Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
I pyetur nga gazetarët në dalje të Parlamentit, Berisha u shpreh se vrasja e Gilmando Danit e ndodhur në aeroport ishte e organizuar prej tij.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se Ergys Agasi po kërcënon prokurorët e SPAK. I pyetur nga gazetarët në dalje të Parlamentit, Berisha u shpreh se vrasja e Gilmando Danit e ndodhur në aeroport ishte e organizuar prej tij.
Më tej, Berisha u shpreh se e gjithë vëmendja politike dhe publike duhet të përqendrohet te ajo që ai e cilësoi si “grusht shteti” për të mbrojtur Ramën. Ndërsa hodhi poshtë debatet mbi pjesëmarrjen e opozitës në komisionet e posaçme, duke i quajtur përpjekje për të devijuar diskursin nga çështjet kryesore.
"Tani edhe njëherë, sot PD, sot çdo qytetar shqiptar ka në axhendë sa hap sytë gjersa bie në darkë, luftën kundër grushtit të shtetit në mburojë të Lubi Ballukut dhe Edi Ramës. Pra, çdo veprim është i paralizuar në momentin kur mbrohet një kriminele e damkosur me një kryekriminel, me një kryetar të organizatës kriminale që e ka emrin Edi Rama. Pra, edhe njëherë, unë e kuptoj se narkoqeveritarët, se Edi Rama bën gjithçka për të spostuar diskursin nga Lubia dhe vetja e tij tek komisionet, tek kjo, tek ajo, por ai me këtë nuk do realizojë dot asgjë. Ka një çështje në rendin e ditës të çdo shqiptari dhe kjo çështje është grushti i shtetit kundër shtetit, i kryer nga Edi Rama për të mbrojtur veten e tij nga vjedhjet e tmerrshme.
A e shihni ju se edhe imunitetin po e përdor për të mbuluar Agasin. A e dini ju se Agasi është sot i lirë nga kafja në kafe? A e dini ju se Agasi është organizatori i kërcënimit të prokurorëve? Në vitet 2005-2013 janë arrestuar dhe vendosur para ligjit 1500 banditë dhe kapobanda, prej tyre, disa, jo pak, kanë marrë dënime përjetë dhe janë edhe sot. Disa u lirua nga Edi Rama. Të tjerë kanë marrë dënime 25-30 vite e me radhë. Por ju jeni dëshmitarë, nuk ka pasur kërcënime të paktën prokurorë nuk kanë dalë publikisht të thonë se po na kërcënojnë. Unë besoj se kanë kërcënime sot. Nuk i shtojnë ata. Unë e kam kollaj të them se Altin Troplini gënjen, jo nuk them se gënjen.
Sepse mekanizmi i kërcënimit me jetë të tyre është mekanizmi që përdor Edi Rama nëpërmjet Ergys Agasit. E patë ekzekutimin në sheshin e pushtetit? Aeroporti është sheshi i pushtetit. Është sheshi më i mbrojtur i vendit. Aty mund të ekzekutojë vetëm policia. Askush tjetër nuk çmendet të marrë guximin të kryejë atë vrasje që e panë shqiptarët. Ajo ishte vrasje e organizuar nga Ergys Agasi. Ishte nga ato që thoshte pam, pam, pam. E dëgjuat ju. Plus pastaj e vërteta është se e tepruan kur e krahasuan me dosjen e atij tjetrit, se nuk ka ndonjë ngjashmëri të madhe. Por nuk është se galeria e Ergys Agasit, e videove dhe fotografive është nga më të turpshmet dhe në krye të këtij turpi qëndron Edi Rama," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se kryeministri Edi Rama ka bërë një 'grusht sh...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ngritur akuza të forta ndaj drejtuesit të grupit s...
Jozefina Topalli TIRANË- Deputetja demokrate Jozefina Topalli i është përgjigjur deputetit Taulant Balla, që i tha se në...
Bashkimi Evropian ka shprehur "shqetësim serioz" për dështimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë për t&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i'u drejtua Partisë Socialiste duke thënë se ata po mbrojnë Edi...
Kuvendi TIRANË- Seanca plenare në Kuvend është ndërprerë për 5 minuta për shkak të kaosit të krijuar...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar mazhorancën në Kuvend për shkelje të Kushtetut&eu...
Kuvendi TIRANË- Kuvendi është kthyer në kaos për pak çaste, pasi kryetarja e Kuvendit nuk i ka dhënë fjal&eu...
Besfort Lamallari TIRANË- Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari i është përgjigjur pyetjeve të deputetit Tedi Blu...
Tedi Blushi TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka deklaruar në Kuvend se ish-Presidenti Ilir Meta po vuan burg polit...