LIVE UPDATES
Politike

Berisha me arsimtarët: Kjo qeveri ka vendosur në piedestal injorancën, sirena të frikshme alarmi

Ai shtoi se mësuesit janë ata që përveç mësimeve u mëkojnë fëmijëve dhe dashurinë për atdheun e vendin e tyre.

7 Mars 2023, 17:44 Nga F.M
Berisha me arsimtarët: Kjo qeveri ka vendosur në piedestal
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se në Shqipëri injoranca është ngritur në piedestal. Në një takim që pati me mësuesit për rastin e 7 marsit, Berisha tha se në një shoqëri nuk mund të jetë asgjë tjetër më e rëndësishme se arsimi. Ai shtoi se mësuesit janë ata që përveç mësimeve u mëkojnë fëmijëve dhe dashurinë për atdheun e vendin e tyre. Kreu i PD-së shtoi se në momentin që kjo gjë nuk nxitet, por braktiset, injoranca ngrihet në piedestal. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Faleminderit shumë Liljana! Të dashur mësuese, mësues, pedagoge, pedagogë të mbledhur për të nderuar një figurë qendrore kombëtare, për të nderuar mësuesit dhe mësuesin të cilët kanë rolin më thelbësor në formimin e këtij kombi, si një komb i dijshëm dhe i qytetëruar. Shoqëria ka shumë profesione, por profesioni i mësuesit është më i afërti, më shëmbëllyesi me atë të misionarit. Me pasionin, përkushtimin, mësuesit dhe mësueset ndriçojnë mendjet e fëmijëve tanë me dije, me edukim, qytetërim. Mëkojnë së bashku me familjen ndjenjën e dashurisë për atdheun, kombin. Në të gjithë historinë sakrificat e mësuesve shqiptarë janë të jashtëzakonshme. Kushtet në të cilat kanë ushtruar profesionin e tyre, kushtet e strehimit, jetesës, rritjes së fëmijëve, në zonat më të largëta, të thella në të 4-anët e vendit i bëjnë ata misionarë të vërtetë të dijes dhe qytetërimit. Asgjë një shoqëri dhe një komb nuk mund të ketë më të rëndësishme dhe serioze se arsimin. Asnjë profesion tjetër, një shoqëri dhe një komb nuk mund të ketë më të rëndësishëm përveç se atë të mësuesit. Zhvillimi i një sistemi arsimor që të përmbushë detyrat, misionin, ndaj shoqërisë dhe kombit, ndonëse është procesi më serioz, është njëkohësisht edhe një proces jo i thjeshtë. Është një proces që kërkon përpjekje të mëdha. E vërteta është se sot në këto 9 vite kleptokraci në këto 8 vite kakistokraci, sundimit të më të këqinjve, në këto 9 vite të varfërimit të frikshëm të qytetarëve shqiptarë, në këtko 9 vite të shkretimit si kurrë në histori me këtë shpejtësi të kombi tonë, arsimi, mësuesja, mësuesi kanë qenë nga viktimat madhore të këtij regjimi. Sot mësuesia nuk është më një profesion i preferuar dhe këto janë sirena të frikshme alarmi për një komb. Një profesion që qëndron në një piedestal si asnjë tjetër dhe këtë nuk e duan, të rinjtë nuk e pëlqejnë, sepse kjo qeveri e ka përçmuar këtë profesion, e ka denigruar këtë profesion. Kjo qeveri ka vendosur në piedestal, vulgun, injorancën. Kjo qeveri ka partizuar arsimin, arsimtarin.

sali berisha

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë