LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Ai që krahason ju me rilindasit, krahason të pakrahasueshmen! Nuk jemi kurrë njëlloj, ne jemi të barabartë

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se kanë zhvilluar një maratonë të vështirë dhe kanë arritur deri më tani fitimtarë. Ai shtoi se sot ata janë ardhur si shumicë dhe janë shumica absolute e shqiptarëve.

22 Dhjetor 2024, 20:19 Nga N.F
Berisha: Ai që krahason ju me rilindasit, krahason të pakrahasueshmen!
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me anëtarë të PD të degës 9. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se kanë zhvilluar një maratonë të vështirë dhe kanë arritur deri më tani fitimtarë. Ai shtoi se sot ata janë ardhur si shumicë dhe janë shumica absolute e shqiptarëve.

Berisha tha se ata që mund të krahasojnë me rilindasit po krahason të pakrahasueshmet. Ai shtoi se duhet të ndihen krenarë me veten, krenarë me njëri-tjetrin pas nuk janë kurrë njëlloj pasi janë krejtësisht ndryshe. Sipas tij njëlloj janë ata që, vjedhin nga mëngjesi deri në darkë.

Fjala e Berishës;

Kemi bërë një maratonë të vështirë. Nuk besoj të ketë patur maratonë me itenerar m të vështirë se sa kjo maratona jonë. Por kemi ardhur gjer këtu fitimtarë. Tani kemi segmentin e saj të fundit. Kemi segmentin e fitores. Nuk e kemi rrafsh, nuk e kemi të shtruar. E kemi ngjitje. Por sot ne, djemtë, vajzat, burrat, gratë e së pamundurës këtë segment, këtë copë rrugë gjer në fitore do ta bëjmë me shpejtësi dhe me guximin më të madh. Asgjë nuk na ndan ne nga fitorja e merituar.

Ne kemi ardhur sot shumicë. Ne jemi shumica absolute e shqitparëve, dhe kemi para një pakicë plaçkitëse, një pakicë armiqësore ndaj shqiptarëve, një pakicë e cila, nga mëngjesi gjer darkë vjedh dhe plaçkit financat, fondet dhe pasuritë publike qytetarëve shqiptarë. Kemi njerëz që kanë frikë nga vetja e tyre, nga vjedhjet dhe krimet që kanë kryer.

Më thoni, ja ku janë të gjithë këta që janë përpara, dhe secili prej jush: çfarë frike keni ju nga vetja juaj? Ballëlartë, secili. Keni qendruar njerëz me moral, integritet, patriotë dhe keni të gjithë kredencialet për të kërkuar votën e shqiptarëve.

Ai që mund të krahasojë ju me rilindasit, krahason të pakrahasueshmet. Ndaj dhe, duhet të ndiheni krenarë me veten tuaj, krenarë me njëri-tjetrin. Nuk jemi kurrë njëlloj, jemi krejtësisht ndryshe. Njëlloj janë ata që, vjedhin nga mëngjesi deri në darkë.

Erion Veliaj dhe Edi Rama janë dy pika ujë të qelbur, apo një pikë e ndarë në mes në garën e tyre të çmendur për të vjedhur pasurinë e shqiptarëve. Kurse ne, ja ku i kishim. Akuzuan Sali Berishën. Çfarë u doli? U doli se, në 32 vite kishte një apartament 40 metra, apo 60 metra më të madh se sa ai që ka patur gjatë diktaturës dhe 100 mijë euro kursime të 54 viteve punë bashkë me bashkëshorten.

Çfarë kujtoni ju, se të tjerët nuk i kanë kontrolluar? Me qindra, qindra, mijëra kanë kontrolluar dosjet, por kanë gjetur atë që... Pra, nuk krahasoheni ju me ta, nuk krahasohen demokratët me ta. Po keni prap dallim tjetër. Nuk krahasoheni kurrë me ta! Sepse, sa qeverisëm ne, vumë qytetarin në epiqendër, ato që bëmë. Dyfishuam rrogat, dyfishuam pensionet.

Pra, ato të ardhurat që mblidhnim, ne u përpoqëm t’ja kthejmë të parit qytetarit. Shikoni ku janë katandisur këta. Të vendosësh në tavolinë 8.2 mld euro, të gjitha taksat tuaja, dhe t’u kthesh 790 mijë pensionistëve 16 milionë euro. A ka cinizëm, a ka shpirtkazmëri më të madhe?

Çfarë ka ndodhur? Ky grup hajdutësh ka frikë nga qytetarët, i urrejnë qytetarët. Njëlloj si hajduti që urren viktimën e tij, edhe këta që vjedhin qyettarët i urrejnë. Ndaj dhe, tallen në këtë mënyrë me thërrime. Kurse ju, shkoni uleni, i thoni çdo pensionisti. Ne së pari, do vendosim minimumin jetik, nuk ka shqiptar që do marrë nën 200 euro në muaj, do t’i marrë ato, do t’i shpërndajmë këto të ardhura mirë. Shpërndahen ato. Pensionet do të llogariten mbi këtë normë.

Nuk do të ketë rrogë më të ulët se sa 500 euro, dhe ky vetëm fillimi. Jo, nuk mund të ketë, nuk mund të ndodhë që, presidenti, kryeministri të marrin 10 rroga mesatare. Se dhe ai punonjës, nëpunës fëmijë ka, gojë për të ushqyer ka, familje për të mbajtur ka.

Pra, çfarë bëjmë ne, do thoni ju? Ne rikthejmë standartet e vendeve demokratike, ua them unë ju. Në SHBA, presidenti më i fuqishëm i botës merr sa 4 punonjës, rrogën mesatare të 4 punonjësve të administratës së tij, nuk merr më shumë. Kancelari i Gjermanisë, po kaq. Kurse, ‘Harami i Shqipërisë’ merr 10-fishin. Po si mund të caktosh rroga të tilla? Rrogat e ulëta nuk i lëvizin, por rrogat e larta po. A e dini ju që Shqipëria sot në rrogat e larta, rrogat më të larta në rajon? Sepse, funksion koncepti i nomenklaturës.

berisha pd

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës