LIVE UPDATES
Politike

Berisha me biznesin e vogël: Bashkisë do ia vëmë kufirin tek thana, nuk do guxojë të vërë taksa më shumë se 1 përqind të xhiros

Berisha tha se duke qenë se e konsideron biznesin e vogel themelor për punësimin e njerëzve, do të bëjë të mundur uljen e çmimit të energjisë deri në tre herë dhe çmimin e ujit me dy herë. 

15 Prill 2025, 12:03 Nga M.L
Berisha me biznesin e vogël: Bashkisë do ia vëmë kufirin tek
Sali Berisha

TIRANËKryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim nga afër me bizneset e vogla në Tiranë, tek Tregu Industrial. Bersha gjatë diksutimit me pronarët, ka thënë se Bashkisë do t'ia vërë 'kufirin tek thana' që të taksojë bizneset me vetëm 1% të fitimit të tyre. Berisha tha se duke qenë se e konsideron biznesin e vogël themelor për punësimin e njerëzve, do të bëjë të mundur uljen e çmimit të energjisë deri në tre herë dhe çmimin e ujit me dy herë. 

Berisha shtoi më tej se çdo gjobë që ëhtë vendosur tek bizneset e vogla dhe tek qytetarët do të amnistohet. Kryedemokrati deklaroi se në 100 ditët e para të qeverisjes se tyre do të bëjnë të mundur që problemet thelbësore të shëndetësisë, siç është blerja e aparaturave, të marrin fund.

PJESë NGA FJALIMI:

"Do bëjmë gjithçka për frymëmarrje më të madhe sepse për ne biznesi i vogël është themelor për punësimin e njerëzve. Ne besojmë se duke i shpëtuar nga ngarkesa absurde fiskale, u mbeten para më shumë, e zgjerojnë më mirë biznesin dhe punësojnë dhe të tjerë dhe familjet marrin një mirëqenie më të mirë. Do ulim çmimin e energjisë me tre herë. Çmimin e ujit me dy herë. Do rrisim tavanin pa taksa nga 140 mijë në 180 mijë euro. Pra, kemi një kuadër emergjence. Do falim të gjitha gjobat mbi ju. Ata që kanë vendosur gjoba mbi ju do ikin drejt të shkuarës sepse ju keni qëndruar me heroizëm ndaj këtij regjimi që ka menduar se si të rëndojë me taksa biznesin e vogël në interes të oligarkëve.

Prandaj kjo merr fund. Çdo gjobë e vendosur mbi biznesin e vogël do të amnistohet. Çdo gjobë mbi qytetarët do amnistohet. Do ta bëjmë të ecë më mirë sepse do ulim barrën fiskale. Bashkisë do ia vëmë kufirin tek thana, që të mos guxojë të vërë taksa më shumë se 1 përqind të xhiros, tani shkojnë në 8 përqind të xhiros dhe ato para i kthejnë në patronazhistë dhe rrush e kumbulla. I bindur të jesh se unë e mbaj fjalën... Do të përpiqemi që t’u ecë më mirë ju biznesi, sepse ky është interesi juaj, por edhe i shoqërisë. Sepse e zgjeron biznesin, punëson dikë më shumë. Ato që merr shteti në mënyrë absurde me energjinë 18 lekë kilovati, ajo do zbresë në 6 lekë kilovati.
Ujin do e përgjysmojmë.

Çka është hapësirë publike do zbresë nga 1500 lekë që është sot metri katror, do zbresë në 120 lekë sa ka qenë. Tavani pa taksa është 140 mijë euro, do shkojë në 180 mijë euro. Them se me këto i japim një frymëmarrje... Kënaqësi që jam tek ju për t’u informuar për programin tonë sepse ne besojmë se programi ekonomik i çdo force politike, i intereson çdo qytetari. Për ne, biznesi i vogël ka përparësi shumë të madhe sepse punëson më shumë se çdo biznes tjetër. Dhe punësim do të thotë rrogë, do të thotë jetesë më e mirë. Për biznesin e vogël do ulim energjinë nga 18 në 6 lekë. Do rrisim tavanin e taksave nga 140 mijë në 180 mijë euro pa taksa.

Hapësira publike do u jepet me një çmim shumë herë më të ulët. Do falim të gjitha gjobat që janë vendosur mbi ju. Çdo gjobë do falet mbi biznesin e vogël. Ndërkohë, minimumi jetik për çdo shqiptrar, për çdo pensionist me çfarëdolloj pensioni qoftë. Nuk do ketë pension nën 200 euro. Nuk do ketë njeri me ndihmë ekonomike nën 200 euro. Do bëjmë gjithçka për listën e ilaçeve. Tani po lexoja, para se të vija këtu, një analizë zyrtare të INSTAT. Tregonte se nga viti 2019 gjer në vitin 2023, shpenzimet nga xhepi për shëndetësi të qytetarëve shqiptarë janë rritur 41 përqind.

Si janë rritur? Të gjitha aparaturat që blihen me paratë tuaja, lihen pa punë që të shkojnë qytetarët tek privati. Sot analizat në çdo spital 10 ditët e fundit të muajit nuk bëhen analiza se mbaron ai fitimi që nxjerrin dhe familjarët detyrohen t’i bëjnë analizat tek privati. Shqiptarët tani paguajnë në vit 820 milionë euro nga xhepi për kujdesin e tyre shëndetësor. Merr fund! Kjo merr fund dhe ne jemi të vendosur që 100 ditët e para ta ndryshojmë këtë situatë. Kërkojmë ndihmën tuaj!'", tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen