LIVE UPDATES
Politike

Meta: Tarallakëve që duan të ma bëjnë “malore” paraburgimin ju kujtoj që unë në mal kam lindur

Meta tha se të gjithë të paraburgosurit e tjerë dalin dy herë jashtë në ditë, ndërsa ai është i vetmi që del vetëm një herë.

17 Janar 2026, 16:17 Nga E. D
Meta: Tarallakëve që duan të ma bëjnë
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke folur për arrestimin e tij, tha se për të kuptuar kriminalizimin e drejtësisë dhe policisë nga Edi Rama duhet krahasuar rrëmbimi tij banditesk dhe arrestimi që iu bë ish-Presidentit Sarkozi.

Në një intervistë për Syri.Net, Meta tha se të gjithë të paraburgosurit e tjerë dalin dy herë jashtë në ditë, ndërsa ai është i vetmi që del vetëm një herë. Meta tha gjithashtu se të gjithë tarallakët që janë në garë për t'i bërë sa më “malore” paraburgimin dhe këtë proces absurd i falenderon pasi ai në mal ka lindur dhe nuk ka lënë mal pa ngjitur.

Pjesë nga intervista: 

Ju jeni prej 15 muajsh në qeli, si ndiheni dhe cila është perspektiva e procesit gjyqësor ndaj jush?

Çfarë t’ju lodh më shumë me të gjithë farsën gjyqësore kundër meje? Shikoni rrëmbimin tim banditesk dhe arrestimin që iu bë ish-Presidentit Sarkozi për të kuptuar kriminalizimin e drejtësisë dhe policisë nga Edi Rama. Edhe ne kemi të njëjtat ligje si Franca sepse Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut që mbizotëron mbi ligjet vendase është e njëjta edhe për Francën edhe për Shqipërinë.

Por po nuk “u pëlqeu” Franca le të kalojmë te krahasimi me Rusinë se si u arrestua Navalny në aeroport e madje u lejua të fliste me gazetarët.
Pastaj po të kalojmë te standardet e paraburgimit, Rusia na lë shumë pas.
Klikoni dhe do gjeni intervista të Navalny dhe Khodorkovsky dhënë për mediat nga burgjet.

Ndërsa këtu kërkesat e gazetarëve për intervista nuk marrin kurrë përgjigje.
Madje pse iu përgjigja tre pyetjeve të një gazetareje nga telefoni i burgut jam dënuar me izolim ekstrem. Të gjithë të paraburgosurit e tjerë dalin dy herë jashtë në ditë, ndërsa unë jam i vetmi që dal vetëm një herë. Por kjo nuk më nervozon aspak por veçse me forcon kujtesën për të kaluarën dhe më ndihmon për të shtuar largpamësinë për të ardhmen.

Ne mezi presim përfundimin e seancës paraprake që është zvarritur deri tani jo për shkakun tim dhe avokatëve të mi. Kam qenë dhe do jem vetë në çdo seancë sepse gjykimi në themel jo vetëm do të jetë i hapur për mediat, por edhe ne nuk do kemi asnjë pengesë ligjore për të bërë publike çdo manipulim dhe falsifikim që është bërë gjatë këtij procesi, që nga fillimi i hetimit para 8 viteve dhe deri sot.

Të gjithë tarallakët që janë në garë për të ma bërë mua sa më “malore” paraburgimin dhe këtë proces absurd i falenderoj pasi unë në mal kam lindur dhe nuk kam lënë mal pa ngjitur. Këtu në “suitën” Nr.5 faqet e mureve janë me fotot e majave të ngjitura nga unë të Jezercës, Korabit, Çikës, Shkëlzenit, etj.
Çdo ditë stërvitem me durim për ta rifilluar ngjitjen në Majën e Hekurave.

Në këto kushte të vështira, si e shikoni funksionimin e Partisë së Lirisë?

Natyrisht Partia e Lirisë është në gjendje lufte me këtë regjim pengmarrës.
Si një parti thellësisht patriotike ajo do ta bëjë këtë luftë pa kompromis me regjimin mafioz dhe bashkëpunëtorët e tij. Kauzat e Ilir Metës dhe Partisë së Lirisë janë ekzistenciale për të ardhmen e shqiptarëve në Shqipëri. Projekti i regjentit të Sorosit dhe Sinaloas është një Shqipëri me sa më pak shqiptarë.

Atyre u duhet territori, portet, aeroportet, fabrikat e kokainëd dhe tarifat për çdo ngarkesë droge që kalon përmes Shqipërisë. Ndërsa projekti ynë është ai i 5 Prioriteteve për 4 milion shqiptarë plus. Pra gjithçka për popullimin e Shqipërisë me shqiptarët, për mbështetjen e familjeve të reja, për arsimimin cilësor e bashkëkohor të fëmijëve tanë, gjithçka për mbështetjen r prodhimit bujqësor, ushqimor e industrial, gjithçka për shndërrimin e Shqipërisë në fuqi eksportuese. Edhe projektligjet që ka paraqitur dhe po paraqet grupi parlamentar i Partisë së Lirisë janë në shërbim të këtij programi./Dosja.al

ilir meta

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen