Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kryedemokrati theksoi se baxhanaku i Ramës u shpërndan shkollave kompjuterë me vlerë 10 fish më të lartë se sa shiten në magazinat e kryeqyteteve europianë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi protestën e 20 shkurtit si kryengritjen që mbrojti nderin dhe dinjitetin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Duke folur në ‘Foltoren’ para kryeministrisë, Lideri i opozitës vijoi akuzat për baxhanakun e kryeministrit Edi Rama. Kryedemokrati theksoi se baxhanaku u shpërndan shkollave kompjuterë me vlerë 10 fish më të lartë se sa shiten në magazinat e kryeqyteteve europianë.
Pjesë nga fjala e Berishë:
Shkollat, po jap vetëm një shifër. 25 mijë kompjutera kemi lënë në të gjitha shkollat e vendit, janë zhdukur pa nam dhe nishan, të vjedhur nga patronazhistët e rilindjes. Çfarë ndodh tani? Tani baxhoja i këtij, një kriminel, fiton tenderin për të prurë kompjuterët dhe i shet shkollave një kompjuter dhjetë herë më shtrenjtë se kompjuteri që shitet në magazinat e Vjenës, Parisit apo Berlinit. Dhjetë herë! Pra, kjo është organizata kriminale me të cilën ne përballemi.
Kjo është organizata kriminale, të cilën ne duhet ta hedhim në Lanë. Miqtë e mi, edhe një gjë do u them shqiptarëve, atyre që hezitojnë, që të keni frikë është normale dhe në qoftë se nuk dilni nga frika, ne do bëjmë gjithçka ta vrasim frikën se ky është misioni ynë. Por, burra dhe gra, djem dhe vajza, përveç frikës, për një njeri të ndershëm, pavarësisht nga bindjet e tij politike, pavarësisht nga bindjet e tij fetare nuk mund të ketë kurrë shkak tjetër që të mos dalësh në rrugë dhe të përballesh me këtë regjim.
Nuk mund të ketë asnjë pretekst, asnjë arsye. Nuk mund të jetë kurrë ky pëlqim apo ai mospëlqim sepse të keqe të tillë nuk ka pasur Shqipëria ndonjëherë pas Enver Hoxhës. Se kjo e keqe, e përgëzoj zotërinë që numëroi këtu rrogat dhe pensionet, e kam thënë dhe e them me dhjetëra herë, pensionet tuaja rrogat tuaja duhet të ishin rritur minimumi 3 herë. Siç faktoi që janë rritur në çdo vend tjetër.
E dëgjuat, pensioni ishte rritur 50 euro në 12 vite. Jo, në qoftë se marrim për bazë çmimin e ushqimeve të shportës, të atyre që janë më të domosdoshme, nuk është 50, por është minimumi 100 euro. Në qoftë se marrim për bazë rritjen e çmimit të ilaçeve, vetëm këto ditë, ilaçet janë rritur në stratosferë, atëherë pensioni jo që nuk është rritur, por në raport me çmimet ka pësuar rënie të madhe. Kështu janë rrogat, por jo rrogat e ministrave, jo rrogat e zyrtarëve të lartë. Ato janë rritur. Ato janë ndër më të lartat në rajon.
Ndaj dhe miq, çfarë mund t’u them sot, së pari ia dolëm me revoltën tonë, me kryengritjen tonë, ne mbrojtëm nderin e Shqipërisë, mbrojtëm nderin e shqiptarit, mbrojtëm dinjitetin e shqiptarëve, dinjitetin e Shqipërisë. Ne i thamë mbarë botës, vërtet kemi një kryeministër superhajdut, që përdor të gjithë pushtetin për të mbrojtur zëvendësen e tij hajdute, por këta nuk janë shqiptarët. Shqiptarët janë ata që mbushën rrugët dhe sheshet.
Shqiptarët janë ata që do i rrëzojnë. Nuk është aspak kureshtje, u garantoj unë ju, nuk është aspak rastësi fakti që kryengritja jonë paqësore transmetohet në mënyrë të rrufeshme në mbarë botën.Transmetohet në mënyrë të fuqishme.
Jepet me dashamirësinë më të madhe. Me komentet më pozitive. Jepet duke damkosur Edi Ramën dhe Lubi Ballukun në çdo emision, në çdo radio, në çdo televizion të Europës dhe të botës, si hajdutë që nuk dorëzohen, por mbrojnë vjedhjet që kanë bërë./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Belinda Balluku me 9 veprat e saj penale shkon në minimum 36 v...
Foto ilustruse TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha ka hvilluar ditën e sotme, foltoren e rradhës para ambienteve të Kryeministris&eu...
takimi TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato ka zbardhur diskutimet nga takimi me bashkëkryetarët e Komisionit të Ref...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur para mediave pas takimit me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Gjatë fja...
Foto ilustruse VLORA- Kryeministri i vendit, Edi Rama është larguar me helikopter, pas tre orësh qëndrimi në qytetin bregdetar t&e...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese pranoi kë...
KOSOVË- Kanë mbetur vetëm edhe dhjetë ditë nga koha kur Parlamenti i Kosovës duhet të zgjedhë presidenten ap...
Foto ilustruse TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka folur pas mbledhjes së Këshillit t&eu...
Gjykata Kushtetuese TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e deputetëve të opozitës dhe ka shfuqizuar rregulloren e ...
Anila Bisha, Ministrja Diella TIRANË- Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar kërkesën për sigurimin e padisë s...