtë vend nuk duhet të ketë një shqiptar të vetëm të vuajë për kafshatën e gojës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ajo që ndjej unë sot më shumë se çdo gjë tjetër në këtë vend janë sirenat e mjerimit. Pavarësisht nga kullat dhjetëra katëshe. Pavarësisht nga lumenjtë e veturave. Pavarësisht nga lustra e televizioneve. Përsëri u garantoj ju dhe të gjithë ata që janë në nevojë se asgjë nuk mendoj më shumë se sa gjendjen e tyre. I garantoj se ndërhyrja do të jetë emergjente. E kam theksuar dhe theksoj, akti i parë do jetë vendosja e minimumit jetik, i përllogaritur nga Avokati i Popullit, prej 200 eurosh. Do të jetë vendosja e rrogës minimale 500 euro.

Do të jetë asnjë pension nën minimumin jetik dhe dyfishim i pensioneve të tjera. Do të jetë synimi që të dalim përsëri në krye të rajonit për rrogat dhe pensionet. Do të jetë heqja e menjëhershme e TVSH-së për të gjitha ushqimet. Nuk ka gjë më të dhimbshme kur kujton se një pensionist me 100-130 euro, u drejtohet dyqaneve dhe blen ushqime me çmime më të shtrenjta se italianët, gjermanët, francezët. Pra, kjo do marrë fund. Është jetike kjo paketë që unë paraqes para shqiptarëve. Mund të ketë njerëz që thonë ky i ka për politikë këto. Gabojnë. Në mënyrë absolute e kam nga bindja ime më e thellë se në këtë vend të bekuar, me këto pasuri që ka, nuk duhet të ketë një shqiptar të vetëm të vuajë për kafshatën e gojës.

Nuk duhet të ketë një shqiptar të vetëm të vuajë për ilaçet, për mjekimet. Sigurisht rëndom më shtroni pyetjen se ku do merren paratë? A do e bëja unë një premtim të tillë nëse nuk do isha 100 përqind i sigurt nëse nuk do e bëja? Kurrë nuk do e bëja. Por jam 100 përqind i sigurt, madje edhe këtë vit nëse PD do ishte në pushtet. Ku merren paratë? 8 miliardë euro është buxheti i këtij viti, rreth 800 milionë euro është fondi i pagave të administratës. Pra, mbetem 7.2 miliardë euro. Unë zotohem 100 përqind se këta hajdutë, pa ndjenja ndaj shqiptarëve, ndërtojnë një rrugë me çmime 10 herë më të shtrenjta se në Kroaci.

Unë informoj shqiptarët se autostrada me 4 korsi dhe me ndriçim Lushnje-Fier është ndërtuar me 1 milion dollarë kilometri. Kurse këta ndërtojnë rrugë 10 milionë euro, 15 milionë euro. Është inauguruar rruga Shëngjin-Velipojë dhe është trefishuar çmimi në mënyrën më të pacipë. Kjo sepse vidhet! Rruga Tiranë-Plepa, një rrugë 37 kilometra, kjo rrugë nuk mund të shpenzohen më shumë se 700 mijë euro për kilometër. E parashikuan 40 milionë, e rritën në 90 milionë. Në çdo projekt të tyre mund të ndash për kafshatën e qytetarëve të paktën 60-70 përqind të parave që vidhen. Pra, nuk ekziston ndjenja. U tha pensionistëve, do ta mbyll me këtë, me qëndrimin më cinik që mund të mbahet ndonjëherë, u tha pensionistëve që do ua rrisim pensionet në mars.

Çfarë bëri? Ua indeksoi 4 përqind në tetor. Po sa ishte inflacioni? Ishte 9.4 përqind për ushqimet. Pra, jo vetëm nuk u indeksuan pensionet, por çdo pensionist shkon tani në dyqan dhe blen më pak se një vit më parë. Kjo do të marrë fund. Unë do isha i gatshëm të ndërprisja çdo punë publike dhe të ktheja paratë te qytetarët, por nuk ka nevojë në mënyrë absolute, ka nevojë të mos vidhet, të mos vidhet, të mos vidhet. Gërshërët e ligjit do presin duart e hajdutëve, cilido që të guxojë të prekë paratë publike.

sali berisha

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen