Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjatë një prononcimi për Syri.Tv, Berisha u shpreh se mbështetja për opozitën vetëm po shtohet dhe se masat ndëshkuese për qeverinë po rriten.
BRUKSEL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë nga Brukseli, ku edhe po merr pjesë në e Samitin e Partive Popullore Evropiane. Gjatë një prononcimi për Syri.Tv, Berisha u shpreh se mbështetja për opozitën vetëm po shtohet dhe se masat ndëshkuese për qeverinë po rriten.
Lideri i opozitës tha se samiti u përkushtua temave më të mprehta aktuale, si çështja e energjisë dhe krizës së krijuar nga lufta në Lindjen e Mesme, goditjet që Irani u ka bërë të gjitha instalimeve të naftës dhe gazit në vendet e Gjirit Persik.
Nga Brukseli, kryedemokrati theksoi se zhvillimet në Shqipëri janë zhvillime dramatike të cilat në çdo aspekt e nxjerrin atë jashtë hapësirës evropiane. Në lidhje me këtë, ai tha se ky ishte një rast për të shprehur falënderimin për misionin faktmbledhës që solli PPE në Shqipëri.
Sali Berisha: Mora pjesë në punimet e samitit të Partisë Popullore, në të cilin ishin të pranishëm kryetarët e shteteve, kryetarët e qeverive dhe kryetarët e partive opozitare të të gjitha vendeve anëtare të BE dhe vendeve në proces integrimi, në të cilën një ndër to është PD si një parti e asociuar në Partinë Popullore Europiane. Ky samit që zhvillohet pas festimit të 50-vjetorit, një ngjarje jashtëzakonisht e veçantë për PPE, parti e cila me anëtarësinë e saj ka ndërtuar Europën e sotme, samiti u përkushtua temave më të mprehta aktuale. Së pari, çështjeve të energjisë dhe krizës së krijuar nga lufta në Lindjen e Mesme, goditjet që Irani u ka bërë të gjitha instalimeve të naftës dhe gazit në vendet e Gjirit Persik.
U përqendrua në problemin madhor të Ukrainës dhe u shpreh mbështetje e plotë, solidaritet i plotë me Ukrainën, mirënjohje ndaj saj për qëndresën ndaj agresionit rus.
Çështje tjetër që u diskutua në këtë samit ishte konkurrueshmëria në hapësirën e BE. Samiti i PPE ka për qëllim bashkërendimin e qeverive të qendrës së djathtë në kuadrin e samitit evropian që mbahet pas tij. Mendoj se ky samit, ose partitë anëtare të Partisë Popullore në këtë samit, rakorduan qëndrimet e tyre për sa i përket luftës në Lindjen e Mesme dhe përballimit të pasojave të krizës energjetike.
Rakorduan për mbështetje të fuqishme të Ukrainës dhe marrjen e një seri masash për ndihmë të madhe ekonomike, dhe jo vetëm ekonomike, ndaj këtij vendi që po i reziston agresionit rus. Gjatë kësaj periudhe këtu pata rastin të takoj kryeministra, të takoj miq, të takoj drejtuesit edhe njëherë të PPE, të paraqes shkurtimisht zhvillimet në Shqipëri...
Marsi Korreshi: Si i kanë pritur ata këto zhvillime?
Sali Berisha: Zhvillimet në Shqipëri janë zhvillime dramatike të cilat në çdo aspekt e nxjerrin Shqipërinë jashtë hapësirës evropiane. Pra, Shqipëria me këto zhvillime spostohet diku nga Maghrebi ose më thellë në hapësira të tjera. Besoj se ishte edhe një rast për të shprehur falënderimin për misionin faktmbledhës që solli PPE në Shqipëri, por edhe Parlamenti Evropian.
Në ktë aspekt mendoj se është bërë një punë shumë e madhe eficente për të bërë prezent realitetin e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Evropë, regjimit të Edi Ramës, i cili tani pas shndërrimit të zgjedhjeve në një farsë elektorale, dhe e pranuar kjo universalisht. Ju besoj se e dëgjuat se dje, një nga institucionet më prestigjioze në botë të vlerësimit të standardeve të demokracisë, Videm, e klasifikoi Shqipërinë autokraci elektorale. Autokraci elektorale do të thotë diktaturë autoritare.
Pra, në këtë kuadër, Shqipëria e Edi Ramës është bërë famëzezë. Dhe dua të garantoj shqiptarët se gjithnjë e më shumë mbështetja për opozitën shqiptare bëhet më e madhe dhe dënimi dhe masat ndëshkuese për qeverinë vijnë në rritje./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË- Partia Demokratike ka sqaruar mungesën e e saj në delegacionin zyrtar të Kuvendit gjatë vizitës n...
TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar mbledhjen e sotme të kryeministrit Edi Rama me tregtarët e karburanteve, ku të pranishë...
Foto ilustruse BRUKSEL- Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas ka deklaruar disa k...
Niko Pelshi BERLIN- Kryetari i Kuvendit Niko Pelshi ka fluturuar drejt Berlinit për një vizitë zyrtare. Në delegacionin e Pa...
GJERMANI- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, deputetja Jorida Tabaku dhe Klevis Balliu kanë zhvilluar një takim në B...
Foto ilustruse BREUKSEL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Bruksel. Ai do të marrë pjesë në ...
Ervin Salianji TIRANË- Ish-deputeti Ervin Salianji gjatë takim me intelektualë në Tiranë, theksoi rëndësin&eu...
Foto ilustruse TIRANË- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka zhvilluar ditën e sotme një takim me intelektualët. Gjat&...
foto ilustruese TIRANË- Një raport i publikuar së fundmi nga rrjeti rajonal SELDI.net ka evidentuar se patronazhi politik ësh...
foto ilustruese TIRANË- Një raport i publikuar nga rrjeti rajonal SELDI.net ka evidentuar se patronazhi politik dhe korrupsioni janë s...