LIVE UPDATES
Politike

Berisha në Fier: Shpallim solemnisht sot se në Shqipëri në 100 ditët e para do të ketë zero varfëri ekstreme

Ai shtoi projekti i PD-së nis jetën e tij me mbrojtjen e vlerave themelore të individit, të familjes, të shoqërisë. 

23 Prill 2025, 20:31 Nga M.B
Berisha në Fier: Shpallim solemnisht sot se në Shqipëri në
Sali Berisha

FIER- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim elektoral në Fier. Berisha tha se në rast se PD vjen në pushtet, Shqipëri në 100 ditët e para do të ketë zero varfëri ekstreme. Ai shtoi projekti i PD-së nis jetën e tij me mbrojtjen e vlerave themelore të individit, të familjes, të shoqërisë.

Berisha tha se besojnë se dinjiteti i njeriut është vlera e të gjitha vlerave, për të cilën janë të gatshëm të bëjnë çdo sakrificë, të paguajnë çdo çmim në mënyrë që çdo shqiptar të trajtohet me dinjitet, me dinjitet, me dinjitet. 

Ai tha se personat me pagë të ulët, pensionistët, do t’i marrin ushqimet 20 përqind më lirë se të tjerët. Sipas tij, e gjithë TVSH-ja e blerjeve të tyre do u rikthehet dhe në një vit arrin 450 euro, arrin rreth dy-tre pensione, arrin rreth një rrogë minimale. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur qytetare dhe qytetarë të Fierit, Lushnjes, Mallakastrës, Patosit, Roskovecit. Të dashur myzeqare dhe myzeqarë, mallakastriote dhe mallakastriotë, kosovare dhe kosovarë, labe dhe lebër, mirënjohje të pakufishme, nderimin më të madh për mesazhin tuaj që përcillni në qarkun e Fierit dhe mbarë Shqipërisë, mesazhin e fitores, mesazhin e triumfit, mesazhin e ndarjes së Shqipërisë dhe shqiptarëve nga një e keqe e madhe dhe e pamerituar që ata përjetuan këto 12 vite. I dashur zoti Gazment Bardhi, udhëheqës politik i qarkut të Fierit. Kryetarë të degëve të PD të këtij qarku, përfaqësues të shkëlqyer të qytetarëve të Fierit, Lushnjes, Mallakastrës, Patosit, Roskovecit në parlamentin e ardhshëm, krenaria e qytetarëve të këtij qarku, krenaria e shqiptarëve kudo që janë.

Një përshëndetje të përzemërt kam për të gjithë bijtë dhe bijat e Fierit, Lushnjes, Mallakastrës, Patosit dhe Roskovecit kudo që ndodhen sonte, në Shqipëri dhe diasporë. Të dashur miq, sot në mbarë vendin, entuziazmi, energjia, optimizmi i popullit opozitar tek fitorja ka bërë që era e demokracisë të fryjë në të katër anët e këtij vendi të bekuar. Unë jam sot para jush për të paraqitur së bashku me përfaqësuesit tuaj të ardhshëm projektin tonë për Fierin madhështor, Lushnjen madhështore, Mallakastrën madhështore, Patosin madhështor, Roskovecin madhështor. Unë vij tek ju si përfaqësues i koalicionit më të madh opozitar të krijuar që nga vitet ’90 gjer sot. Por vij gjithashtu me projektin më të mirë, me projektin që krijon mundësi të re për çdo shqiptare dhe shqiptar, për çdo të ri dhe të re, për çdo burrë dhe grua, për çdo fermer dhe punëtor, për çdo biznesmen, për mbarë qytetarët shqiptarë.

Projekti ynë nis jetën e tij me mbrojtjen e vlerave themelore të individit, të familjes, të shoqërisë. Ne besojmë se dinjiteti i njeriut, se dinjiteti njerëzor është vlera e të gjitha vlerave, për të cilën jemi të gatshëm të bëjmë çdo sakrificë, të paguajmë çdo çmim në mënyrë që çdo shqiptar të trajtohet me dinjitet, me dinjitet, me dinjitet. Këto 12 vite, ata që e etiketuan veten si rilindas, ata zhytën në mjerim, në skamje të skajshme, ata detyruan të qajnë me lot të ftohtë mjerimi qindra e mijëra burra dhe gra, të moshuar, që sot paguhen me një pension më të pakët se sa paguan gjermani një qen shtëpie apo një mace shtëpie. Jo, kurrë më kjo nuk pranohet. Ndaj dhe ne shpallim solemnisht se në Shqipëri në 100 ditët e para do ketë zero varfëri ekstreme. Mjerimin do e përjashtojmë nga Shqipëria. 

Miqtë e mi, nuk ka dhe nuk do ketë pensionist me cilindo lloj pensioni, të pjesshëm, të plotë, etj, që do marrë më pak se 200 euro në muaj. Nuk ka dhe nuk do ketë të papunë, me ndihmë ekonomike, studentë me bursë, jetimë në familje që do marrë më pak se 200 euro. Nuk do ketë më shqiptar që do numërojë kafshatën. Nuk do ketë më shqiptar që nuk do mund të blejë ilaçet e tyre. Jo dhe jo. Lista e republikës italiane për ilaçet e rimbursueshme do jetë lista juaj, lista e Shqipërisë. E thashë dhe e them se ne do e fillojmë nga dinjiteti njerëzor. Por nuk e lëndon asgjë më shumë dinjitetin se sa skamja që të detyron të numërosh kafshatën. 

Nuk e lëndon asgjë më shumë shpirtin e njeriut dhe dinjitetin se sa sofra që nuk të lejon të ushqesh fëmijët e tu. Ndaj dhe kjo merr fund. Dhe jo vetëm kaq. Rrogat minimale do të jenë brenda 3 muajve 500 euro. Asnjë rrogë më pak. Ushqimet rrogëulëtit, pensionistët, do t’i marrin 20 përqind më lirë se të tjerët. E gjithë TVSH-ja e blerjeve të tyre do u rikthehet dhe në një vit arrin 450 euro, arrin rreth dy-tre pensione, arrin rreth një rrogë minimale. Pra miq, me këtë projekt ne u krijojmë një mundësi atyre që shkrinë jetën e tyre në ndërtimin e kësaj Shqipërie e kemi sot, të jetojnë me dinjitet. Të mos presin ilaçet e tyre nga njerëzit e tyre jashtë, por t’i marrin këtu pa lekë, dhe t’i marrin të njëjtën cilësi.

sali berisha

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë