LIVE UPDATES
Politike

Berisha me tregtarët: U ftoj që më 11 maj të votoni këtë program sepse u garantoj se do zbatohet pikë për pikë

Kryedemokrati u shpreh më tej se fitorja e Partisë Demokratike më 11 maj do jetë fitore për biznesin e vogël dhe biznesmenët, pavarësisht bindjeve politike.

15 Prill 2025, 12:41 Nga E. D
Berisha me tregtarët: U ftoj që më 11 maj të votoni
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me bizneset e vogla në Tregun Industrial të Tiranës u ka bërë thirrje tregtarëve të vegjël që të përqafojmë programin e PD, një garanci të cilën ai tha se do ta zbatojë pikë për pikë. Lideri i opozitës gjithashtu u njoh nga afër me problematikat e tyre, duke i garantuar ata për zgjidhje të shpejtë. Kryedemokrati u shpreh më tej se fitorja e Partisë Demokratike më 11 maj do jetë fitore për biznesin e vogël dhe biznesmenët, pavarësisht bindjeve politike.

"Tani ne do bëjmë gjithçka për një hapësirë më të madhe për ju, për një jetë më të mirë, për t’u lehtësuar në mënyrë që taksat të jenë shumë më të ulëta se tani. Energjia t’u shitet me 6 lekë, kundrejt 18 lekëve që shitet sot. Çmimi për një metër katror pllaka publike të zbresë nga 1500 lekë në 120 lekë. Uji të përgjysmohet.
Tavani për taksat të rritet nga 140 mijë euro që është sot në 180 mijë euro. Nuk do ketë pensionist me pension nën 200 euro. Pra, them se është një hapësirë e re për biznesin e vogël. Prandaj dhe u ftoj që më 11 maj të votoni këtë program se u garantoj se do zbatohet pikë për pikë siç është paraqitur.

Po shtëpitë që na i kanë prishur? Shtëpitë që ua kanë prishur ju, do kompensohen qindarkë për qindarkë me çmimin e tregut. Tetë vite nuk kemi pasur kurrë sherr me qytetarët për prishjen e shtëpive sepse i kompensuar me çmimet e tregut. Ne nuk na kanë dhënë as bonus qiraje... Sepse janë zuzarë dhe sillen si zuzarë. Urime dhe fitore... Faleminderit shumë. Mbështetja juaj është e një rëndësie të jashtëzakonshme, por u garantoj se do e shndërrojmë në mbështetje të madhe për ju. Ne biznesin e vogël e kemi në epiqendër të përpjekjeve tona, për ta lehtësuar nga taksat, për të amnistuar çdo gjobë që është vendosur ndaj tij, për të pjesëtuar me tre çmimin e energjisë, për të përgjysmuar çmimin e ujit.

Çmimi i sipërfaqes publike do jetë 6 herë më i ulët. Ne besojmë se paratë në kontot tuaja janë më të vlefshme se në kontot e qeverisë në kuptimin që zgjeroni biznesin dhe punësoni më shumë. Prandaj presim mbështetjen tuaj për këtë program. Fitorja e PD do jetë fitore për biznesin e vogël, për të gjithë biznesmenët pavarësisht bindjeve që kanë. Po kësaj here duhet të bëjnë detyrën e tyre, të bëjnë të pamundurën që të bëjnë ndryshimin, të bëjnë rotacionin dhe t’i kthehemi këtij programi që është për çcdo biznes, për çdo qytetar. Doktor, Zoti u bekoftë dhe fitore... Ne do bëjmë gjithçka që puna t’u shkojë më mirë. Jam i bindur se programi ynë lehtëson, u çliron nga disa shtrëngesa që keni. Energjinë e blini 18 lekë, do e blini 6 lekë, ujin do e blini me gjysëm çmimi. Tavani për taksa do spostohet nga 140 mijë euro që është në 180 mijë euro.

Do falen të gjitha gjobat për biznesin e vogël. Po, do falen. Dhe aty ku pllakat janë publike, ato do zbresin nga 1500 në 120 metri katror dhe këtu në këtë mënyrë them se ne krijojmë një hapësirë të re për biznesin e vogël. Ju mbeten para më shumë, e zgjeroni biznesin, punësoni më shumë, ky është qëllimi ynë. Doktor Berisha, jeni njish... U përshëndes njëherë dhe kam ardhur t’u takoj, t’u shpjegoj se cili është programi ynë për biznesin e vogël. Programi ynë është lehtësimi më i madh që mund të bëjmë në mënyrë që ju t’u mbeten para më shumë, ët zgjeroni biznesin dhe të punësoni më shumë. Në çdo vend, punësues kryesor dhe gjenerator kryesor i punësimit është biznesi i vogël.

Për këtë qëllim, ne do të ulim me 3 herë çmimin e energjisë, nga 18 lekë, do shitet 6 lekë. 6 lekë e kemi pasur.
E dyta, do përgjysmojmë çmimin e ujit. E treta, do spostojmë tavanin në 140 mijë euro në 180 mijë euro për taksat. E katërta, do falim çdo gjobë që është vendosur mbi ju. Të gjitha gjobat. Pra, një restart, një fillim pa gjoba. Sipërfaqja publike, ka qenë 120 lekë, sot është 1500 lekë. Do zbresë në 120 lekë. Bashkia që me absurditet arrin të vendosë taksa gjer në 8 përqind, me ligj nuk do mund të vendosë taksë më shumë se 1 përqind të xhiros. Të gjitha këto duhet të bashkojnë demokratë, socialistë, të paparti, duhet të bashkohen për biznesin e vogël, për këtë program, në mënyrë që ne të shënojmë një fillim të ri për ju. Të bindim sa më shumë njerëz," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën