Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Vitin që vjen buxheti i shtetit do të akordojë 42 miliardë lekë (420 mln euro) fonde në formën e transfertës së pakushtëzuar tek njësitë e pushtetit vendor me rritje gati 17% më shumë se vitin e kaluar.
TIRANË- Mallkimi për të qenë të varfra po ndjek bashkitë e vogla të Veriut, të cilat po vuajnë shpopullimin e shpejtë, mungesën e infrastrukturës dhe burimeve të mjaftueshme për të zhvilluar standardet e jetesës. Vitin që vjen buxheti i shtetit do të akordojë 42 miliardë lekë (420 mln euro) fonde në formën e transfertës së pakushtëzuar tek njësitë e pushtetit vendor me rritje gati 17% më shumë se vitin e kaluar.
Duke krahasuar nivelin e transfertës për secilën bashki shihet se ato të Veriut (përveç Kukësit) kanë rritje të financimeve më pak se mesatarja kombëtare. Sipas përpunimit të të dhënave nga Ministria e Financave në vitin 2025, bashkitë e Devollit, Vorës, Dimalit, Sarandës, Roskovecit, Konispolit, Finiqit, Belshit dhe Dropullit marrin nga transferta e pakushtëzuar 22-24% më shumë fonde se viti i kaluar (shiko grafikun e mëposhtëm).
Në anën tjetër, bashkia e Malësisë së Madhe, Shkodrës, Vlorës, Tropojës, Divjakës, Maliqit, Dibrës kanë rritje të buxheteve nga transferta me pak se 14%. Shkodra dhe Malësia e Madhe kanë rritjen më të ulët. Përveç Kamzës dhe Kukësit të gjitha bashkitë e Veriut kanë rritje fondesh më pak se mesatarja kombëtare.
Ministria e Financave në relacionin e projektbuxhetit 2025 vuri në dukje se ndarja e fondeve në transfertën e pakushtëzuar mori në konsideratë të dhënat e cens 2023. Në bashkitë që do të kishte rënie të madhe të popullsisë rritja e fondeve do të ishte më e ulët.
Studime të tjera kanë treguar se reduktimi në banorë i bashkive të Veriut erdhi nga niveli i lartë i varfërisë dhe burimet e kufizuara të jetesës sidomos për të rinjtë. Kështu raporti popullsi-financim nga buxheti është futur në një rreth vicioz. Njerëzit zhvendosen nga bashkitë e varfra, ndërkohë qeveria redukton burimet me tej pasi ka më pak njerëz.
Sipas të dhënave të Cens 2023 Bashkia e Shkodrës kishte reduktimin më të madh të popullsisë në krahasim me të tjerat. Detajimi i transfertës sipas vlerës tregon se bashkia e Tiranës merr financimet më të mëdha nga buxheti me rreth 6,1 miliardë lekë vitin që vjen ose 16.8 për qind më shumë se më 2024. Transferta për bashkinë e Tiranës zë 14.4 % të totalit të fondit të përllogaritur për vitin që vjen.
Bashkitë vuajnë mungesën e fondeve për të zhvilluar planet vendore, por nga ana tjetër nuk kapacitetet për të menaxhuar ato, pasi në vitin 2023 shumica e tyre “dogjën” fondet për investime publike./Monitor
Bashkia Tirane TIRANË- Këshilli Bashkiak i Tiranës në mbledhjen e radhës pritet të shqyrtojë për miratim kontrat&eu...
Incidenti TIRANË- Një takim elektoral i deputetit Agron Shehaj në Tiranë nuk ka kaluar pa incidente. Teksa Shehaj po fliste në...
Kuvendi TIRANË- Pas më shumë se 10 orësh seancë plenare ditën e sotme është mbyllur rreth orës 10 e 20. N...
Ermal Mulosmani KOSOVË- Gazatari Ermal Mulosmani ka kritikuar arsyetimin e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, i cili,...
Faton Peci KOSOVË- Ministria e Bujqësisë në Kosovë ka ndarë dy grante prej nga 100 mijë eurosh secili për vëll...
Kumbaro TIRANË- Gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend, për të diskutuar buxhetin për vitin 2025, ka folur edhe M...
Anila Denaj TIRANË- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, gjatë fjalës së saj në Kuvend tha se p...
Luan Baçi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi tha sot se projektbuxheti i vitit 2025 i paraqitur nga qeveria ësh...
Sali Berisha TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha e vlerësoi rezolutën e CDI si ndëshkimin më të madh që ka marr...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha, duke lexuar rezolutën e miratuar në Kamboxhia, theksoi se CDI dënon arrestimet burgos...