LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Amerika nuk korruptohet, por ka tradhtarët e vet! Rama rekrutoi McGonigal për të vrarë Opozitën. Kongresi dhe FBI ta hetojnë urgjent zonjën Kim

Berisha tha se kryeministri Eid Rama ka arritur që një prej tyre, referuar ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal ta rekrutojë dhe ta përdorë kundër Opozitës në Shqipëri.

11 Mars 2023, 20:04 Nga F.M
Berisha: Amerika nuk korruptohet, por ka tradhtarët e vet! Rama rekrutoi
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të korruptohet, por që edhe atje ka persona të inkriminuar. Në fjalën që mbajti në Korçë, Berisha tha se kryeministri Eid Rama ka arritur që një prej tyre, referuar ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal ta rekrutojë dhe ta përdorë kundër Opozitës në Shqipëri.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Absolutisht këto zgjedhje thashë janë zgjedhje lokale, por në fakt janë më të rëndësishme që kemi votuar ndonjëherë, pas 1992 për tu ndarë me diktaturën komuniste. Sepse ne ç’na ndodhi? Kjo që ndodhi tek ne, nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë, në gjithë ato që kam lexuar, që kam dëgjuar, kurrë. Edi Rama përdor qindra mijëra, e miliona euro për të shkatërruar pluralizmin, arritjen më të madhe historike të një kombi që njohu monizmin më të plotë. Edi Rama arriti të rekrutojë, të korruptojë, njeriun më të fuqishëm të zbulimit të SHBA dhe ta angazhojë atë si vrasës me pagesë kundër opozitës shqiptare. Një akt të cilin kurrë një partner i vërtetë nuk ja bënë një partneri. Një akt të cilin kurrë një vend i lirë nuk ja bën udhëheqësit të lirisë së botës, udhëheqësit të NATO-s, vendit që ka përgjegjësitë më të mëdha në këtë fushë. Por Edi Rama për karrigen e tij nuk njeh asnjë parim, asnjë normë, asnjë gjë. Ju keni lexuar, që janë bërë përpjekje për të përmbysur qeverira, ndonjëherë edhe të gabuara, por nuk kisha lexuar kurrë përpjekje për të rrëzuar opozita. Jo. Mirë po të përmbysësh opozitën është një krim më i shëmtuar se të përmbysësh një qeveri. Sepse të përmbysësh opozitën, përmbys pluralizmin, vendos monizmin dhe monizmi është fatkeqësia më e madhe që mund ti bjerë një kombi. Dhe e vërteta është se McGonigali nuk bënte asgjë tjetër veç se punonte për monizmin e Edi Ramës, veç se punonte që Edi Rama të qeveriste dhe ai pastaj të diktonte licenca se po dilte në pension dhe të diktonte se kiush do të merrte licencën e naftës, cila kompani ruse nuk duhej ta merrte dhe cila kompani ruse ta merrte. Se edhe tjetra ruse ishte ta dini ju, direkt e Gazprom. Sepse tjetra i paguante më shumë. Dhe Edi Rama bërtet e thotë, nuk korruptohet Amerika. Jo mo jo, Amerika nuk korruptohet, por Amerika ka tradhtarët e vet siç je dhe ti një tradhtar, një korruptor i kombit shqiptar, i tillë ishte edhe McGonigal dhe McGonigal ishte një njeri pa dinjitet që tradhtoi kombin e vet, flamurin e tyre, betimin dhe ky është një histori turpi nga më të mëdha që ka ndodhur. A ishte ky i vetëm? Jo nuk ishte i vetëm, se po të ishte McGonigal një fenomen i izoluar do thonim, na shpëtoi Zoti. Iku Lul Basha dhe na shpëtoi Zoti, nuk është kështu. Ndaj dhe unë ftoj çdo shqiptar, të mendojë dhe të vendosi.
Çfarë ndodh? Gonigalë të tjerë vazhdojnë betejën antikushtetuese, korruptive antiligjore, për të mbajtur me çdo kusht në pushtet Edi Ramën, njeriun që korruptoi kryezbuluesin e SHBA dhe kjo është McGonigali me fustan, guvernatorja Yuri Kim.
Këtu nga Korça unë të jeni të bindur ju, se do të ju them diçka pas kësaj, por këtu nga Korça do ti shtroj një pyetje; ndërhyrja jote në gjykatë kundër opozitës të cilën e pranoi vetë se ka ndërhyrë. Në çfarë parimi e bazon? Të ka porositur eprori yt, kurrën e kurrës. Eprori yt dhe çdo epror jo i korruptuar si McGonigali është për shtetin ligjor, është për pavarësinë e drejtësisë, është për vendime të pavarura, por ty të ka porositur Edi Rama zonja guvernatore, një lloj siç ka korruptuar kryezbulesin e FBI-së, ju ka korruptuar ju dhe e kam denoncuar këtu në Korçë dhe do e denoncoj në të gjithë Shqipërinë.
Po, po, Amerika nuk korruptohet, por Yuri Kim korruptohet, McGonigal korruptohet. Çfarë të shtyn ty zonjë, meqë jemi këtu. Kanë sjellë në Vlorë, keni lexuar ndoshta, dy gjeneratorë gjigandë të përdorur dekada në Bangladesh të cilët janë jashtë çdo standardi, vijnë në gjirin e Vlorës në një kohë kur ne kemi prodhuar 2 miliardë kilovat orë energji më shumë sa kurrë në historinë tonë. Vijnë ata aty, sigurisht që kostoja e prodhimit me ta është shumë e lartë dhe nuk vihen në punë, por ne paguajmë, qytetari i Korçës, i Tropojës, i Bilishtit, i Kolonjës, paguajnë çdo ditë 90 mijë euro qera, se tigrat e Belinda Ballukut qëndrojnë, kanë ardhur aty në det dhe inaugurohen me praninë e zonjës Kim. Tu kërkojë të falur shqiptarëve dhe ato shushunja të largohen sa më shpejtë. Se 90 mijë dollarë në 10 ditë janë 1mln në 100 ditë janë 10 mln, në një vit janë mbi 36 milionë dhe në dy vite janë 64 milionë dhe nuk kemi pse gjobitemi ne.

sali berisha

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë