LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Në forumin e IDU-së, PD gjeti mbështetjen më të madhe për qëndresën tonë ndaj narkoregjimit

Gjatë fjalës së tij në foltoren e mbajtur në Dibër, Berisha tha se në këtë forum, i cili mbledh partitë e qendrës së djathtë dhe të djathta nga e gjithë bota dhe ku frymëzohet nga Partia Republikane e SHBA-së, Partia Demokratike ka marrë mirëkuptim dhe mbështetje për qëndrimin e saj politik në Shqipëri.

3 Maj 2026, 11:31 Nga I.A
Berisha: Në forumin e IDU-së, PD gjeti mbështetjen më
Sali Berisha

DIBËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se opozita shqiptare ka gjetur mbështetje të gjerë ndërkombëtare për qëndrimet e saj, duke iu referuar pjesëmarrjes në forumin e Bashkimit Ndërkombëtar të Demokracisë (IDU) në Zagreb. Gjatë fjalës së tij në foltoren e mbajtur në Dibër, Berisha tha se në këtë forum, i cili mbledh partitë e qendrës së djathtë dhe të djathta nga e gjithë bota dhe ku frymëzohet nga Partia Republikane e SHBA-së, Partia Demokratike ka marrë mirëkuptim dhe mbështetje për qëndrimin e saj politik në Shqipëri.

Berisha e cilësoi situatën në vend si të vështirë për opozitën, ku tregoj se zgjedhjet nuk janë të lira dhe se vendi ndodhet nën ndikimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit qeveritar. Berisha deklaroi se qeveria aktuale vepron si një strukturë kriminale që varfëron qytetarët dhe nxit largimin masiv të shqiptarëve nga vendi.

"Mirëdita dhe përshëndetjet më të përzemërta ju, demokratë e demokratë, qytetarë e qytetare të Dibrës në këtë sallë, dibranëve dhe dibranëve kudo që ndodhen sot në këtë rreth, në Shqipëri dhe në botë. Një përshëndetje të përzemërt deputetit Xhelal Mziu, kryetarit të Partisë Demokratike, Jeton Kaloshi, deputetëve të qarkut të Dibrës dhe të gjithë ju miqtë e mi. Vij sot tek ju, pas një udhëtimi në Zagreb, ku mora pjesë në forumin e Bashkimit Ndërkombëtar të Demokracisë, forumi më i rëndësishëm politik i partive politike të qendrës së djathtë dhe të djathta në botë, i cili drejtohet apo ka si frymëzues dhe drejtim kryesor Partinë Republikane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne si opozitë, misionin tonë në Shqipëri e kemi të vështirë. E kemi të vështirë sepse aty ne ishim nga të paktët përfaqësues të një force politike në një vend në të cilin nuk bëhen zgjedhje, por farsë zgjedhore.

Në një vend në të cilin kartelet e drogës bëjnë ligjin dhe vendosin ministrat dhe çdo gjë. Në një vend në të cilin qeveritarët, kryeministri dhe qeveritarët e tij sillen si anëtarë të një organizate kriminale, vjedhin ditë e natë pa ndërprerje shqiptarët, i varfërojnë, i mjerojnë, e bëjnë Shqipërinë një vend të pajetueshëm dhe i detyrojnë të largohen nga Shqipëria. Por duhet t'ju them këtu se në atë forum, Partia Demokratike ka patur, gjetur, ka gjetur dhe gjeti mirëkuptimin dhe mbështetjen më të madhe. Dhe kjo mbështetje, ky mirëkuptim është i një rëndësie të jashtëzakonshme për qëndresën tonë. Është i një rëndësie të jashtëzakonshme dhe për misionin tonë. Misioni ynë është të themi të vërtetën shqiptarëve dhe miqve të shqiptarëve kudo në botë, pavarësisht nga çmimi, pavarësisht nga kostoja, të mbrojmë shqiptarët, të mbrojmë interesat e qytetarëve shqiptarë, të mbrojmë interesat e Shqipërisë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale