2 Dhjetor 2022, 17:40
Nga F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partis Demokratike Sali Berisha thotë se protesta e 6 dhjetorit do të jetë mundësia për të shpëtuar dinjitetin e Shqipërisë. në takimin e tij me demokratët, Berisha tha se protestat nuk kanë asgjë negative. Ai tha se në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" do të dalin për t'ju treguar liderëve të Evropës se i korruptuar është Edi Rama dhe jo Shqipëria.
Fjala e Berishës:
Ne dalim në shesh sepse protesta si e tillë është një detyrë dhe e drejtë kushtetuese e jona. Ne dalim në shesh sepse nuk përfaqësohemi nga ai që ulet me presidentë e kryeministria të BE-së. Pavarësisht se strategjia ka përcaktuar Tiranën si qytetin e këtij samiti, nderi i Shqipërisë, i Tiranës, i yni, dinjiteti ynë kërkon që ne në datën 6 ora 12:00 të jemi në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Protestat nuk kanë asgjë negative, përkundrazi me protestën tonë ne i shpëtojmë nderin, fytyrën, dinjitetin, Shqipërisë dhe shqiptarëve. A nuk është Europa dhe bota që thotë se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë. Nuk po e themi ne, por po e thonë institucionet e besimit të mirë Europiane dhe botërore. Atëherë çfarë do të bëjmë ne që kemi mysafir dinjitarët më të lartë të Europës; do të jemi në shesh për të ju thënë se i korruptuar është Edi Rama me qeverinë e tij dhe ne jemi antikorrupsioni shqiptar. Ne nuk jemi të korruptuar, por jemi viktima të këtij korrupsioni.
sali berisha
Politike
2 Dhjetor 2022, 17:34
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se Shqipëria është Kolumbia e Evropës. Në fjalë...
Politike
2 Dhjetor 2022, 17:32
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se Samiti dhe protesta në një ditë nuk bien në kundërshti me nj&eu...
Politike
2 Dhjetor 2022, 15:37
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar prishjen e 'Prestige Resort'. Me anë të një p...
Politike
2 Dhjetor 2022, 14:51
d.a.
VATIKAN- Ishte një bisedë që zgjati rreth 35 minuta mes Papa Françeskut dhe presidentit shqiptar Bejram Begaj, i zgjedhur qer...
Politike
2 Dhjetor 2022, 14:14
a.l
Prestige Resort
DURRËS- Prezenca e OSBE në Shqipëri ka reaguar për sulmin e paligjshëm të Qeverisë dhe IKMT në Pres...
Politike
2 Dhjetor 2022, 13:18
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cilësoi marrëdhëniet me kryetarin e Partisë së Liris...
Politike
2 Dhjetor 2022, 13:14
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Protestat e opozitës nuk do zhvillohen asnjëherë në Surrel. Kështu deklaroi ditën e sotme kryetari ...
Politike
2 Dhjetor 2022, 13:07
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi ambasadorin britanik në Shqipëri, Alistair King-Smith, se...
Politike
2 Dhjetor 2022, 12:57
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha paralajmëroi protesta kundër nismës 'Open Balkan'. Në konferencën e përj...
Politike
2 Dhjetor 2022, 12:55
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha pranoi para gazetarëve se procesi i Primareve ka ecur shumë mirë. Edhe pse iu p&eu...