Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në mbledhjen e Partisë Demokratike, ai tha se, shqiptarët e nisën këtë vit në shumë zona të vendit, me një përmbytje të përmasave të papara ndonjëherë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se, të gjithë miqtë e Shqipërisë në Europë dhe në botë presin nga opozita shqiptare zgjidhjen e situatës dramatike në Shqipëri. Në mbledhjen e Partisë Demokratike, ai tha se, shqiptarët e nisën këtë vit në shumë zona të vendit, me një përmbytje të përmasave të papara ndonjëherë.
Sipas Berishës, shteti jo vetëm që nuk ishte në mbështetje të qytetarëve, por ishte shkaku i thellë i kësaj përmbytje në qarkun e Durrësit, por edhe në disa qarqe të tjera. Kreu i opozitës u shpreh se, në botë, emergjenca ndaj fatkeqësive natyrore ka një përparësi absolute, teksa shtoi se në ujërat që përmbytën mijëra banesa, u përmbyt gjithashtu 'morali i kalbur'i kësaj qeverie.
BERISHA: "Së pari edhe unë përzemërsisht u uroj përsëri ju të gjithë atyre që u kanë votuar ju dhe mbarë shqiptarëve një vit në lartësinë e pritshmërive më të mira që kemi. Të nderuar deputete e deputetë, ne nisim këtë vit kur të gjithë shqiptarët, të gjithë miqtë e Shqipërisë në Europë dhe në botë presin nga PD, presin nga opozita shqiptare zgjidhjen e situatës dramatike në Shqipëri.
Zgjidhjen përfundimtare të kësaj situate, e cila si në asnjë vend tjetër, një vend anëtar i NATO-s, një vend që pretendon se po ecën drejt BE, faktohet para qytetarëve të saj dhe mbarë botës një klikë e papërgjegjshme, një organizatë kriminale që vjedh ditë e natë qytetarët e saj. Një organizatë kriminale që bashkëpunon me kartelet më të rrezikshme të drogës në Europë dhe në botë.Shqiptarët e nisën këtë vit në shumë zona të vendit, nga Gjirokastra në Shkodër, por veçanërisht në Durrës dhe qarkun e Durrësit, në një përmbytje të përmasave të papara ndonjëherë.
Në një përmbytje me pasoja të rënda. Në një përmbytje në të cilën shteti jo që nuk ishte një mbështetje për qytetarët, por shteti me korrupsionin e tij të çmendur, të papërmbajtur, ishte shkaku i thellë i kësaj përmbytje të paparë ndonjëherë në qarkun e Durrësit, por edhe në disa qarqe të tjera. Në fakt, në ujërat që përmbytën mijëra e mijëra banesa, nga veriu në jugun e vendit, u përmbyt gjithashtu morali i kalbur i kësaj qeverie. Shqiptarët panë se si këta gobsekë vazhdonin ahengjet, udhëtimet, ndërkohë që ujërat shtoheshin çdo ditë në shtëpitë e tyre. Shqiptarët panë me sytë e tyre shkaqet e vërteta të kësaj drame që pësuan dhe që edhe sot janë në të.
Në çdo vend dhe çdo qeveri në botë, ndërtohet një infrastrukturë kundër përmbytjeve.
Dhe në ligjin e sigurisë kombëtare, emergjenca ndaj fatkeqësive natyrore ka një përparësi absolute. Pra, Shqipëria u dogj sa asnjëherë tjetër në historinë e saj.
Satelitët e Peleshit mbushën xhepat e Edi Ramës. Firmosja e një marrëveshje se na duhen satelitët për të parë vatrën e parë të zjarrit që të shkojmë dhe ta fikim menjëherë, ky mashtrues i paskrupullt, i pamoral, zjarret dogjën njerëz të gjallë, dogjën familje, shtëpi si asnjëherë tjetër, dhe satelitët i verboi korrupsioni."/Dosja.al
Shkëlqim Hajdari TIRANË- Kryeinspektori i Përgjithshëm Shkëlqim Hajdari ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme. M&e...
Agim Ismaili TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për tentativës së hakerimit të SPAK vitin e kaluar. M&eum...
Andis Salla GJERMANI- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ndodhet në Berlin, Gjermani, në kuadër të Forum...
Gjykata Kushtetuese TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka zbardhur të plotë vendimin e saj, lidhur me sekuestrimin e telefonave celular nga SP...
Ambasada e SHBA TIRANË- Ambasada amerikane ka reaguar ditën e sotme në lidhje me pezullimin e vizave nga DASH për Shqipërin&e...
SPAK TIRANË- Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme. Mës...
TIRANË- Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar në lidhje me pezullimin e vizave të SHBA për ...
Kryeministri Edi Rama përdori të mërkurën një koment të gazetares Klodiana Lala në profilin e saj në Facebook për...
Foto ilustruese TIRANË- Gara për emërimin e zv.drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit është hapur...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë Grupin Parlamentar të PS ditën e premte në orën 10:00, në...