Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në një takim me mbështetësit e opozitës, ai u shpreh se, nga partia më e izoluar në botë, sot opozita është partia më e mbështetur.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita ka denoncuar pa kompromis regjimin e 'narkoshtetit' të Edi Ramës dhe ka mbrojtur pluralizmin dhe vlerat demokratike, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për ta ndalur. Në një takim me mbështetësit e opozitës, ai u shpreh se, nga partia më e izoluar në botë, sot opozita është partia më e mbështetur.
Sipas tij, Partia Demokratike, i ka faktuar shqiptarëve se kryeministri përdor krimin për të rrëmbyer votën dhe votën e shndërron në krim. Ndërkohë vijon me akuza nga kryeministrit duke e quajtur, 'një plaçkitës i pamëshirë i pasurive publike dhe buxhetit të shqiptarëve'.
"Miq, i dini vet, nuk do të bëj historikun e këtyre viteve që shkuan, por një gjë ishte e sigurtë, që u bë gjithçka që të na fusnin 5 pashë nën tokë. Po pse, çfarë po bënim? Ne, çdo ditë, po denonconim një regjim që vidhte qytetarët, i cili bashkëpunonte me bandat, me vrasësit, serial killerat, kartelet e drogës. I cili përbënte rrezik jo vetëm për shqiptarët. Po denonconim një regjim, i cili pasuritë përrallore të kësaj toke dhe këtij vendi i shndërroi në një mallkim për qytetarët shqiptarë. Një regjim, i cili vendosi taksat më të mëdha ndaj qytetarëve dhe bëri që fëmijët e tyre për të mos menduar të ndërtojnë në Shqipëri të ardhmen, por të marrin rrugët e Europës, masivisht. Këtë po bënim ne.
Pra ne, po mbronim vlera, të cilat janë të përbashkëta për të gjithë njerëzit e lirë. Megjithatë, ne përjetuam një kalvar, por prapë ADN-ja jonë, geni ynë të pamposhtur, nuk u mposhtëm nga asgjë. Jo! Sepse mbronim të vërteta. Nuk ishte problemi të mbronim një person, por mbronim të vërtetat dhe kjo është një meritë e jashtëzakoshme e juaja. Ju mbrojtët opozitën, ju mbrojtët pluralizmin, ju mbrojtët gjërat më të çmuara që ka një komb, vend, familje. Por, pavarësisht nga këto rrethana, ne ia dolëm. Së pari, nga partia më e izoluar në botë, as Partia Komuniste e Kinës, ose e Koresë së Veriut nuk ka qenë më e izoluar se sa PD, parti e vlerave. Sot jemi partia më e mbështetur. U firmosën në 14 muaj, nga tetori i vitit 2024, në 5 dhjetor të vitit 2025 7 rezoluta, nga të gjitha partitë simotra në Europë dhe në botë, të cilat sanksionojnë pa përjashtim mbështetje të jashtëzakonshme për PD.
Vlerësimin maksial për qëndresën e saj epike. Denoncoi narkoregjimin e Edi Ramës, denoncoi farsën e tij elektorale, shtypjen e pluralizmit nga Edi Rama, plaçkitjen që ajo iu bën qytetarëve, narkoshtetin e Edi Rama. Pra miq, kjo u bë e mundur vetëm në saj të genit të pamposhtur të demokratëve. ADN-ja jonë, është ADN-ja e njerëzve të pamposhtur. Ndaj dhe unë, kam bindjen më të madhe se, demokratët e pamposhtur, njëlloj siç arkivuan të këqijat më të mëdha të këtij kombi, nga vitet 1990 e gjer sot, do të arkivojnë të keqen më të madhe pas Enver Hoxhës, regjimin e Edi Ramës me të gjithë anekset e tij. Miq, sot jemi në fushë, jemi në betejë, por sot ne dalim në fushë, dalim në betejë, pasi iu kemi faktuar shqiptarëve dhe botës se ky armik, ky nuk na lejon të votojmë, ky përdor paratë tona për të rrëmbyer votat tona, ky përdor krimin për të rrëmbyer votën dhe votën e shndërron në krim. Se ky armik qeveris me bandat, qeveris me krimin. Se ky është një plaçkitës i pamëshirë i pasurive publike dhe buxhetit të shqiptarëve.", tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se, secili nga ne, ka firmosur një akt madhor kund kapjes të opozit&e...
Ervin Salianji LEZHË- Ish-deputeti Ervin Salianji ka komentuar deklaratat e kryedemokratit Sali Berisha, i cili ka thënë se Salianji ë...
Ervin Salianji LEZHË- Ish-deputeti Ervin Salianji tha se, nuk do të krijojë një forcë tjetër politike dhe se Partia Demokrat...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se, se demokratët kanë dëshmuar në mënyr&eum...
Ervin Salianji LEZHË- Ish-deputeti, Ervin Salianji iu drejtua kolegëve të tij duke u shprehur se, njerëzit e trembur nga humbja e...
Ervin Salianji LEZHË- Ish-deputeti Ervin Salianji theksoi se Lezha po jep një mesazh të qartë për vazhdimin deri në fu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se, jemi në agune vërtetë të një transformimi t&...
Foto ilustruese KOSOVË- Në pothuajse gjysmën e vendvotimeve që supozohet t’i nënshtrohen procesit të rinumëri...
Foto ilustruse TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka lajmëruar takimin e tij me struktuarat e PD në qytetin e L...
Foto ilustruse TIRANË- Partia e Lirisë ka kritikuar politikat e qeverisë në fushën e arsimit. Përmes një...