Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
PIK Durrës mbetet porta kryesore hyrëse e mallrave në vend, duke përpunuar rreth 43-47% të importeve totale, përfshirë edhe mallrat në tranzit drejt Kosovës, çka e bën këtë pikë një nyje strategjike për kontrollin ushqimor.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, zhvilluan një inspektim në Pikën e Inspektimit Kufitar (PIK) në Portin e Durrësit, në kuadër të forcimit të kontrollit dhe garantimit të sigurisë ushqimore për produktet që hyjnë në Shqipëri. Në këtë inspektim ishte e pranishme edhe Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Blerina Gjylameti.
PIK Durrës mbetet porta kryesore hyrëse e mallrave në vend, duke përpunuar rreth 43-47% të importeve totale, përfshirë edhe mallrat në tranzit drejt Kosovës, çka e bën këtë pikë një nyje strategjike për kontrollin ushqimor. Gjatë inspektimit, Ministri Salla theksoi rëndësinë e këtij porti në sistemin e kontrollit të produkteve ushqimore.
“Porti i Durrësit është një nga pikat ku kalon 43 - 47% e produkteve që importohen në Shqipëri, përfshirë edhe tranzitin drejt Kosovës, ndaj është thelbësore që këtu të garantohet kontrolli i plotë i produkteve,” u shpreh ai.
Ai bëri të ditur se është në proces modernizimi i një rrjeti prej pesë Pikash të Inspektimit Kufitar në Durrës, Vlorë, Kapshticë, Kakavijë dhe Qafë Thanë, me qëllim mbulimin e hyrjeve kryesore të mallrave në vend.
“Po ndërtojmë pesë pika për të garantuar analizat e duhura dhe kontrollin e çdo produkti, në mënyrë që asnjë ngarkesë të mos hyjë në territor pa kaluar në filtrat e sigurisë ushqimore,” theksoi Ministri Salla.
Sipas tij, këto investime synojnë të rrisin standardet e kontrollit dhe të garantojnë cilësinë e produkteve si në import ashtu edhe në eksport, duke forcuar rolin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe koordinimin me institucionet e tjera. Ai nënvizoi gjithashtu se Porti i Durrësit do të mbetet një pikë kyçe kontrolli edhe pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, si port hyrës për mallrat nga vendet e treta.
Investimet e realizuara në PIK Durrës, përfshirë mbështetjen nga projekti SAFIAL dhe Banka Botërore, kanë përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën dhe kapacitetet e kontrollit, duke mundësuar ambiente moderne për inspektorët, magazina të pajisura me kushte frigoriferike dhe pajisje për analizimin paraprak të produkteve gjatë kontrollit fizik. Paralelisht, investimet në laboratorët e AKU-së kanë rritur kapacitetet analitike dhe gamën e analizave, duke mundësuar akreditimin e tyre sipas standardeve ndërkombëtare.
Procedurat në PIK parashikojnë kontroll të plotë të çdo ngarkese përpara hyrjes në treg, përmes verifikimit të dokumentacionit, identitetit dhe kontrollit fizik, si dhe kontrolleve fitosanitare për produktet bimore. Marrja e mostrave kryhet mbi bazë risku, ndërsa importuesit janë të detyruar të njoftojnë paraprakisht ngarkesat të paktën 24 orë përpara mbërritjes. Nga ana e tij, Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për garantimin e sigurisë ushqimore./Dosja.al
Enea Karakaçi TIRANË- Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka zhvilluar ditën e sotme një inspek...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar të mërkurën se Kosova do të detyrohet të m...
Rama- Mitsotakis GREQI- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, iu drejtua atij me një batut&eum...
Foto nga takimi GREQI- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar një takim me kyeministri grek, Kyriakos Mitsotakis në Athinë. Gjatë...
KOSOVË- Telashet e proceseve zgjedhore të vitit të shkuar në Kosovë nuk do të mund të gjejnë zgjidhje sivjet, nës...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar, &...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamenta...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për ecurinë e procesit të integrimit europian t&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita do të nisë menjëherë përgatitjet p&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se vendi ndodhet në një moment vendimtar dhe se reagimi qytetar ...