23 Prill 2026, 10:52
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, deklaroi nga foltorja e Kuvendit se dy çështjet kryesore që preokupojnë shqiptarët janë çmimi i naftës dhe integrimi europian. Nga Kuvendi, Berisha akuzoi Edi Ramën dhe qeverinë e tij se po e mban parlamentin larg problemeve reale të qytetarëve dhe se ka dështuar në procesin e integrimit.
Berisha theksoi se integrimi europian kërkon hapa konkretë në luftën kundër korrupsionit, duke përmendur heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut dhe paraqitjen e Linda Ramës para SPAK. Lideri demokrat theksoi se çështjet që lidhen me AKSHI-n dhe zyrtarë të qeverisë janë tashmë në vëmendje ndërkombëtare.
Në lidhje me çmimin e karburanteve, Berisha krahasoi Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, duke thënë se atje nafta shitet më lirë për shkak të politikave lehtësuese, ndërsa në Shqipëri qytetarët dhe fermerët po përballen me kosto të larta.
'Të dashur qytetarë dhe qytetare, Edi Rama me vasalët e tij në këtë parlament bëjnë gjithçka që ta nxjerrin parlamentin jashtë kohë, që t’i imponojë parlamentit një axhendë e cila nuk ka asgjë të përbashkët me interesat tuaja. Sot, dy janë çështjet më themelore që u interesojnë qytetarëve shqiptarë, nafta dhe integrimi europian. Integrimin evropian ju e mbyllët, dërgoni poshtë e përpjetë të deleguar të diskredituar, të cilët jo që nuk u zgjidhin ju punë, por përkundrazi neverisin të gjithë ata që i takojnë. E bazoni në telefonata hektike të një njeriu që uroj që të mos i marrë më në telefon, që i kap dhe nuk i lëshon në telefon. Por ky nuk është procesi i integrimit. Procesi i integrimit është për momentin heqja menjëherë e imunitetit të Lubi Ballukut dhe dërgimi i saj atje ku kërkon Spaku. Është paraqitja para Skapit e Linda Ramës, arkitektes së vërtetë të kopshtit privat të Edi Ramës. Ju mund të gjeni prokurorë që fsheh dokumentet dhe e përjashton Lindën, po, por problemi është se dosja është në të gjithë Europën.
Dosja e AKSHI-t dhe e Lubisë janë dosje evropiane dhe botërore. Ju mund të hiqni kë të doni dhe të vini kë të doni, por dosjet janë aty. Ju e morët vesh çfarë deklaroi komisionerja dje. Përgëzoi Malin e Zi që filloi hartimin e traktatit dhe vazhdoi me një frazë pa cituar Shqipërinë, lufta kundër korrupsionit dhe shteti ligjor, vetëkuptohej Shqipëria, mbetet në themelet e këtij procesi. Ndaj dhe nuk ke ndërmend, por të paktën ne u themi shqiptarëve se parlamenti është jashtë problematikës tuaj. Po nafta? 150 lekë shitet në Maqedoni sepse Maqedonia mori masa të tjera pas rritjes së çmimit. Dhe kjo shitet për të gjithë qytetarët. Për fermerët shitet shumë më lirë. E keni shndërruar në një ndëshkim për shqiptarët. A mundet parlamenti të kapërcejë këtë çështje? Mos harroni një gjë se qëndrimet që mbajnë dhe u bëjnë fajtorë, jeni krim në vazhdim, jeni krim në bashkëpunim. Po, po, u garantoj unë ju. Nesër Edi Rama paditet si mashtrues publik,' tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
23 Prill 2026, 10:40
D.S
SHBA- Bashkia e Tiranës ka mirëpritur banorin e saj më të ri, ish-kryetarin e bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, ndër...
Politike
23 Prill 2026, 10:42
I.A
Pankartat
TIRANË- Opozita ka zgjedhur që në seancën e sotme plenare të vi në Kuvend me pankarta për shkak të d...
Politike
23 Prill 2026, 10:33
D.S
TIRANË- Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë sot kërkesën për liri të ish-presidentit dhe kreut të...
Politike
23 Prill 2026, 09:42
D.S
Agron Bajrami
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Agron Bajramin në postin e kryenegociatorit në dialogun teknik pë...
Politike
23 Prill 2026, 09:00
D.S
TIRANË- Sot sipas rendit të ditës, në seancën e sotme plenare janë parashikuar 6 interpelanca. Në tre prej tyre, deput...
Politike
22 Prill 2026, 20:20
D.S
Aleksandar Vuçiq
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në NAT...
Politike
22 Prill 2026, 19:19
E.d
Edi Rama
GREQI- Kryeministri Rama i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit tha se Shqipëria hapi dyer për mij&...
Politike
22 Prill 2026, 19:15
E.d
Edi Rama
GREQI- Kryeministri Rama tha se çështja Beleri krijoi disa vështirësi në marrëdhënien mes dy vendev...
Politike
22 Prill 2026, 19:12
D.S
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sqaruar deklaratën e tij gjatë një samiti kur i tha një gazetari grek se “ju mendon...
Politike
22 Prill 2026, 19:09
E.d
Edi Rama
GREQI- Kryeministri, Edi Rama foli për çështjen e pronave, për të cilën tha se është në v...