12 Korrik 2022, 18:48
Nga I.A,F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me krerët e degëve të PD në Tiranë. Berisha komentoi protestën e 7 korrikut për të cilën tha se është bërë një punë e jashtëzakonshme. Po ashtu Beritha shtoi se më e rëndësishmja në këtë protestë, ishte dalja e opozitës së vërtetë në shesh kundër qeverisë së Edi Ramës.
"Për herë të parë pas shumë vitesh në shesh doli opozita e vërtetë. Aspekti më i rëndësishëm i të gjitha aspekteve të tjera të kësaj proteste, ishte se për herë të parë prej vitesh, në shesh doli opozita e vërtetë. Dhe nëse më pyesni ju mua se çfarë ishte më e veçanta, më e rëndësishmja, më e jashtëzakonshmja, ishte opozita e vërtetë në shesh. Kjo përbën një ogur të madh të bardhë për Shqipërinë, në rrezik, për shpëtimin e saj. Rama tentoi të vendosë nën kontroll opozitën. Armik i votës së shqiptarëve. Përpjekje më antidemokratike, më primitive, më të turpshme, u bënë që të vendosnin nën kontroll të paligjshëm opozitën shqiptare, që ta mbajnë këtë opozitë në një vegël të qeverisë. Të një njeriu i cili është armik i egër i lirisë dhe votës së shqiptarëve. Të një njeriu i cili, pasi rrëmbeu dhe shkelmoi vullnetet e shqiptarëve dhe votat e tyre, vendosi të fshijë pluralizmin nga harta politike e vendit. I them këto që ju duhet të qartësoni çdo demokrat, demokrate dhe çfarë rreziku ekzistencial për liritë e qytetarëve dhe demokracinë e Shqipërisë përbën Edi Rama. Dhe çfarë prove e madhe na pret ne. A do të vazhdojmë ne t’i lejojmë këtij zotërie të ecë në këtë mënyrë të shkelë mbi ato arritje, me aq sakrifica të shqiptarëve në këto 30 vite dhe të na kthejë në kohërat e etërve të tij? A do të pranojmë ne këtë gradualitet që na solli ne deri këtu? Gjer në këtë shkallë, se ai pasi rrëmbeu votën donte të asgjësonte pluralizmin dhe ka një vit që bën lojën e turpshme, primitive, me pseudo-opozitën," tha Berisha.
sali berisha
Politike
12 Korrik 2022, 17:50
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka zbuluar vizionin që ka për Tiranën. Gjatë një ...
Politike
12 Korrik 2022, 17:31
F.M
Ulsi Manja
TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i është përgjigjur presidentit Ilir Meta, lidhur me akuzat për skan...
Politike
12 Korrik 2022, 17:18
F.M
Dashnor Sula
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula shprehet se është i gatshëm të dalë në protesta e...
Politike
12 Korrik 2022, 16:45
F.M
Erion Veliaj
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranë Erion Veliaj ka miratuar zgjatimin e lumit Lana që nis nga pjesa e zonës ...
Politike
12 Korrik 2022, 16:15
F.M
Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka zhvilluar një takim me ambasadorin e ...
Politike
12 Korrik 2022, 16:07
e.k
Dhurata Çupi
TIRANË- Pronat e Ushtrisë nuk do të mbrohen më nga Policia Ushtarake, por vetëm nga strukturat që e ...
Politike
12 Korrik 2022, 16:13
F.M
Butrinti
TIRANË- Dekreti i presidentit për kthimin e ligjit nr. 50/2022 “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e n&...
Politike
12 Korrik 2022, 15:57
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mësohet se do të mbledhë sot krerët e degëve të ...
Politike
12 Korrik 2022, 15:33
e.k
Fatmir Xhafaj
TIRANË- Miratimi i rezolutës për Këshillin e Lartë Gjyqësor nxori në pah edhe rrymat e kundërta brend...
Politike
12 Korrik 2022, 15:13
k.m.
Monika Kryemadhi
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, reagon pas vendimit të SPAK për të ...