Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Duke folur në ‘Foltoren’ e organizuar në degën 11 të PD në Laprakë, Berisha tha se në qoftë se në diktaturë kishim një Zëri i Popullit që mashtronte shqiptarët, sot janë dhjetëra të tilla.
LAPRAKË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke theksuar se kanë vjedhur shqiptarët gjatë këtyre 13 viteve në pushtet dhe paratë e tyre i kanë shndërruar në hotele dhe vila. Duke folur në ‘Foltoren’ e organizuar në degën 11 të PD në Laprakë, Berisha tha se në qoftë se në diktaturë kishim një Zëri i Popullit që mashtronte shqiptarët, sot janë dhjetëra të tilla.
Kryedemokrati tha ndër të tjera se fletushka, portale, televizione mashtrojnë nga mëngjesi gjer në darkë qytetarët shqiptarë, ku sipas tij, glorifikojnë të keqen dhe fshehin të vërtetat.
"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta për ju, demokratët dhe demokratët e Laprakës, për të gjithë banorët e kësaj zone, për të gjithë qytetarët e Tiranës dhe mbarë shqiptarët. Dhe një mirënjohje të madhe për ju, për të gjithë mbështetjen e guximshme që i keni dhënë dhe i jepni Partisë Demokratike. I dashur zoti kryetar, të dashur Belind dhe Klevis, të dashur drejtues të degës së Partisë Demokratike të Laprakës.
Të dashur miq, ne hyjmë këtë janar në vitin e 13 të opozitës, në vitin e 13 të përballjes me një regjim në radhë të parë antishqiptar. Me një regjim që sa asnjë regjim tjetër në tërë historinë kombëtare, pakësoi në 10 vite shqiptarët më shumë se çdo epidemi, nga mortaja e zezë në vitet 1300, më shumë se çdo luftë, më shumë se çdo pushtim. Dhe për të gjithë ne, njerëz patriotë, njerëz atdhetarë, kjo është goditja më e rëndë, më e tmerrshme që ka marrë Shqipëria dhe kombi shqiptar.
Në 10 vite, përzuri nga Shqipëria me politikat që ndoqi, 1 milion e 99.000 shqiptarë vetëm në zonën e Shengenit. Pa llogaritur qindra mijëra të tjerë në Shtetet e Bashkuara, Kanada, vendet e Amerikës Latine, vendet e Lindjes së Mesme dhe kudo tjetër. Së dyti, ne u përballëm këto 13 vite, me një regjim i cili plaçkiti më shumë se çdo regjim tjetër në histori, shqiptarët. Në rast se diktatori mizor, paranojak, Enver Hoxha paratë dhe djersën e shqiptarëve e shndërroi në bunker dhe tunele, këta qeveritarë djersën, mundin, paratë tuaja e shndërruan në parajsë, e shndërruan në konto miliona, qindra milionëshe.
E shndërruan në vila, në hotele, e shndërruan në pasuri të pamasë. Nuk ka regjim më mizor se ai që kaluam në diktaturë, por ju them ju këtu me bindjen më të thellë, me sinqeritetin më të madh, se e gjithë Byroja Politike e Enver Hoxhës në 45 vite nuk ka vjedhur, s'të marrësh bashku, sa ç'kanë vjedhur tre drejtorët e Bashkisë së Tiranës, ndër të tjera, ndërtojnë hotelin 20 katësh në plazh që shkon të paktën 70 milionë euro.
Ua dhashë këtë shembull për të realizuar se çfarë regjimi ishte ky regjim. U përballët 13 vite me një regjim që në mënyrë të vendosur shkatërroi një nga një vlerat e sapo krijuara në këtë sistem demokratik. Vlerat e një shoqërie të lirë, të cilat duhet të konsolidoheshin. Në qoftë se në diktaturë ne kishim një Zëri i Popullit që mashtronte shqiptarët, sot janë dhjetëra të tilla. Fletushka, portale, televizione që ju mashtrojnë nga mëngjesi gjer në darkë qytetarët shqiptarë. Glorifikojnë të keqen, fshehin të vërtetat," tha Berisha./Dosja.al
pamje nga protesta TIRANË- Lëvizja “Shqipëria Bëhet” mban sot protestën e radhës në Bulevardin para Kryemin...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se është ftuar nga presidenti amerikan Donald Trump për tu bërë...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke folur për arrestimin e tij, tha se për të kuptuar ...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se reforma në drejtësi gjatë këtyre 10 vitev...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet se vetëm guximi qytetar mund ta nxjerrë Shqipërin&e...
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ndaj akuzave të kreut të Partisë Demokrat...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha ka bërë thirrje publike për mobilizim qytetar, duke ftuar çdo shqip...
Edi Rama GOLEM- Kryeministri Edi Rama ka krijuar sot një grup pune për bashkërendimin qeveri-pushtet vendor. Gjatë takimit me...
Edi Rama GOLEM- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se mjedisi dhe siguria ushqimore janë dy nga sfidat më komplekse të anëtarë...
TIRANË- Kreu i PD Sali Berisha akuzoi qeverinë për shpërdorim dhe vjedhje masive të fondeve publike gjatë 12 viteve të fund...