15 Prill 2025, 12:34
Nga M.B
Jurgis Çyrbja
TIRANA- SPAK kërkon dhe 3 muaj kohë për të hetuar ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja. Prokuroria e Posaçme mësohet se pret marrjen e përgjigjeve për disa letërporosi të nisura agjencive partnere jashtë vendit. Kërkesa për shtyrje afatesh u bë në seancën e kësaj të marte, teksa avokatët e Çyrbes kërkuan kohë të njihen me kërkesën e Prokurorisë. Ndërkohë, seanca për një vendimmarrje u la për të premten e ardhshme.
Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja u arrestua në muajin tetor 2024 në Durrës, pak ditë pasi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, të cilin e mbante që nga viti 2017. SPAK bëri të ditur në një njoftim të shkurtër se urdhërarresti është lëshuar nën akuzat ‘Korrupsioni aktiv në zgjedhje’, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; ‘Përkrahja e autorit të krimit’, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe ‘Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit’, parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal”. Korrupsioni aktiv në zgjedhje parashikon dënim nga një deri në pesë vjet ndërsa neni 302/1/2 parashikon dënimin nga dy deri në shtatë vjet. Neni 295/1 parashikon dënim nga gjobë deri në pesë vjet.
Ai u zgjodh për herë të parë si deputet i Partisë Socialiste në vitin 2017 në qarkun e Durrësit. Çyrbja, një ish-drejtor hipoteke, u bë i njohur në veçanti për rastin e ish-Hotel Vollgës, një pronë në qendër të Durrësit, për të cilën, Emiljano Shullazi, i dënuar disa herë për krime të ndryshme, kishte interes. Sipas CV-së së tij, Çyrbja, 39-vjeç, ka mbaruar studimet në vitin 2010 dhe është bërë drejtor i Hipotekës së Durrësit në vitin 2013 dhe deputet në vitin 2017.
jurgis çyrbja
Politike
15 Prill 2025, 12:36
I.A
Memli Krasniqi
KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një deklaratë për media pa...
Politike
15 Prill 2025, 12:26
I.A
Fikrim Damka dhe Kurti
KOSOVË- Gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, kamerat kanë kapur një bisedë...
Politike
15 Prill 2025, 12:22
M.B
Foto nga takimi
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me bizneset e vogla në Tregun Industrial t&eum...
Politike
15 Prill 2025, 12:17
I.A
Kuvendi
KOSOVË- Deputetët e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, nuk kanë arritur të mirat...
Politike
15 Prill 2025, 12:13
E. D
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të ve...
Politike
15 Prill 2025, 12:12
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Albin Kurti ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit para betimit si deputet. Kurti ka dorëzuar dorëh...
Politike
15 Prill 2025, 12:03
M.L
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim nga afër me bizneset e vogla në Tiran&e...
Politike
15 Prill 2025, 11:59
E. D
kuvendi
KOSOVË- Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës edhe pse ishte planilikuar të fillonte në ora 10:00, ende nuk ka fi...
Politike
15 Prill 2025, 11:40
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur sot se me ardhejn e PD-së në pushtet do të...
Politike
15 Prill 2025, 11:20
I.A
Monika Kryemadhi
TIRANË- Monika Kryemadhi edhe pse e ndarw nga Ilir Meta, u ka kërkuar qytetarëve votën për tw. E ftuar n&eum...