Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Duke folur në një deklaratë për mediat pas takimit me komisionin e Venecias, Berisha akuzoi SPAK-un, se nuk po hetojnë si duhet krimet zgjedhore dhe po mbrojnë qeverinë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te klauzolat për anulimin e zgjedhjeve, që sipas kryedemokratit janë të domosdoshme. Duke folur në një deklaratë për mediat pas takimit me komisionin e Venecias, Berisha akuzoi SPAK-un, se nuk po hetojnë si duhet krimet zgjedhore dhe po mbrojnë qeverinë.
"Ajo që ne mendojmë se është e domosdoshme, klauzolat e anulimit të zgjedhjeve. I vendosi Franca, pas akuzave, të themi se s'mund të them se janë të vërteta, pas akuzave për financime të paligjshme nga një shtet i huaj i fushatës elektorale. Këshilli i Shtetit, që është si të thuash Gjykata Kushtetuese e Francës, rekomandoi gjykatësit që në raste si këto të ngjashme, të urdhërojë anulimin e zgjedhjeve. Të urdhërojë anulimin e zgjedhjeve.
Dhe kjo në republikën franceze, një vend që ka mbi një shekull që zhvillon zgjedhje dhe që zgjedh presidentet dhe parlamentin e tij, një vend që në tërësi ka pasur dhe ka traditë demokratike të konsoliduar, por ja që i ndodhi, dhe pikërisht kjo, për këtë arsye, Këshilli i Shtetit, organi kushtetues, organi që zëvendëson Gjykatën Kushtetuese në një farë mënyre, ka dhënë opinionin që duhet të shkohet drejt anulimit të zgjedhjeve.
Tani, imagjinoni ju këtu.
A mund të imagjinoni ju Altin Troplinin të urdhërojë anulim zgjedhjesh për Edi Ramën? Këta janë të lidhur në krime. Këta janë zinxhir. Dhe ndaj dhe shkojnë, 43 ankesa, penalizon vetëm në një rast. E kuptoni ju? Domethënë, rreth 1%. Turp i madh, është e pakonceptueshme kjo, ky problem nuk ekziston kund në Evropë. Pra, është e domosdoshme të rikonsiderohet një trupë serioze që të jetë garante e ligjit elektoral dhe jo partiake, që s'pyet për ligjin elektoral," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se mbështet plotësisht rekomandimet e OSBE/ODIHR për financimin ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha tha se takimi me Komisionin e Venecias nxori në pah pabarazinë ekstreme ...
Grafit në Beograd Mesazhi “Kosova është zemra e Serbisë” është shkruar në fasadën e një ndërt...
Meta -Kryemadhi TIRANË- GJKKO ka caktuar datën 5 qershor, ora 11:00, për seancën e parë gjyqësore ndaj Ilir Metës d...
Vjosa Osmani KOSOVA- Kandidatja presidenciale e LDK-së, Vjosa Osmani ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohshm...
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se është “më e mençur” për vendin që...
Foto ilustruse Vizita e dy kongresistëve amerikanë në Ballkanin Perëndimor është hap i rëndësishëm për ri...
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku KOSOVA- Lidhja Demokratike e Kosovës ka hapur ditën e sotme fushatën elektorale për zgjedhjet e ...
Edi Rama KORÇË- Kryeministri i Shqipërisë ka deklaruar se, Partia Socialiste e ka ngjitur vendin tonë në maja ta larta pasi...
Pamje nga takimi TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, priti në një takim znj. Margaret Ceterfeld, përfaqësue...