LIVE UPDATES
Politike

Balluku inspekton punimet për ujësjellësin e ri të Shënkollit në Lezhë

Janë më shumë se 6 mijë banorë që përfitojnë nga ky investim i Qeverisë Shqiptare, në të gjithë njësinë administrative, ku aktualisht situata e furnizimit paraqitet me problematika për shkak të amortizimit dhe mungesës së rrjeteve shpërndarëse.

5 Prill 2024, 17:03 Nga h.k
Balluku inspekton punimet për ujësjellësin e ri të
Foto ilustruese

LEZHË-Në njësinë administrative të Shënkollit në Bashkinë e Lezhës, po investohet për ndërtimin e ujësjellësit të ri, i cili do të transformojë tërësisht situatën e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e zonës, duke mbuluar njëkohësisht edhe një pjesë të rëndësishme të zonës bregdetare.

Janë më shumë se 6 mijë banorë që përfitojnë nga ky investim i Qeverisë Shqiptare, në të gjithë njësinë administrative, ku aktualisht situata e furnizimit paraqitet me problematika për shkak të amortizimit dhe mungesës së rrjeteve shpërndarëse.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e AKUK, Klevis Jahaj dhe kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu ndoqën nga afër zbatimin e projektit, ku aktualisht janë realizuar afro 80% e punimeve.

Drejtori Jahaj bëri të ditur se investimi që po realizohet mbulon të gjitha nevojat e zonës, duke ju përgjigjur edhe zhvillimit në zonën bregdetare. “Kemi një kapacitet prej 300 litrash prodhim të sasisë së ujit që është mëse e mjaftueshme për të mbuluar të gjithë zonën dhe pjesën e zhvillimit që do të marrë në vazhdimësi edhe zona bregdetare. Janë 5 fshatra të cilët mbulohen me rrjet shpërndarës i cili ka përfunduar aktualisht shtrirjen në të gjitha banesat edhe me kutitë individuale edhe me matësat. Janë rreth 75 kilometra linjë shpërndarjeje. Është përfunduar edhe linja e transmetimit rreth 2 kilometra”, tha Jahaj.

Reforma e ndërmarrë në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve mbetet një element i rëndësishëm sa i takon zhvillimit të sektorit. Agregimi i ndërmarrjeve ka sjellë edhe treguesit e parë pozitiv që lidhen me performancën e sektorit.

Ministrja Belinda Balluku ju referua drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve në Lezhë, duke marrë për krahasim të dhënat e vitit të kaluar me vitin aktual dhe ku dallohen qartë treguesit.

“Ne e ngritëm ndërmarrjen rreth një viti më parë dhe rezultatet për 2024 janë me të vërtetë mbresëlënëse. Uji pa të ardhura, si humbje e përgjithshme teknike nga 75 është ulur në 66%, krahasimisht me një vit më parë. Një ndryshim kaq i madh në përqindje me të vërtetë është për t'u lavdëruar. Nga ana tjetër ka pasur dhe një rritje të rëndësishme përsa i përket mbledhjes së të ardhurave. Kanë arritur në 120% dhe ne e shpjegojmë gjithmonë që çfarë është 120%. Është dhe ai 20% që ne mbledhim nga çfarë ka mbetur nga vitet e kaluara. Pra përveçse janë likuiduar të gjitha faturat e konsumuara gjatë këtij viti, kemi mbledhur dhe debitet e vitit të shkuar, kur mbledhja e të ardhurave ka qenë 85%”, u shpreh Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e vendosi theksin tek ulja e kostove për këto drejtori, ku padyshim energjia elektrike është ajo që kryeson. Në këtë pikë, Balluku solli si shembullin Belshin dhe Memaliaj, dy zona ku janë ngritur njësitë e prodhimit të energjisë elektrike përmes paneleve diellore që përdoren nga ujësjellësi, duke ulur kështu ndjeshëm kostot.

“Kemi nisur disa projekte pilot dhe unë besoj në bashkëpunim me kryetarin dhe me administratorin, duhet gjetur një zgjidhje për të filluar dhe për të krijuar njësitë prodhuese të energjisë së rinovueshme, që do të përdoren nga ujësjellësi. E kemi bërë këtë në Belsh dhe na ka rezultuar shumë se suksesshme. Edhe në Memaliaj”, nënvizoi Balluku.

Duke shprehur falënderimet për investimin që po realizohet, kryebashkiaku Ndreu tha se “kemi të bëjmë me një nga zonat më turistike të Lezhës, është zona e Tales dhe akseson të gjithë bregun e detit kryesisht ky investim dhe normalisht përmirëson shumë cilësinë e pushimeve, por edhe të jetesës të banorëve”.

Ujësjellësi i Shënkollit pritet të jetë në funksion të plotë në fillim të vitit të ardhshëm.

klevis jahaj belinda balluku

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit