19 Tetor 2023, 10:50
Nga A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha së bashku me disa prej deputetëve të opozitës ka vendosur të qëndrojë në sallën e Kuvendit, edhe pse në errësirë. Ai ka deklaruar se kjo është dita e parë e betejës së opozitës.
FJALA E BERISHËS:
Siç e shihni, si një grup gangsterësh dhe jo parlamentarësh, fikën dritat dhe u larguan.Por natyrisht me këtë akt dëshmuan edhe njëherë se çfarë përfaqësojnë. Në parlament ju garantoj se do të zhvillohet një nga betejat më të fuqishme në historinë e demokracisë shqiptare, e cila sot është një fiktivitet.
Kurrë në 32 vite, nuk i është caktuar përfaqësuesi i opozitës në komisionin e reformës zgjedhore. Për herë të parë, Edi Rama, në traditën më të egër të etërve të tij xhelatë, mori përsipër duke gjetur një peng, të keqpërdorë atë në mënyrë ekstreme dhe ta paraqesë si përfaqësues të opozitës në reformën elektorale, në një kohë kur ai nuk përfaqëson gjë tjetër veçse interesat e tij më të ngushta, më të dyshimta dhe më kriminale.
Kjo është dita e parë e betejës sonë, në këtë betejë e kemi detyrim ndaj jush.
Ju, me kurajën votuat kundër qeverisë. Kundër një qeverie e cila ka rekordet më të zeza në vjedhjen, varfërimin dhe mjerimin e shqiptarëve. Ka rekordet më të zeza në lidhje me krimin dhe drogën. Ka rekordet më të zeza në pasurimin e kryeministrit, ministrave dhe familjarëve të tyre me pasuritë publike dhe fondet e buxhetit të shtetit. Ka rekordet më të zeza me lidhjet me grupet e drogës nga Sinaloa e Meksikës që sot është kryekarteli i botës te grupet në Ekuador dhe në vende të tjera. ka rekordet më të zeza në liritë dhe të drejtat e qytetarëve, dhunimin masiv të votës.
sali berisha
Politike
19 Tetor 2023, 10:47
A.B
Opozita ne Kuvend
TIRANË- Deputeti Flamur Noka është shprehur se nëse mazhoranca nuk do “të digjet salla”, duhet t&eum...
Politike
19 Tetor 2023, 10:34
A.B
Ervin Salianji
TIRANË- Edhe pse Kuvendi fiku energjinë elektrike, deputetët demokratë nuk u larguan nga salla. Fjalën në folt...
Politike
19 Tetor 2023, 10:27
A.B
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe ka ironizuar kaosin e shkaktuar nga opozita në Kuvend. Për gazetarët, ai ...
Politike
19 Tetor 2023, 10:26
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zgjedhur që pas bllokimit të nisjes së seancës parlamentare në Kuvend nga ...
Politike
19 Tetor 2023, 10:24
A.B
Kuvendi
TIRANË- Seanca e sotme plenare është shtyrë, pas aksionit të opozitës për bllokimin e Kuvendit.
&ldq...
Politike
19 Tetor 2023, 10:22
A.B
Flamur Noka
TIRANË- Seanca e sotme plenare u shoqërua me tensione. Deputetët e grupimit të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit kan&e...
Politike
19 Tetor 2023, 10:12
A.B
Sali Berisha
TIRANË- “Do vazhdojmë, është fillimi i rezistencës. Fillimet e një rezistence që nuk do ndalet m...
Politike
19 Tetor 2023, 10:04
A.B
Kuvendi
TIRANË- Ka nisur me tensione seanca e sotme plenare. Deputetët e opozitës janë ulur në karriget e ministrave në ...
Politike
18 Tetor 2023, 23:09
I.A
Ambasadori japonez
ELBASAN- Videoja e mëposhtme është e ambasadorit japonez Takada Mitsuyuki, që po kërcen valle shqiptare. Me qel...
Politike
18 Tetor 2023, 22:46
I.A
Damian Gjiknuri
ELBASAN- Deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri shihet në videon e mëposhtme duke kënduar. Larg kostumit t&...