LIVE UPDATES
Politike

Berisha në Vlorë: Jam zotuar para Ismail Qemalit se Edi Ramën do e largoj nga Shqipëria, do e çoj në Beograd

Berisha iu drejtua qytetarëve të Vlorës dhe shqiptarëve duke i ftuar ata të qëndrojnë në anën e lirisë dhe të votës së lirë.

3 Maj 2025, 22:12 Nga r.ll
Berisha në Vlorë: Jam zotuar para Ismail Qemalit se Edi Ramën do
takimi

VLORË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh gjatë fjalës së tij në Vlorë, se pas gjithë premtimeve për investime nga kryeministri Edi Rama, Vlora vazhdon të mbetet e pa zhvilluar dhe me probleme të shumta, si ujësjellësat dhe infrastruktura.

Berisha iu drejtua qytetarëve të Vlorës dhe shqiptarëve duke i ftuar ata të qëndrojnë në anën e lirisë dhe të votës së lirë. Ai theksoi se 11 maji do të shënojë një ndarje të rëndësishme midis historisë së lirisë dhe dhunimit të saj, duke u bërë thirrje qytetarëve të mbështesin opozitën për të ndryshuar fatin e vendit.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Pra, të qëndrosh në anën e drejtë të historisë do të thotë që Vlora të shfrytëzojë potencialet e saj të jashtëzakonshme turistike. Po, Vlora ka potenciale të jashtëzakonshme historike. Më thoni pak, 12 vite ujërat e zeza nga Semani gjer te Kepi i Stillës, të gjitha derdhen në det. Të gjitha derdhen në ujëra dhe nuk ka një plazh me flamur blu evropian ai që flet për Europën. Çfarë bën? Vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh. Po e përsëris edhe para jush, degradimi ekstrem i njeriut është kur beson gënjeshtrën e tij. Dhe ky njeri ka degraduar në shkallë ekstreme dhe beson gënjeshtrën e tij dhe mendon se mund të mashtrojë vlonjatët dhe shqiptarët. Erdhi këtu dhe tha se kemi investuar 1 miliardë e 230 milionë euro.

I paturp! E di ç’do të thotë 1 miliardë e 200 milionë euro. Atëherë na del se pllakat e bulevardit, të cilin ua them se ishte më i mirë projekti i Kristo Themelkos se sa projekti i tij, se ai projekt nuk e përmbyste Vlorën, kurse ky në çdo shi përmbys Vlorën. Pra, e kuptoni ju, u thotë vlonjateve se unë kam investuar në Vlorë 1 miliardë e 230 milionë euro. Pastaj përralla me mbret. 230 milionë ujësjellësa në fshat. Ujësjellësi i Trevëllezërve nuk punon. Vlora është pa ujë. Orikumi, e ndërtuam ne, përsëri ka probleme. Ky mendon se do mund të ngopë vlonjatët me mashtrime. Miq, të qëndrosh në anën e historisë do të thotë të qëndrosh në anën e botës së lirë, të vendeve të lira.

Po çfarë thonë vendet e lira për Edi Ramën? Edi Rama është në rreth të kuq. Ai që u përpoq të zhdukë opozitën, ai që u përpoq në shpirtin e Spiro Kolekës dhe Enver Hoxhës për një Shqipëri pa opozitë, ai sot është në rreth të kuq dhe është i pashpresë. Ai që besoi se izoloi opozitën, ai sot është më i damkosur se çdo drejtues tjetër pas Lukashenkos në Europë. Në 5 muaj, 4 rezoluta ndërkombëtare si për asnjë vend tjetër e shpallin Edi Ramën armik të votës së lirë. E shpallin Edi Ramën narkodiktator. E shpallin Shqipërinë, narkoshtet. E shpallin drejtësinë e Edi Ramës, të kapur nga politika. Shpallin zgjedhjet në Shqipëri, farsë elektorale. Vlonjate dhe vlonjatë, 11 Maji ndan historinë, historinë e lirisë me historinë e dhunimit të lirisë. Historinë e votës së lirë me historinë e votës së dhunuar. Ora e historisë u fton ju të qëndroni. Edi Rama të ardhme nuk ka. Tani do u rrëfej një gjë.

Jam këtu në këtë shesh, kur erdha në Vlorë, që nisa lëvizjen, unë para Ismail Qemalit kam bërë një betim. Jam betuar para tij se këtë tradhtar do e largoj nga Shqipëria. Do e çoj në Beograd. Do e bëj këtë për Ismail Qemalin. Do e bëj këtë për cdo shqiptar. Do e bëj këtë për Vlorën. Do e bëj këtë për Shqipërinë. Edi Rama, je në rreth të kuq. Fundi të pret. Edi Rama, nuk mund të luash ti me fatin e Shqipërisë. Nuk luan dot ti me lirinë e shqiptarëve, me dinjitetin e tyre, me të ardhmen e tyre. Rroftë Vlora, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!

sali berisha ne vlore

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen