12 Korrik 2022, 17:31
Nga F.M
Ulsi Manja
TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i është përgjigjur presidentit Ilir Meta, lidhur me akuzat për skandalin me evazionin fiskal. Në një postim në Facebook, Manja shkruan se emrat e personave që kanë ndërruar jetë dhe janë përdorur në këtë skandal, kanë dalë nga dosjet që janë dërguar në Prokurori nga vetë hetimi tatimor. Për Presidentin Meta, Manja shkruan se atij ia prish gjumin diçka tjetër, por nuk ka preferuar të japë më tepër detaje.
“Ulëritëse është që Ilir Meta vazhdon ndot dynjanë, ndërkohë që emrat e të vdekurve me të cilët ai luan për të ulëritur, janë nxjerrë nga dosjet e çuara në prokurori prej vitesh nga hetimi tatimor! Po diçka tjetër ia prish gjumin Ilir Metës, dhe nuk ka faj i shkreti,”- shprehet ai.
Paraditen e sotme, Presidenti Ilir Meta i bën thirrje Kuvendit që të reagojë dhe të ketë një qëndrim në lidhje me skandalin e evazionit fiskal prej 189 mln eurosh. Në një dalje për mediat, Meta përmend edhe rastin e zonjës, të cilët i është përdorur firma edhe vite pas vdekjes së saj, duke e cilësuar si skandal, ndërsa shtoi se tashmë askush nuk mban përgjegjësi. Po ashtu, theksoi se kishte dijeni që paratë shkonin për krimin.
Si nisi skandali me evazionin fiskal?
Ishte kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ajo që denoncoi 24 kompani të cilat sipas saj kanë kryer miliona euro evazion fiskal përmes faturave fiktive. Kryemadhi tha se një prej kompanive që në librat e blerjes shihej se furnizohej me fruta, në librin e shitjes faturonte hekur e beton. Për të humbur gjurmët sipas Kryemadhit këto kompani shiteshin tek persona që s’kishin lidhje me to. Një prej tyre ishte edhe rasti i dy të moshuarve Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi.
ulsi manja ilir meta skandali me evazionin fiskal
Politike
12 Korrik 2022, 17:18
F.M
Dashnor Sula
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula shprehet se është i gatshëm të dalë në protesta e...
Politike
12 Korrik 2022, 16:45
F.M
Erion Veliaj
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranë Erion Veliaj ka miratuar zgjatimin e lumit Lana që nis nga pjesa e zonës ...
Politike
12 Korrik 2022, 16:15
F.M
Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka zhvilluar një takim me ambasadorin e ...
Politike
12 Korrik 2022, 16:07
e.k
Dhurata Çupi
TIRANË- Pronat e Ushtrisë nuk do të mbrohen më nga Policia Ushtarake, por vetëm nga strukturat që e ...
Politike
12 Korrik 2022, 16:13
F.M
Butrinti
TIRANË- Dekreti i presidentit për kthimin e ligjit nr. 50/2022 “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e n&...
Politike
12 Korrik 2022, 15:57
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mësohet se do të mbledhë sot krerët e degëve të ...
Politike
12 Korrik 2022, 15:33
e.k
Fatmir Xhafaj
TIRANË- Miratimi i rezolutës për Këshillin e Lartë Gjyqësor nxori në pah edhe rrymat e kundërta brend...
Politike
12 Korrik 2022, 15:13
k.m.
Monika Kryemadhi
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, reagon pas vendimit të SPAK për të ...
Politike
12 Korrik 2022, 14:45
k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti Ilir Meta i bën thirrje Kuvendit që të reagojë dhe të ketë një qëndrim në li...
Politike
12 Korrik 2022, 14:14
k.m.
Merita Hajdari
TIRANË- Ditën e sotme ka shkuar me këmbët e veta në dyert e SPAK-ut, Merita Hajdari, pasi rezulton se asaj i kan&eu...