“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
Ngërç në Kuvendin e Kosovës/ Nuk kalon raporti për verifikimin e mandatave të deputetëve, opozita voton kundër
Pavarësisht që komisioni i përkohshëm që u formua në përbërje të Artan Abrashit LVV, Përparim Gruda PDK, Armend Zemaj LDK, Time Kadrijaj AAK-Nisma rekomandoi që të vazhdohet me punimet, raporti nuk kaloi.
15 Prill 2025, 12:17Nga I.A
Kuvendi
KOSOVË- Deputetët e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, nuk kanë arritur të miratojnë raportin e komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandatave të deputetëve. Pavarësisht që komisioni i përkohshëm që u formua në përbërje të Artan Abrashit LVV, Përparim Gruda PDK, Armend Zemaj LDK, Time Kadrijaj AAK-Nisma rekomandoi që të vazhdohet me punimet, raporti nuk kaloi.
Abrashi bëri të ditur se edhe në komision ky raport u kundërshtua nga partitë opozitare. Të njëjtat edhe pas hedhjes në votim të këtij raporti nga ana e kryesuesit të seances Avni Dehari, votuan kundër, ndërkaç deputetët e NISMA-s votuan pro.
“52 vota ishin për, 46 kundër dhe 11 abstenuan. Raporti i komisionit për verifikimin e mandateve të deputetëve nuk kalon”, tha Dehari.