11 Mars 2024, 20:20
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Rama është mallikim për qytetarët shqiptarë. Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, Berisha theksoi se Edi Rama është një hajdut, që i ka shndërruar punët publike në një mallkim qytetar. Sipas Berishës, çdo investim përdoret nga qeveria për të vjedhur dhe për të denigruar e shkatërruar vendin.
"Miqtë e mi, dje ai do deklaronte një muaj pasi u shemb rruga Korçë-Ersekë, do përgjigjej me një fjali, se ka fajin e ka kompania e ndërtimit dhe ajo do paguajë. Edi Rama i ka shndërruar punët publike nga bekime për publikun në mallkime për publikun. Dje u thoshte shqiptarëve të pyesin pak se sa kohë merr një rrugë, ndërtimi i një rruge në Gjermani apo në Angli.
I asgjësonte ata. Vetëm sa nuk u thoshte ju hani bar. Se sa merr një rrugë për të ndërtuar, shqiptarët e kanë mësuar prej kohësh. Nuk kanë nevojë të pyesin askund sepse ata kanë parë se rruga Rrëshen-Morinë është ndërtuar në më pak se dy vite.
Se rruga Ibë-Elbasan me tunele e të gjitha u ndërtua në 18 muaj. Se rruga Levan-Memaliaj u ndërtua në 24 muaj. Se rruga Orikum-Sarandë u rindërtua në 70 e sa kilometra në pak më shumë se dy vite. Se rruga Shkodër-Hani i Hotit u ndërtua në dy vite e gjysmë. Se rruga Levan-Vlorë u ndërtua në dy vite. Kurse rruga Qukës- Qafë Plloçë vazhdon ndërtimin prej 15 vitesh. Nga 75 milionë euro për 43 kilometra, gjer sot janë shpenzuar 255 milionë të vjedhura dhe vetëm të vjedhura. E tillë është rruga që iu referua Edi Rama. Edhe ajo Korçë-Ersekë, një rrugë prej 27 kilometrash, vazhdon ndërtimin prej 13 vitesh. I ndërrohet gjurma dhe arrin të gjashtëfishohet çmimi. Pra, ky hajdut ka shndërruar punët publike në një mallkim për qytetarët, të cilat përdoren për t’i vjedhur dhe rrjepur, për t’i varfëruar dhe denigruar, për të shkatërruar vendin," tha Berisha.
sali berisha edi rama
Politike
11 Mars 2024, 20:05
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se ka vendosur një censurë të plo...
Politike
11 Mars 2024, 19:29
I.A
Edi Rama
DIBËR- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një takim ditën e sotme Organizatat Socialiste 1140 Peshkopi dhe 0990 Klos. Gjatë...
Politike
11 Mars 2024, 17:12
I.A
Takimi
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, u takua sot me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-së, David...
Politike
11 Mars 2024, 15:58
I.A
Belinda Balluku
MAT- Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Mat do të nisë nga puna brenda pak muajsh. Punimet për ...
Politike
11 Mars 2024, 14:38
N.F
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat të mbajtur ditën e ...
Politike
11 Mars 2024, 14:27
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Ditën e dielnë 17 Mar Partia Socialiste do të thërrasë Asamblenë Kombëtare, ku do të m...
Politike
10 Mars 2024, 19:30
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve te mbledhur poshtë p...
Politike
10 Mars 2024, 19:22
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve te mbledhur posht&eu...
Politike
10 Mars 2024, 19:10
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve te mbledhur poshtë p...
Politike
10 Mars 2024, 19:03
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve te mbledhur poshtë p...