LIVE UPDATES
Politike

“Kemi histori mikpritjeje që duam ta ruajmë dhe ta ushqejmë”, Rama: Hapëm dyert për disa mijëra afganë që në Evropë askush nuk i donte, u kemi shpëtuar jetën

. Në një bisedë me Alexis Papahelas, kryeredaktor i gazetës Kathimerini, Rama u shpreh se në fund të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria kishte më shumë hebrenj se para fillimit të luftës.

22 Prill 2026, 19:19 Nga E.d
“Kemi histori mikpritjeje që duam ta ruajmë dhe ta
Edi Rama

GREQI- Kryeministri Rama i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit tha se Shqipëria hapi dyer për mijëra afganë, kur akush në Evropë nuk i donte. Në një bisedë me Alexis Papahelas, kryeredaktor i gazetës Kathimerini, Rama u shpreh se në fund të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria kishte më shumë hebrenj se para fillimit të luftës.

Rama theksoi traditën e mikpritjes së shqiptarëve, duke shtuar se Shqipëria ka mbrojtur 25 mijë italianë, kur Italia kapitulloi.

Edi Rama: Ne kemi një histori dhe duhet t’i kthehemi historisë. Kemi një histori mikpritjeje që duam ta ruajmë dhe ta ushqejmë. Siç duhet ta dini, Shqipëria është i vetmi vend në Evropë dhe, për këtë arsye, jemi unikë, që në fund të Luftës së Dytë Botërore kishte më shumë hebrenj se sa përpara se të niste kjo luftë. Nuk ka shifra apo të dhëna për asnjë hebre të dorëzuar te nazistët.

Ne kemi mbrojtur edhe 25 mijë italianë, pjesë e ushtrisë pushtuese, kur Italia kapitulloi; i mbrojtëm nga nazistët. Pranuam afganë pas largimit nga Kabuli në një situatë të vështirë dhe të turpshme. Hapëm dyert për disa mijëra afganë që në Evropë askush nuk i donte.

Sa për iranianët, na u kërkua të konsideronim strehimin e tyre jo për ta përdorur Shqipërinë si platformë për opozitë politike, por për arsye humanitare. Ne thamë po, mund të vijnë. I kemi aty prej disa vitesh dhe u kemi shpëtuar jetën. Mendoj se do të ketë një konsideratë për ta parë Shqipërinë si një vend të veçantë, sidomos kur rrëfejmë gjithë këto histori të shpëtimit të jetëve njerëzore./Dosja.al

edi rama takim greqi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës